Nga Anduena Sadikaj
Istogu, qytet i cili njihet për njerëz të talentuar që kanë pasur suksese në mbarë botën, vazhdon dita ditës të ketë mungesë të palestrës sportive. Sportistët në vendin tonë kanë shumë nevojë për një palestër sportive, por Istogu është ai që ka filluar punimet e kësaj palestre 8 vite më parë; punimet vazhdojnë ende si shkak i mungesës së punëtorëve, pasi që me vetëm 3 punëtorë të punësuar vështirë se do të ndërtohet ndonjëherë. E vonesa e realizimit të projektit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po i dëmton sportistët e këtij qyteti çdo ditë e më shumë.
Nga intervista ime që kam bëre me disa sportistë të qytetit të Istogut, sportistja D.D ka thënë që problem më i madh për të është që nuk kanë vend ku ti zhvillojnë lojërat dhe duhet udhëtuar çdo here në Pejë në palestrën sportive në Karagaq që t’i zhvillojnë ato. Është ndjenjë tjetër të kesh palestër në vendin tënd pasi që ndjesia është ndryshe sepse ti nuk je mysafir aty dhe je edhe më e lirshme që të ushtrosh sa herë të duash, por duke qënë se ne jemi mysafirë gjithmonë atje ku ushtrojmë dhe zhvillojmë lojëra; shpeshherë na ka ndodhur që të na ndalohet që të luajmë atje si arsye që palestra ka qenë e zënë, prandaj gjithmonë jetojmë me shpresën që edhe ne një ditë do të kemi një palestër sportive si gjithë të tjerët, edhe pse punimet e saja kanë filluar që disa vite.
Përveç hendbollistëve që marrin pjesë në Superligën e Kosovës pasojat e mosndërtimit të sallës i vuajnë edhe të tjerët, njëri ndër ta është edhe trajneri i këtyre vajzave hendbolliste. Ai në intervistën që i kam bërë ka thënë që shumë të talentuar edhe të sporteve tjera po shuhen çdo ditë e më shumë për shkak të mos pasjes së mundësisë ku duhen zhvilluar aktivitetet e tyre, por me këtë punë që po bëhet tash rreth ndërtimit të palestrës sportive shpresoj që në 40 vitet e ardhshme kjo palestër që ka filluar të ndërtohet ndoshta do të përfundojë atëherë.
Me këtë problem janë të njohur edhe drejtuesit e sportit në komunën e Istogut por ata janë të bindur që punimet tani e tutje do të vazhdojnë me një dinamikë më të madhe. Drejtori për Arsim dhe Kulturë në Istog A.H ka thënë që Ministri Shala ka vizituar komunën e Istogut para disa ditësh, bashkë me ekipin e tij dhe në takimin e fundit që e kemi pasur në zyrë ai ka premtuar që këtë vit janë ndarë 400.000 euro për ndërtimin e palestrës, por këto 400.000 nuk mjaftojnë që të përfundojë palestra sportive në Istog. Por me ndihmën e kryetarit tonë shpresoj që do të kemi shumë të mjaftueshme të parave që ta ndërtojmë sa më parë këtë palestër sportive.
Të jetosh i lirë, t’a shprehësh talentin që ke por të mos kesh ku t’a zhvillosh është vërtet gjëja më e dhimbshme për një sportist. Andaj përkrahja e këtyre sportistëve dhe iniciativat më të mëdha deri në përfundimin e kësaj palestre do t’i shpien këta sportistë deri tek arritja e qëllimeve dhe sukseseve të tyre.