Çka tash?

25 May, 2017

17 vjet pas luftës, dëshira për ndryshim nuk është shuar ende tek të rinjët në Kosovë. Periudha pas daljes nga lufta, u shoqërua me eufori të madhe tek çdo qytetar i Kosovës, me shpresën për ndryshim dhe ditë më të mira në të ardhmen. Por jo.. Paslufta vazhdoi me kriza ekonomike, politike dhe sociale duke arritur kulmin në vitin 2004 në ato që njihen si ”Trazirat e Marsit”, ku në Kosovë për pak sa nuk filloi një tjetër ”luftë”.

Shpresat e kosovarëve vazhduan ti mbajnë gjallë politikanët , shumica e të cilëve ishin krahu i luftës dhe në emër të luftës bënin premtime se do ta qojnë Kosovën përpara. Euforia e kosovarëve shënoi kulmin në vitin 2008, ku Kosova me 17 shkurt të atij viti, shpalli pavarsinë e shumëpritur. Pavarsia erdhi por përsëri diçka ishte që nuk shkonte siq duhej. Kriza ekonomike, papunsia, krimi, korrupsioni ishin problemet që vazhduan t’ju shkaktojnë kokëqarje kosovarëve.

Në fushatat elektorale, premtimi më i madh i politikanëve, ishte se shumë shpejtë kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza. Dhe se ky ishte ”ilaçi” për të gjitha kokëçarjet e popullit në Kosovë. Ndërsa lufta për pushtet e solli Kosovën në një situate ku nuk kishte më kthim prapa. Në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 më shumë se 120 mijë kosovarë lëshuan vendin e tyre, për të gjetur ”ilaçin” e dhimbjes. Lufta për pushtet në vitin 2016 u bë më e ashpër se kurrë , ku në Kosovë shpërthyen protestat, gazi lotësjellës dhe akuza dhe kundërakuza ndërmjet politikanëve të vendit. ”Ilaçi” vazhdonte të ishte i paarritur.

Tani jemi në vitin 2017 ku së fundmi u rrëzua Qeveria , e cila ishte e treta me radhë që nga shpallja e pavarësisë , që nuk arriti ta permbushë mandatin e saj 4-vjeçar. Pytje ime është, çka tash? Ku Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave , ku në Kosovë vazhdon krahu i luftës që në emër të luftës të bëjë fushata , ku në Kosovë mbizotëron krimi , korrupsioni, papunësia, varfëria, pesimizmi, nepotizmi, antivlerat, padija..ÇKA TASH?

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 4,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?