Informacioni është ushqim

10 February, 2017

Nga Dorentina Kastrati

-Nëse jemi çfarë hamë atëherë jemi edhe çfarë mendojmë. Ushqimet që hamë mund të jenë të shëndetshme e disa të helmueshme, disa treten lehtë e disa jo. Për ushqimet që janë vështirë të tretshme kërkohet që pas konsumimit të dilet për vrap ose të hahen pemë të ndryshme që shpejtojnë tretjen. E njëjta ndodhë edhe me informacionet që ndikojnë në atë se si gjykojmë e vlerësojmë prandaj mund të themi se jemi edhe ҫfarë mendojmë. Të fillojmë të mendojmë se ҫfarë do të ndodhte nëse do të mendonim për informacionet në të njejtën mënyrë siҫ mendojmë për ushqimin.

– Dieta në mënyrën e marrjes së informacioneve njejtë si në ushqim do të ishte një fillim i mirë. Leslie Aiello është një profesoreshë amerikane e cila ka studiuar për antropologji. Në një studim të saj të quajtur “Hipoteza mbi indet e vlefshme” ka thënë se indet nervore dhe indet e sistemit të tretjes janë ndër indet më të vlefshme në organizmin e njeriut. Leslie thotë se primate kanë pasur sistem të tretjes më të vogël dhe tru më të madh në krahasim me përmasat e trupit të tyre. Sipas kësaj hipoteze nëse dëshirojmë të kemi një tru më të madh në proporcion me trupin duhet të jetojmë me një sistem të tretjes më të vogël. Leslie në këtë studim tregon marrëdhënien mes një diete të një cilësie të lartë dhe madhësisë së trurit.

Duke u bazuar në një studim të Universitetit të Kalifornisë, një amerikan mesatarisht në ditë merr 34 gigabajt të dhëna, ku përfshihen edhe 100 mijë fjalë nga informacionet. Duke marrë parasysh numrin e madh të të dhënave me të cilat përballet mesatarisht një njeri brenda ditës, është edhe një arsye më shumë pse ne duhet të fillojmë të mendojmë për një dietë në mënyrën e marrjes së informacioneve sikurse bëjmë në ushqim. Në dietat ushqimore është e caktuar se sa kalori duhet të marrësh madje i ke të balancuar dhe përbërësit, si proteinat, yndyrërat, karbohidratetetj, e njejta gjë mund të ndodhë edhe me informacionet. T’i shikojmë informacionet si ushqim na ndihmon të kuptojmë fuqinë e vërtetë të tyre sepse informacionet i japin formë jetës tonë.

– Së dyti lajmet e rreme që përhapen me shpejtësitë madhe kjo edhe falë rrjeteve sociale mund të jetë një shembull i mire që të na bëj të tërheqim paralele mes informacionit dhe ushqimit.

Një person i vetëquajtur “reporter përgjegjës” që është krijues i një faqeje me lajmet e rreme tregon për BBC-në se si njerëzit i shpërndajnë lajmet në rrjetet sociale vetëm duke e lexuar titullin e artikullit pa vrarë mendjen për përmbajtjen e tij. Artikulli i tij “SOUTHEND RESIDENTS EVACUATE TOËN OVER SUPERMOON COLLISION FEARS”(Banorët e Southend-it u evakuuan pas frikës për përplasje me superhënën) arriti afro dy milionë shikime në muaj. Dhe sipas “reporterit përgjegjës” gjysma e njerëzve ranë pre e këtij artikulli të rremë dhe gjysma tjetër u argëtuan nga ajo që lexuan.

Duke marrë parasysh se interneti është një det me informacione dhe ka më së shumti mundësi të përhapjes së informacioneve të rreme dhe me pak fakte, disa shkencëtarë të Google kanë propozuar që të dhënat në makinën e tyre të kërkimit të rangohen jo sipas populloritetit të faqeve por sipas saktësisë së fakteve. “Për të kontrolluar nëse një faqe interneti është e saktë, Google do të shikojë përmbajtjet e faqeve nëse janë në pajtim me rregullat e organit të tyre të themeluar për faktet.”

