Real Madrid i bën një kërkesë të veçantë sulmuesit të tyre Gareth Bale

08 December, 2017

Klubi mbretëror, Real Madrid, i ka kërkuar sulmuesit të tyre Gareth Bale diçka të veçantë që rrallë herë e dëgjojmë.
Gareth Bale, i cili nuk po përjeton formën më të mirë të mundshme dhe njëkohësisht po përballet me lëndime të shumta tek Reali, tani klubi i ka bërë një kërkesë atij.

Real Madrid i ka kërkuar që Bale të mungojë në dy ndeshjet e rradhës miqësore të Uellsit dhe të fokusohet më shumë në gjendjen e tij fizike, përcjellë The Sun.

 

28 vjeçari, Bale, sapo është rikthyer në stërvitje me Real Madrid’in pas 5 javësh mungesë për shkak të një lëndimi në pulpin e këmbës.

Sulmuesi Bale, pavarësisht se ka filluar stërvitjet ai do të mungoj edhe në ndeshjen e rradhës të Real Madrid kundër Las Palmas.

Në ndërkohë, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane në konferencën e zakoshme para ndeshjes tha se: “Ai nuk do të jetë në listën e skuadrës (për ndeshjen në fundjavë) dhe nuk do të udhëtoj me ekipin Kombëtar.”

“Pas 35 ditëve i lënduar, ai bëri vetëm dy sesione stërvitje dhe ne dëshirojmë që ai të qëndroj me ne dhe të jetë gati sa më shpejt që të jetë e mundur,” shton Zidane.

Uellsi do të udhetojë në Francë të premten, më 10 nëntor dhe më pas djemtë e Chris Coleman do të udhëtojnë për në Panama 4 ditë më vonë.

Por Zidane, natyrisht, më shumë do të koncentrohet në mini-krizën që po përjeton Reali për momentin.

Kampionët Evropian nuk po e gjejnë ende formën e duhur, ku së fundmi pësuan një humbje shokuese kundër Tottenham në Ligën e Kampionëve, me rezultat 3-1.

Real Madrid nuk qëndron mirë as në La Liga, derisa renditet e 3-ta në tabelë, 8 pikë larg rivalit të tyre të përbetuar, FC Barcelona.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?