Ajrina Rushiti është nxënëse e Gjimnazit " Frang Bardhi " në Mitrovicë, e cila merret me Shkrim dhe Mendim Kritik që nga viti 2015.
Ajo është në vitin e fundit të Arsimit të Mesëm, që nga viti 2016 merrë pjesë aktive në kursin e Aktrimit në kuadër të Teatrit të Qytetit të Mitrovicës.
Ajo gjatë këtyre viteve është shpërblyer nga DKRS dhe Teatri i Qytetit të Mitrovicës me Certifikatë për mbarimin e Kursit të Aktrimit Niveli i Parë me datë 01.11.2016,
Certifikatë për mbarimin e Kursit të Aktrimit Niveli i dytë me datë 25.04.2017,
Certifikatë për Pjesëmarrjen " Safer Future for Youth in Mitrovica " të mbajtur nga Ligjëruesit e Kursit të Vallëzimit & Aktrim dhe Policia e Kosovës me datë 30.06.2018 dhe Mirënjohje për kursistët e Aktrimit me datë 17.02.2018.
Ka marrë pjesë në Shfaqjen Teatrale " FATI NDRYSHOHET " dhe shfaqje të tjera.
Ngjarja më madhore për të këtyre ditëve është pjesëmarrja e saj në Punëtorinë PONDER Wiki Academy që organizohet nga UNICEF Innovation Lab Kosovo dhe Ipko Foundation.