Në Kosovë e kemi “Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës” (KMSHK) i cili është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. KMSHK-ja tani i ka 17 anëtarë të rregullt, nga gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve.“Qëllimi i KMSHK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura.”.Një ndër vendimet e KMSHK-së I cili e konstaton se një artikull përbën shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara është vendimi për ankesën e Veton Surroit kundër portalit Indeksonline për artikullin “Surroi në Beograd: ‘Grupi i Drenicës’ përgjegjës për dhunën ndaj pakicave”, publikuar më 8 qershor 2015. “KMSHK-ja konstatoi se fjalët e botuara në këtë artikull nuk ishin konstatim i Surroit, por ai kishte cituar z. Uilliamson dhe Dik Martin. Këto vlerësime ishin bërë më herët nga këta të fundit dhe nuk ishin vlerësime personale të Surroit”. Pas këtij vendimi Indeksonline kishte botuar reagimin e Surroit dhe kishte sqaruar pasaktësitë nga version i pare i artikullit në fjalë, ka hequr edhe komentet e lexuesve, të cilat kanë përmbajtur gjuhë të urrejtjes. Gjithashtu portal Indeksonline, përmes përfaqësuesit të tij, ka marrë obligim që pas mbledhjes së KMSHK-së shkrimi i publikuar të hiqej.

– Dhe e treta, ajo që është më e rëndësishmja kur e shikojmë informacionin si ushqim është konsumimi. Shumica e informacioneve hyjnë në trurin tone dhe qëndrojnë aty pa qenë ne të vetëdijshëm për këtë. Nuk është e rëndësishme vetëm mbledhja e informacionit por edhe mënyra se si konsumohet, si filtrohet dhe si përdoret ai. Një mundësi e mirë do të ishin etiketat, sikurse te ushqimet ku tregohet përmbajtja e tyre psh (karbohidrate, proteina, yndyra, vitamina etj) kjo mund të ndodhë edhe me informacionet që të tregohet se sa kanë fakte, komente, trillime etj.

Ne marrim një ushqim dhe së pari shohim përmbajtjen e tij dhe pastaj vendosim se a do e konsumojmë apo jo. Nëse kjo do të ndodhte me informacionet atëherë njerëzit do të vendosnin vetë se a do të lexonin një informacion që ka 95% fakte dhe 5% trillium apo një informacion që përmban 90% mendime personale dhe 5% fakte. Në bazë të përmbajtjes së informacionit do të dihej edhe ndikimi i tij, njejtë sikur zgjedhim një ushqim me përmbajtje të lartë të yndyrës dhe e dijmë që i bën dëm shëndetit tonë. E rëndësishme është që informacionet që marrim të vërtetohen duke i lexuar në dy, tre burime të ndryshme dhe nëse nuk vërtetohen të mirren me rezervë.

“The Generational Content Gap” është një studim që është bërë nga Fractl and Buzzstream, për mënyrën se si gjenerata të ndryshme i konsumojnë informacionet.“Personat e lindur nga viti 1946 deri në vitin 1964 janë personat që kalojnë më së shumti kohë duke marrë informacione online, me mbi 20 orë në javë, befasisht më shumë se dy gjeneratat e tjera, se ata të lindur nga viti 1965 deri në vitin 1976 dhe ata të lindur nga viti 1977  deri në vitin 1995.”Përderisa shumë njerez janë të vetëdijshëm për ndikimin e mediave në mënyren se si mendojmë, gjykojmë apo në atë se ҫfarë flasim gjatë ditës, shumë të tjerë nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt. Njerëzit konsumojnë atë që duan pra problem qëndron tek konsumimi. Mund të të ofrohet gjithҫka por ti je ai që vendos se ҫka do të marrësh.

– Si përfundim mund të themi se “informacioni sundon botën.” Se si e marrim informacionin është më shumë se sa vetëm përmbajtjen e tij. Kjo ndryshon mënyrën se si përdoret ai. Dhe na ndryshon neve.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?