Sfidat e jetimëve për strehim në Shqipëri

08 December, 2017

Në Shqipëri një numër i madh i fëmijëve sfidohen dita-ditës me vështirësi të llojeve të ndryshme, duke filluar nga problemi për strehim,ushqim, veshmbathje e nevoja të tjera personale. Ky teatër i zhvilluar në mënyrë reale merr qdo ditë e më shumë vëmendjen e personave, qoftë institucional e zyrtarë të lartë e qoftë edhe njerëz të zakonshëm. Gjithë kjo vëmendje që i kushtohet ka të bëjë me qëllimin se të gjithë jetimët e vendit të Shqipërisë duhet të vendosen nëpër qendra  rezidenciale dhe të stopohet jetesa e jetimëve nëpër rrugë, parqe e vende që nuk plotësojnë kushte të duhura , gjë e cila vërehet në masë të madhe në Shqipëri.

Bazuar në të dhënat e “Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011”  të raportuar nga Republika e Shqipërisë  dhe Avokati i Popullit  rezultohet se në Shqipëri popullsia është 2.821.977 banorë. Nën moshën 18 vjeç janë në total 847.302 persona, pra pak më shumë se 30% e popullsisë.Të dhënat tregojnë se 197 të rinj mbi 18 vjeç jetojnë aktualisht në konviktet e shkollave të mesme. Nga 900 të rinj, të cilët kanë dalë nga konviktet, 356 të moshës 18-25 vjeç, marrin ndihmë ekonomike, 217 mbi moshën 25 vjeç janë të papunë. Jetim nuk duhet konsideruar vetëm fëmijët që i kanë te vdekur prindërit, por edhe ata fëmijë  që kanë prindër të paaftë, të divorcuar, të emigruar apo prindër që u është hequr e drejta prindërore dhe për të gjithë këta duhet siguruar strehim nëpër qendra të ndryshme rezidenciale.

Sipas studimeve dhe te dhënave të fundit nga lajmet nga Durrësi vetëm 20% e jetimëve biologjik strehohen nëpër qendra rezidenciale,ndërsa 80% trajtohen si fëmijë në nevojë e jo si jetim. Një pjesë e tyre konsiderohen fëmijë të rrugës.  Statusin e jetimit biologjik,sipas ligjit e kanë vetëm 1465 jetim nga 0-25 vjeç ( statistika të marra nga DurrësLajm).

“Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë” rezulton se:

Një pjesë shumë e vogël e fëmijëve jetim marrin ndihmë sociale. Asistenca sociale që garantohet  nga shteti mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetës së tyre. Një numër i vogël fëmijësh jetim në mbarë vendin trajtohen në 9 qendra rezidenciale qeveritare dhe në 16 qendra joqeveritare.

Problematikë tjetër është edhe shfrytëzimi i jetimëve për punë, ku Drejtoria e Përgjithshme e Policisë , në lidhje me respektimin e të drejtave  të fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar, thekson se për këtë kategori është e domosdoshme ndërhyrja multidisiplinare.Nga kategoritë më të ekspozuara ndaj shfrytëzimit për punë, lypësi apo për krime të ndryshme, janë fëmijët e paregjistruar, ku deri tani janë evidentuar rreth 25 fëmijë.

Drejtuesi i Institutit Kombëtar për Integrim të jetimëve, Ilir Çumani, thotë se  ligjet në Shqipëri janë të mangëta në këtë fushë sepse jetim i quajmë vetëm fëmijët me prindër të vdekur, por nuk përfshihen edhe jetimët social.

Sipas portalit DurrësLajm: sociologët mendojnë se kujdesi i pamjaftueshëm për fëmijët jetim është çështje komplekse dhe plagë e thellë sociale, sepse problemet që po kalon shoqëria kanë viktimizuar së pari këtë kategori të shoqërisë. Ata mendojnë se duhet kushtuar kujdes sidomos jetimëve social, të cilët nuk janë të mbrojtur dhe të siguruar, ku rrugët e Shqipërisë janë mjaft të populluara nga fëmijë pa kushte të domosdoshme, pa kulm mbi kokë, pa pikën më të vogël të mbështetjes as nga institucionet e as nga njerëzit e thjeshtë, ndaj edhe heqin të zinjtë e ullirit që të sigurojnë jetesën e tyre.

Prandaj, sfida më e madhe është strehimi, integrimi dhe punësimi i tyre, që mbetet një çështje shumë pak e prekur.

 

Informacionet statistikore të marra nga:

  • Raport nga Republika e Shqipërisë , Avokati i Popullit ( Tiranë, Prill 2013)
  • Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011
  • Portali: DurrësLajm
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?