Përdorimi i medieve nga komunizmi

29 June, 2017

Komunizmi dhe shoqëritë totalitare të bazuara në ideologjinë e tyre autoritare, kanë qenë një nga grupet më të mëdha të interesit të cilet e kanë përdorur mediet, dhe përmes tyre kanë krijuar propaganda të ndryshme tek publiku.

Pas luftës së dytë botërore në Evropën Qëndrore dhe në atë Lindore, grupe të caktuara të interesit, me ideologji komuniste dhe totalitare e shfrytëzuan median për të marrur dhe për të mbajtur pushtetin.

Një shembull është sistemi sovjetik, i cili doli pas vitit 1929, dhe i cili nguli këmbë se çdo gazetë duhej të funksiononte si organizatore e masave, dhe tërë shkrimtarët duhej të ndiqnin vijen e partisë të përcaktuar nga sekretari i pergjithshëm.

Sistemet politike totalitare janë përcaktuar nga përkufizime të ndryshme, nga studiues të shkencave shoqerore, humane e politike. Për te gjithë autorët, kontrolli i mjeteve të komunikimit masiv (medieve), është një prej karakteristikave të veçanta që i përcaktojnë këto sisteme politike .

 

Totalitarizmi në medie

Me termin ”totalitarizëm”, që studiuesit thonë se ka lindur gjatë diskutimit mbi natyrën e regjimit të Musolinit në Itali, janë klasifikuar më tej regjimet në Gjermaninë naziste, të Bashkimit Sovjetik dhe shoqëri të ngjashme me to.

Një ndër studiuesit më të famshëm të totalitarizmave, Raymond Aron, ka përmbledhur disa karakteristika ose tipare që shfaqin sistemet totalitare. Si një ndër tiparet dalluese, është se veprimtaria politike është monopol i një partie të vetme. Një tjetër tipar është se partia në pushtet arrin ta imponojë ideologjinë e saj si të vërtetën zyrtare të shtetit.

 

Mediet kosovare në kohën e Jugosllavisë

Në Kosovë, mediet, fillet e veta i kishin qysh në fillim të viteve të 40-ta, me hapjen e radios së parë në gjuhën shqipe në Prizren. Ndërsa televizioni i parë në Kosovë ishte Radio Televizioni i Prishtinës, i themeluar më 1974. Këto medie, përfshirë dhe shtypin e shkruar, u përdorën nga shqiptarët e Kosovës si mjete për të kundërshtuar dhe për të protestuar sistemin komunist jugosllav, i cili me ardhjen e Millosheviqit në pushtet filloi me përndjekjen dhe mohimin e të drejtave themelore të shqiptarëve. RTP-ja ishte mjeti kryesor mediatik për informimin e shqiptarëve të Kosovës, dhe njëkohësisht u bë pikë referimi për organizimin dhe vetëdijësimin kundër sistemit jugosllav. Me ardhjen e Millosheviqit në pushtet, gjëja e parë që bëri ai, ishte mbyllja e RTP-së e cila erdhi menjëherë pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, 1990. Pas mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës, sistemi komunist Jugosllav mbylli edhe shtëpinë botuese Rilindja, Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, si dhe Teatrin e Prishtinës.

Nisur nga kjo, sistemet komuniste dhe totalitare, janë grupet e interesit që e përdorën më së miri median, të cilët për të mbajtur pushtetin dhe për të arritur synimet e tyre krijuan propaganda politike. Ata thjesht krijuan një realitet të rrejshëm. Por kjo lloj propagande politike përmes medieve, dhe kjo lloj ideologjie, ka filluar të përdoret në vitet e fundit, nga partitë politike edhe në Kosovë.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?