Ndikimi i sportit tek të rinjët

29 June, 2017

Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore,si dhe mungesa e infrastrukturës sportive, janë arsyjet kryesore pse të rinjtë kosovarë janë shumë pak të përfshirë në aktivitete sportive. Kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin psiqik dhe fizik të fëmijëve, dhe duhet ndërmarrë hapa konkret për përkrahje më të madhe të sportit nga qeveria, e sidomos për qytezat e vogla dhe vendet rurale .
Ketu janë disa nga impaktet e drejtë për drejta të sportit në shëndetin dhe jetën sociale:

Ndikmi i sportit në shëndet
“Mendja e shëndosh në trup të shëndosh” është fraza që e dëgjojmë shpesh , mirëpo, besohet se vetëm 15% e të rinjëve tanë janë të përfshirë në aktivitete të vazhdueshme sportive. Të rinjtë kanë nevojë për inkurajim dhe vetëdijësim, si në shkolla ashtu edhe në familje, se sporti është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën sociale dhe në shëndetin tonë.
Aktiviteti fizik, lidhet me rrezikun e reduktuar të mbi 20 sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceresh, e gjithashtu ndikon në reduktimin e stresit dhe depresionit , madje tek këto të fundit llogaitet të jetë mënyra më efikase dhe më e lehtë përballuese, dhe është këshilla e parë që merret nga psikologët për fëmijët me probleme të tilla shëndetësore.
Si pasojë e mungesës së aktiviteteve fizike, një problem tjetër, sidomos në kulturat perendimore është edhe mbipesha e të rinjve, prandaj, fëmijët që kanë predisispozita të tilla, duhet inkurajuar që sa më shpejt të inkuadrohen në aktivitete të vazhdueshme sportive.
Sporti ndikon drejtë për drejtë edhe në zhvillimin trupor, prandaj nuk është çudi se rreth 80% e basketbollistëve janë të gjatë. Gjithashtu është vërtetuar se sporti nga femijëria e hershme, ndikon edhe në rritjen e intelegjencës dhe rezultateve më të mira në shkollë.

Ndikimi i sportit në socializimin e fëmijëve
Sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet sidomos për fëmijët më introvert, sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive komunikuese.
Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive, rolin e bashkëpunimit (punën në grup), pranimin e fajit, përkrahjen, dhe diciplinën për ti realizuar qëllimet e përcaktuara; një mësim i ngjashëm me jetën në përgjithësi.
Sporti dhe respekti
Parimet themelore mbi të cilat zhvillohet sporti janë respekti dhe sinqeriteti. Sporti mëson një respekt të dyfishtë ,së pari në respektimin e rregullave, dhe së dyti në respektimin e kundërshtarit, sepse edhe vet sjelljet e kundërta dënohen. Fëmijët priren të marrin shembull nga idhujt e tyre ,prandaj edhe shikimi i sportit deri në një masë mund të ndikoj në rritjen e dëshirës për pjesëmarrje në sport, dhe në mësime të një edukate të përgjithshme morale dhe sportive.

Një shembull të tillë, të rinjtë kosovarë. e kanë Majlinda Kelmendin, e cila pas fitores së medaljes së artë, në RIO 2016, dha një deklaratë shumë emocionuese dhe një mesazh të fuqishëm për të gjithë të rinjtë kosovarë:

“Jam shumë e lumtur. Kjo fitore do të thotë shumë. Njerëzit, sidomos fëmijët më shohin si heroinë. Unë sapo ju dëshmova atyre se edhe pas luftës, edhe pasi kemi mbijetuar një luftë, nëse duan diçka ata mund ta kenë atë. Nëse duan të jenë kampionë olimpik, mund të jenë, edhe pse vijnë nga një vend i vogël dhe i varfër.”

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (29 votes, average: 3,69 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?