Cilat janë masat ndëshkuese për plagjiaturë?

08 December, 2017

Cilat janë masat ndëshkuese për plagjiaturë?

Plagjiatura është shkelje e cila dënohet me ligj! Personat apo kompanitë të cilat bëjnë plagjiaturë janë duke vjedhur në mënyrë të padrejtë.

Mirëpo,në Kosovë ka mungesë të artikujve origjinal pasi që ka mungesë te botimeve nga kompanitë botuese ku në shumë shkolla përdoren libra të fotokopjuar pa licencë me dijenin e profesorve. Gjithsesi kjo nuk mund të jetë arsye pasi ekzistojnë ligjet dhe dënimet e caktuara.

Rastet e plagjiaturës janë shumë të pranishme jo vetëm tek nxënësit por edhe tek njerëzit e shkolluar me titull të lart akademik.Rast konkret është rasti që bëri bujë nëpër mediat shqiptare, ku Mimoza Tare pedagoge ne Universitetin e sporteve në Tiranë, në punimin e doktoraturës kishte bërë plagjiatur! Rast tjetër është Beqir Sadikaj që është zgjedhur në Këshillin drejtues të Universitetit të Prishtinës ka përdorur plagjiatur në botimin e disa librave të tij.
Masat ndëshkuese për këtë shkelje në Kosovë prezantohen përmes ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta :

“KREU XII
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 190
1. Me gjobë prej dymijë (2.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dënohet personi juridik, nëse në
kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën
nga të drejtat e përafërta.
2. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro dënohet personi përgjegjës i personit
juridik kur kryen kundërvajtjen e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni.
Neni 191
1. Me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri në njëzetepesëmijë (25.000) Euro dënohet për kundërvajtje çdo
person juridik, nëse në kuadër të veprimtarisë ose bashkëpunimin të biznesit:
1.1. kryen cilindo veprim të shmangies të masave efektive teknologjike të mbrojtjes;
1.2. kryen veprimin e heqjes apo të ndryshimit të informacionit elektronik të realizimit të të
drejtave.

2. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro dënohet personi i cili kryen kundërvajtjen e
përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni.
Neni 192
1. Me gjobë prej jo më pak se pesëqind (500) deri njëzetepesëmijë (25.000) Euro dënohet për
kundërvajtje çdo person juridik:
1.1. që nuk i dorëzon shoqatës kolektive kompetente informacionin lidhur me llojet dhe numrin
e pajisjeve të shitura ose të importuara për fiksime vizuele ose të zërit, pajisjet fotokopjuese,
transmetuesit bosh të zërit apo të imazhit, si dhe informacionin mbi fotokopjet e shitura të cilat
janë të nevojshme për llogaritjen e kompensimit të veçantë;
1.2. që nuk i dorëzon shoqatës kolektive kompetente raporte ose informacione apo programe
në mënyrën dhe afatet, siç është përcaktuar nga ky ligj, të rëndësishme për llogaritjene kompensimit të veçantë;
2. Me gjobë prej jo më së paku se njëmijë (1.000) deri në pesëmijë (5.000) Euro dënohet personi që
kryen kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni.
Neni 193
1. Me gjobë prej së paku katërmijë (4.000) deri në njëzetmijë (20.000) Euro, dënohet për kundërvajtje
Shoqata për administrim kolektiv të të drejtave, nëse:
1.1. nuk mban apo në mënyrë neglizhente operon me të dhënat dhe kontabilitetin;
1.2. nuk ia përcjellë bartësit të të drejtës të ardhurat që i takojnë nga kompensimet e
mbledhura prej shfrytëzuesve të lëndëve të mbrojtura;
1.3. nuk e zbaton kërkesën për auditimin e veprimtarisë financiare nga ana auditorëve të
pavarur;
1.4. nuk i kryen detyrimet ndaj Zyrës ose nuk i zbaton masat që kjo Zyrë i ka urdhëruar për
mënjanimin e parregullsive në punë.
2. Me gjobë prej jo më pak se njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro, dënohet për kundërvajtje nga
paragrafi 1. i këtij neni edhe personi përgjegjës i Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave.
Neni 194
Gjësendet e përfituara me kryerjen e kundërvajtjeve nga nenet e lartcekura konfiskohen.

Neni 195
Procedura për kundërvajtje fillon me kërkesën e organit të inspektimit, policisë, palës së dëmtuar,
Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave ose të Zyrës.”

Marrur nga LIGJI Nr. 04/L-065
PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA miratuar nga
Kuvendi i Republikës së Kosovës;

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?