Gjendja jo e mirë e klubit të pensionistëve në Gjakovë dhe iniciativa e gjimnazit “Hajdar Dushi” për renovimin e këtij klubi

16 March, 2017

Nga Eni Puka

Shtresa më meritore e shoqërisë janë gjyshërit tanë! Po sa u përkushtohemi ne atyre?  Shumë pak.

Këtë e dëshmon gjendja e mjerueshme e klubit të pensionistëve në  Gjakovë. Për këtë arsye nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi”-Gjakovë bashkë me drejtorin dhe koordinatoren për një shkollë demokrate dhe njëkohësisht profesoreshë në këtë shkollë Zana Vokshi Meqa ishin nismëtarë të një iniciative shumë kuptimplotë-Renovimi i këtij klubi.

E filluan me diqka shumë të vogël, një vizitë e shkurtër në atë klubë që ndoshta për nxënësit nuk ishte shumë domethënëse por për të moshuarit shumë sepse mjaftonte me idenë që dikush po shfaqte interesim per ta. Klubi ishte në gjendje të papërshkrueshme; kishte banjo të shkatërruara nga vitet, izolim të dobët, mungesë komoditeti, ndërtesa gjindej në katin e 3-të, gjë që e pamundësonte frekuentimin e këtij klubi nga të moshuarit invalidë; mbi të gjitha i’u mungonte vëmendja, askush deri më sot nuk ishte kujtuar për ata perveç Kuvendit Komunal, i cili  ndihmonte me suvencione dhe paguante komunalitë. Gjatë intervistave që nxënësit i’u bën të moshuarve ata treguan pakënaqësitë e tyre. Njeri ndër ta tha:”Edukuam shumë gjenerata, hapëm shumë dyer për ata që na kishin nevojën, por sot askush nuk kujtohet per ne, kur ne sot jemi nevojtarë per ndihmën e tyre.”

Nxënësit i’u qasen edhe ndihmës së një arkiteti i cili do të rrumbullaksonte nevojat dhe do të u tregonte saktësisht të hollat të cilat u duheshin për të renovuar klubin. E gjitha çfarë duhet të bënin këta nxënës ishte të siguronin fonde.

Filluan me shfaqjen e një filmi në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në qytetin e tyre. Filmi që u shfaqë quhej “The Intern” dhe fliste për miqësinë ndërmjet gjeneratave. Pasi çmimi i biletës ishte i arsyeshëm, pati interesim shumë të madh nga të gjitha moshat duke u siguruar fonde mjaft të mira këtyre të rinjëve. Koordinatorja e projektit u shprehë mjaft mirënjohëse për vullnetin e mirë të qytetarëve të Gjakovës.

Aktiviteti i radhës u zhvillua për hir te festës së 7 marsit-Ditës së Mësuesit. U ftuan të gjithë pensionistët e asaj shkolle duke u ofruar atyre argëtime të shumta si: loja me shah, loja me domino, të moshuarit sfidojnë të rinjtë në këndim dhe vallëzim. Gjithashtu na treguan për përvojat gjatë kohës kur ishin mësues dhe na kënaqën me nga një barcoletë. Në fund e përfunduan me një koktel dhe nga një dhuratë simbolike për faktin që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

“Tani është faza e renovimit të klubit nga nxënësit , e gjitha çfarë ka mbetuar është sigurimi edhe i disa mjeteve të punës që na duhen dhe kurorëzimi i projektit tonë.”-u shprehë për fund një nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi”.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?