Ndikimi i masmediave në kriminalitet

10 February, 2017

Nga Donjeta Hyseni

-Masmedia, mjete të komunikimit masiv drejtuar turmave, ndryshe “aparate” që organizojnë proceset e prodhimit dhe të shpërndarjes së  informacionit.

-Krim mund të konsiderohet çdo sjellje qe është e ndaluar apo kundër ligjit  në fuqi.

Këto të dyja afektojnë njëra tjetrën,prandaj kujdesi dhe përgjegjësia morale qe duhet të kenë gazetaret në atë qe shkruajnë është e madhe. Ekspozimi qe iu behet mediave nga të gjitha moshat ndonjëherë vjen deri tek keqkuptimi. Kjo vjen për shkak fillimisht të lejimit të moshave të reja në qasjen e lajmeve me përmbajtje qe nuk i përshtaten moshës se tyre. Ky keqinterpretim pastaj vazhdon edhe tek kryerja e veprës. Sot kemi të drejtën e fjalës se lire, mirëpo duhet pasur kujdes çfarë thuhet pasi çdo fjale mund të kthehet në veprim të paligjshëm në shoqëri, duke u mbështetur te fakti qe masmediat publikojnë lajme për dukuri negative qe përveçse e informojnë audiencën e bëjnë edhe kureshtare, e sidomos  moshat e reja qe ti provojnë këto gjera. Një përkushtim i veçante i bërjes publike te informacioneve duhet te jete qe përmes tyre te mos krijohet  nxitja e urrejtjes, apo krijimi I urrejtjes ndërmjet qytetareve për shkak te bindjeve fetare,përkatësisë kombëtare, etnike,racës .Gjithashtu mediat në qofte se nuk tregohen te kujdesshme mund te ndërhyjnë në mënyrë te padrejte në jetën private. Te gjitha këto veprime përmes shtypit mund te kryejnë një varg te veprave penale te lartpërmendura. Në legjislacionet  bashkëkohore penale te gjithave shteteve, por edhe shtetit te Kosovës i është dhënë mbrojtja juridiko penale qytetareve nga veprat penale qe mund te kryhen nga shtypi apo mjeteve tjera te informimit publik. Por,a po munden ti mbrojnë ata nga qasja e moshave te reja në lajme qe në vete përmbajnë dhunë,ekstremizëm apo edhe përdorim te substancave narkotike që i nxit dëshirën për ti provuar ato?!. Servimi qe po na behet sot nga shtypi dhe thjeshtë mosdiskutimi i tyre po sjell edhe paragjykime dhe po ngrit larte idealin e një shoqërie diskriminuese e paragjykuese, qe pastaj sjell edhe vepra penale si vrasja. Mungesa e mendimit kritik çdo dite e me shume po tregon se shoqëria jonë po rritet nën frymën e masmediave qe ndonjëherë shprehin injorance për atë qe shkruajnë. Kjo ndodh për arsyen e garës qe ata ndjellin mes vete. Pra, thjeshte dëshirojnë te jenë në qendër te vëmendjes me tituj mjaft atraktiv, por me përmbajtje te varfër e mjaft cenuese e paragjykuese. Këtu hyn edhe fakti qe bëjnë reklamim te madh te yjeve botërorë dhe te fansave te tyre qe kryejnë lëndime serioze trupore për ta e qe ndikon qe edhe shume te tjerë ta kryejnë atë,jo vetëm lëndim trupor, por edhe dërgimi tek vetëvrasja për shkaqe te ndryshme. “Perse ne jemi tepër te pasionuar nga krimi dhe devijimi?Nëse mediat mund ta përfshijnë me sukses entuziazmin e popullit në krim a nuk mund ta rrisin edhe friken nga ajo? Pra cila është lidhja kryesore mes krimit dhe mediave?” –citon gazeta Fiducia. Normalisht  fakti qe shume persona janë me mungesë shkollimi,temperament te varfër personal,njohuri te pakta për shume tema i bën ata qe te mos kuptojnë ndonjëherë edhe thelbin dhe te veprojnë në baze te asaj qe ata mendojnë qe kuptuan nga artikulli. Prandaj,dhe gjuha qe duhet te përdoret në media duhet të jetë e thjeshtë, e kuptueshme dhe të hiqet doza e tepruar e fjalëve vulgare dhe te huaja,sidomos nga mediat online. Sipas psikologeve te shumte botëror ata shprehin qartë qe publikimi i videove te dhunshme ndikon në sjelljen kriminale të shumë të rinjve. Dhe vete psikologja e shkollës ku vijoj mësimin, ajo ndan te njëjtin mendim. Sot  po ekspozohemi e po na u servohet aq shume dhunë, krim e informata te panevojshme,ku mungon mendimi kritik saqë një dite nuk do te kete rëndësi kush dhe sa e vërtetë është ajo qe shkruhet,rëndësia qëndron tek sa pëlqime,shpërndarje apo sa ka nxitur debat ai lajm qofte edhe i pabazuar. Sipas një anketimi, format me te shpeshta te masmediave ku njerëzit informohen dhe iu qasen këtyre informacione inkriminuese janë TV dhe portalet online. Lojërat duhet përmendur gjithashtu për shkak te dhunës dhe agresivitetit te madh qe përmbajnë në vete. Fëmijët ndikohen nga ato aq shume saqë ndonjëherë kryejnë te njëjtat veprime në jetën e përditshme. Filmat vizatimore qe TV shfaqin po ashtu përmbajnë doza te mëdha te dhunës e veprime imorale qe i shtyjnë fëmijët në krim. Cila është zgjidhja?Si duhet shpëtuar nga keqinformimi qe po sjell krim në mase te madhe?Vështire te perceptohet ndalimi i saj, i cili duhet te vij fillimisht nga përgjegjësia dhe ndërgjegjja e çdo personi qe ka ndikim te madh në shoqëri, e pastaj ndalimi i marrjes se informatave pa i vërtetuar ato . Megjithatë duhet ndërmarrë masa fillimisht për licencim te gazetave,programeve, radiove apo edhe çfarëdo mas media tjetër. Nuk duhet te publikohen video qe përmbajnë format e lartpërmendura dhe njëkohësisht është përgjegjësi e jona qe te mos lejojmë fëmijët qe t’iu qasen këtyre videove.  Në te njëjtën kohe për çdo lajm te rrejshëm duhet ndjekur penalisht personi dhe masmediat qe ndjellin nxitje te urrejtjes e cila dërgon deri në krim. Këto zgjidhje janë vetëm fillimi i një shoqërie te mirëinformuar e te vetëdijshëm për dukuritë negative qe na dërgojnë drejt veprimeve  ilegale dhe shmangien e tyre. Media luajnë një rol tepër të rëndësishëm e rëndësia e tyre nuk duhet të zhduket nga papërgjegjësia e individëve të caktuar. Është detyra jonë si një shoqëri në mbrojtjen e vlerave dhe  parandalimin e krimit. Informacioni është i shenjtë dhe kjo duhet të jetë moto e synim i masmediave tona.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?