Ne vlejmë më shumë se fjalët e juaja!

08 December, 2017

Dita e ditës, femra po shihet si objekt dhe një fenomen i tillë “famëkeq” po  realizohet në shumë mënyra, siq është poshtërimi me fjalë banale. Femra vishet ashtu si ajo dëshiron dhe duhet të ndihet rehat në vendin e punës, mësim ose kudo që është. Ky fenomen negativ që po i cenon të drejtën femrës, duhet të evitohet.

Ngacmimi seksual është një nga format më delikate të diskriminimit. Shpesh viktimat e ngacmimeve seksuale në vendin e punës nuk marrin paga më të ulëta, as nuk kalojnë për promovime, as të pushohen nga puna për shkak të gjinisë së tyre.

Ngacmimet seksuale ndaj femrave në vendin e tyre të punës ndikojnë duke u bëre pengesë për punën efektive sepse ato do ndjehen të pasigurta në ambientin e punës që kryejn.

Këto sjellje seksuale që zakonisht bëhen nga gjinia mashkullore bën që femrat të ndihen të frikësuara ndonjëherë dhe inferiore ndaj meshkujve. Nga e gjithë kjo del se femrat ndihen të pafuqishme ndaj burrave, andaj kjo është edhe një formë që ndikon në pushtetin mes gruas dhe burrit.

Ky fenomen edhe pse ekziston qysh në kohërat më të hershme e deri më sot, prapë se prapë mbetet një enigmë e madhe e shoqërisë dhe sfidë serioze edhe për të ardhmen.

Egzistojnë forma dhe mënyra të shumta të ngacmimit seksual

Ngacmimi Quid Pro Quo që shpesh asociohet me thënien “kjo për atë”, ndodh kur një mbikëqyrës ose  kur femrat aplikojnë për ndonjë pozitë/punë ato kushtëzohen nga pronari, apo menaxheri, ata  kërkojnë prej tyre  marrëdhënie seksuale në këmbim të favoreve të tilla si promovime apo ngritje e deri tek gjerat materiale. Kjo ndodh edhe kur profesorët kushtëzojne ndonjë studente duke iu kerkuar atyre marrëdhënie seksuale në mënyre që të kenë benificione në notim.

Sipas sociologut të famshëm Anthony Giddens “Ngacmimi seksual është jashtëzakonisht i përhapur. Ngacmimi seksual, në vendin e punës mund të përcaktohet, si shfrytëzim i autoritetit , ose i pushtetit të punës, për të imponuar kërkesa seksuale” 

Pra, nga e tëra kjo mund të arrijmë në përfundim se sot ky fenomen manifestohet në forma dhe mënyra të ndryshme qoftë në rrugë, vende publike, shkolla, institucione private, publike etj, qoftë në formën fizike, prekje, bërje e gjesteve seksuale, , përkëdhelja, qoftë në formën e fjalëve banale nga më të ndryshmet si per shembull: kss kss oj pjeshk, t’hongsha, po ku je nis bree, oj hallë a jep qiken n katun?, oo qka tkisha bo une ty, e shumë fjalë të tjera pasojat e të cilave janë shumë të mëdha.

Disa nga ta thonë se “Të përcjellurit dhe të fishkëlluarit nuk është ngacmim seksual”.

Gjatë një fushate të bëre nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës janë nxjerr disa statistika se pse ndodh ngacmimi seksual, sipas njerëzve.

Pothuajse një e treta e kosovarëve (31.1%) besojnë se njerëzit natyrshëm i ngacmojnë seksualisht të tjerët kur kanë tërheqje ndaj tyre dhe kjo sjellje është “në rregull”. 15.1% nuk e dinë nëse kjo sjellje është “në rregull” apo jo. Nga ana e burrave thuhet se ekziston një besim disi i përhapur që “vajzave të reja iu pëlqen të ngacmohen seksualisht” Më tej, rreth 74% e kosovarëve besojnë se “gratë i sjellin vetes probleme me ngacmim seksual duke u veshur apo duke u sjellë në mënyrë provokative”. 

Pjesa më e madhe e kosovarëve besojnë se ngacmimi dëmton personin që ngacmohet edhe pse një pjese tjetër e vogël e konsiderojnë ngacmimin të padëmshëm.

Disa prova në formën e rasteve dhe përvojave individuale lënë të kuptohet se ngacmimi seksual mund të ketë ndikime negative në shëndetin dhe mirëqenien e viktimave.

Shumë studentë qe ngacmojn kolegët e tyre, thjeshtë nuk janë të vetdijshëm për pasojat e sjelles së tyre. Ata nuk kuptojnë se çka është shqetësimi seksual, mendojnë se sjella e tyre është  “normale” dhe kur konfrontohen thonë se nuk kanë qëllim të “ lëndojnë “ askënd.

Frika nga raportimi  i rasteve

Pavarësisht mbrojtes së viktimave me ligj, pak njerëz raportojnë për ngacmime seksuale të cilat arrijnë edhe deri te dhuna seksuale. Fakti se nuk raportohet në polici apo në sondazhet sociale nuk nënkupton se dhuna seksuale nuk ekziston.

Njerëzit thjesht mund t’i druhen raportimit ose mund ta konsiderojnë çështje personale, edhe në rastet kur ajo përbën vepër penale.

Pra, gjinia femërore është më së shumti i prekur nga ky fenomen, andaj pavarësisht faktit që edhe me ligjet e Republikës së Kosovës dënohet një gjë e tillë, ngacmimi seksual mbetet një nga fenomenet më të përhapura në shoqërinë tonë!

NE JEMI ATO QË LËKUNDIM DHE TUNDIM BOTËN.

FEMRAT NUK DO HESHTIN ASNJËHERË!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?