50/50

13 March, 2017

 

Një pjesë e njerëzve vendosin me e festu 8 Marsin… Njeriu duhet me i gjetë vetes arsye për me festu, me gëzu. Prandaj nëse një pjesë e shoqërisë tonë vendos që duke festuar të shënojë këtë ditë, është krejt në rregull. Disa 8 marsin e shohin si mundësi për me protestu. Këta të fundit mendojnë që pikërisht kjo ditë jep shancin e mirë për tu revoltu kundrejt pabarazive që gratë i përballin çdo ditë. Vazhdon të jetë në rregull. Ka nga ata që këtë ditë e shohin si çdo ditë tjetër, ndoshta edhe harrojnë që i 8-ti Mars është dita e gruas. Në rregull. Por në mesin e shumë shkrimeve që postohen për këtë datë, ka nga ata që ironizojnë me gratë të cilat po kërkojnë të drejta të barabarta në shoqëri. A i keni ndëgju shprehjet “femrat tash po kanë ma shumë të drejta se burrat” ose “mos e teproni se nuk jeni kaq keq”? E kjo nuk është në rregull. Ja disa arsye…

Së pari 8 marsi është dita e gruas jo e nanës në veçanti. Aq rëndësi i është kushtu kësaj dite- simbol i luftës për barazi në shoqëri, saqë e kemi ngushtu kaq  shumë brenda figurës së nanës, Fëmijët sot në Kosovë ende e mësojnë këtë datë si ditën e nanës.

Janë dy pabarazi madhore për të cilat gratë e burrat duhet me protestu: tregu i punës dhe trashëgimia në pronë. Qendra Kosovare për Studime Gjinore në një hulumtim për tregun e punës del me statistika të tilla: 22.4% e burrave janë menaxherë e zyrtarë duke u krahasuar kështu me vetëm 3.2% të grave që mbajnë këto pozita. Hulumtime nga po i njejti institut kanë konkluduar se nga mostra totale e të anketuarve vetëm 0.9% kanë preferuar që “hisja” ti trashëgohet gruas në familje.

Por ka ende…

“Nuk është nevoja që gratë të ngrisin zërin ma”, e që ato ngacmohen seksualisht për 15 minuta ecje të paktën 3 herë -nuk është punë e madhe. “Burrat po provokohen”… kurrë nuk kom arritë me kuptu pse edhe femrat nuk po provokohen? Ose fundja çka është provokimi? ” Mos e teproni se nuk jemi kaq keq”… por, po du me “tepru”. A e keni vërejtur në autobusë ose taksi, burrat zgjerohen aq shumë në ulëse se prej gruas pritet që ajo të rrijë qysh i ka “hije”.  Po që akoma tranohemi prej gëzimi kur lind djalë pas tri çikave?

Këto e shumë të tjera reflektojnë shjen e rëndë të pabarazisë e cila ngulfatë shoqërinë. Barazia derivon nga shoqëria e si e tillë kjo shoqëri duhet me promovu, mbështet e luftu për të. Sepse mbi të gjitha duhet me kuptu që të drejtat e grave nuk janë të drejta specifike por të drejta humane.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (3 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?