Mungesa e infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara dhe margjinalizimi i tyre nga shoqëria, i shtyu këta të rinjë Kaçanikas të mendojn mbi sfidat, problemet dhe neglizhencën që po u bëhet këtyre personave në komunën e Kaçanikut. Një grup i të rinjëve arriti që përmes projektit “Qasje për të gjithë” të mbështetur nga PEN dhe Unicef Innovations Lab Kosovo, ta zbusin sadopak problemin e infrastrukturës dhe margjinalizimit.
Të rinjtë thonë që duke dashur të jetojmë në një shoqëri të barabartë dhe të pamargjinalizuar, vendosëm që të aplikojnë në një projekt të tillë.
Erblina Asani, lidere e grupit “Qasje për të gjithë” tregoi për procesin e projektit duke u ndarë shumë e kënaqur me punën dhe arritjet gjatë këtij projekti.
“Problemet e ndryshme me të cilat janë ballafaquar personat me aftësi të kufizuara në komunën e Kaçanikut,ishin shkaktari kryesorë që të aplikojmë me këtë ide në punëtorinë “PODIUM”. Gjatë kësaj punëtorie treditore u trajnuam për avokim dhe lobim nëpër institucione të ndryshme. Ishte knaqësi dhe arritje e madhe që të përzgjedheshim një ndër grupet fituese,” tha ajo.
Në anën tjetër Elmihane Krasniqi drejtoreshë e organizatës joqeveritare Handikos në Kaçanik, u shpreh tejet e kënaqur me punën dhe përkujdesjen e rinisë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Poashtu shprehu mirënjohje për punën e palodhshme që po e bëjnë këta të rinj gjatë këtij projekti.
“Më vjen mirë që këta të rinj kanë marrë një iniciativë të tillë. Gjatë projektit kanë pasur bashkëpunim shumë të madh, i kanë ndihmuar dhe përkrahur personat me aftësi të kufizuara. Unë kërkoj nga të rinjtë që të vazhdojnë edhe më tej jovetem gjatë implementimit të projektit, ” tha ajo.
Avni Bajramaliu, një person me aftësi të kufizuar tregon për kujdesin, dashurinë dhe përkrahjen që ua japin të rinjtë.
“Unë kam qenë i përfshirë në të gjitha aktivitetet e këtij projekti.. Grupi na përkrah, na ndihmon dhe kujdeset për ne,” tha ai.
Projekte të tilla janë realizuar nga të rinjët Kaçanikas edhe më parë, shprehet Fatmir Çaka koordinator për rini në Komunën e Kaçanikut. Ai foli edhe për energjinë dhe entuziazmin e të rinjëve të përfshirë në këtë projekt.
“Në kuadër të këtij projekti të rinjtë kanë kontaktuar organet vendimmarrëse që sa më shpejtë që është e mundur të vendosen pjerrina nëpër objekte institucionale që tu bëhet më e lehtë qasja këtyre personave.
“Këta të rinjë janë partner të pandarë i personave me aftësi të kufizuara,ata zhvillojnë aktivitete të përbashkëta, shoqërohen me ta dhe u dalin në ndihmë çdoherë që është nevoja,” tha ai.
Këta të rinj aq të lumtur e entuziast do të vazhdojnë në këtë drejtim deri sa personat me aftësi të kufizuar të ndihen të barabartë në shoqëri.