Të rinjtë pjesëmarrës në vendimarrje apo mbajtës të posterave?

08 December, 2017

Çdo ditë e më shumë si temë diskutimi  vjen qështja se a janë  të rinjtë pjesë e proceseve vendimarrëse në Kosovë, qoftë në nivelin qëndror apo në atë lokal. Ky diskutim sa vjen e bëhet  më i nxehtë gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe pyetja e cila ngrihet është se të rinjtë  a janë me të vërtetë pjesmarrës në vendimarrje apo janë të “mashtruar” në një farë mënyre nga partitë politike kandidate, ku i ftojnë dhe puna  e vetme të cilën ata e bëjnë është mbajtja e posterave dhe shpërndarja e fletushkave në mënyrë që të mbledhin sa më shumë vota.

     Kur themi se kjo temë është e diskutuar, kemi të bëjmë me atë se kemi debat  nga ana e dy palëve: përfaqësuesit e partive politike- për të cilët mënyra më e mirë e inkuadrimit të të rinjëve në vendimarrje është mënyra sesi ata tashmë veprojnë; ndërsa në anën tjetër  kemi të rinjtë të cilët kanë ngritur zërin e tyre, kanë shprehur interesim dhe  megjithatë  ata kanë përfunduar duke mbajtur postera nëpër duar.

   Përfaqësuesit politikë shumë pak e vrasin mendjen  që të mundohen të gjejnë një mënyrë më të mirë dhe në të njëjtën kohë edhe më atraktive, ku të rinjtë  do të kishin shumë për të dhuruar. Ja një shembull nga më të thjeshtët, në  vend se ata t’i mbajnë posterat e fletushkat nëpër duar, pse të mos i dizajnojnë vet ato? Ne kemi shumë të rinjë e të reja  të cilëve po t’u jepeshin mundësi të tilla  do të aftësoheshin  edhe më shumë duke krijuar përvojë në atë se për qfarë ata janë duke u përgaditur për të ardhmen.

    Gjitmonë duhet të nisemi nga ajo se të rinjtë përbëjnë më shumë se gjysmën  e popullsisë në Kosovë dhe përkundër kësasj pjesmarrja e të rinjëve në vendimarrje është  e një niveli shumë të ulët. Shteti ynë i ri kërkon edhe njerëz të rinjë. Plot me energji, ide përparimtare, punëtorë të zellshëm  për të cilët pas këtij vrulli të madh të zhvillimit shoqëria gjithmonë ka nevojë.

    G.H studente në Univeristetin e Prishtinës- Fakulteti Juridik ka treguar për ne se ajo gjatë kohës së zgjedhjeve kishte shprehur interesim për tu angazhuar dhe edhe pse tash absolvente asaj i është ofruar vetëm që të shprëndaj fletushka nëpër sheshe e nëpër rrugë të qytetit, punë të cilën ajo nuk e ka pranuar pasi që interesi i saj ka qenë angazhimi në një mënyrë tjetër e cila përputhet edhe me njohuritë  të cilat  i posedon si dhe  të kontriboj duke dhënë ide për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të cilat i ka komuna në të cilën jeton.

    Planprogramet të cilat prezantohen gjatë fushatave zgjedhore nuk i mbulojnë nevojat e të rinjëve. Identifikimi i këtyre problemeve të cilat janë drejtëpërsëdrejti të lidhura më nevojat e të rinjëve duhet bërë pikërisht nga të rinjtë, prandaj edhe duhet krijuar hapsirë për të rinjët të cilët i shprehin problemet e tyre me të cilat ballafaqohen dhe pse jo edhe të japin edhe zgjidhje për këto probleme.

    Ligji në fuqi për Fuqizimin dhe pjesëmarrjen e Rinisë (03/L-145) ka për qëllim pjesëmarrjen e vazhdushme  të të rinjve në proceset vendimarrëse. Për tu arritur rezultati i kërkuar duhet bashkpunim në mes të rinjëve, organet e pushtetit qendror dhe atij lokal, mirpo rezultati nuk është i kënaqshëm. Në anën tjetër hapat e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  janë të paktë,  Strategjia Kosovare për Rininë 2013-2017 e  diskuton qartë qështjen e vendimarrjes dhe pjesëmarrjes së të rinjëve, përmisimi nuk është i dukshëm.

   Nëse kjo situatë vazhdon të mbetet në këtë nivel të rinjtë do të fillojnë të humbasin prespektivën për jetë, të humbasin ndjenën se ata mund të bëjnë ndryshimin në komunitetin e tyre. Ndjenja e tillë se mospërfaqësimit të tyre i shtyn ata edhe të mos votojnë në zgjedhjet elektorale, prandaj edhe numri i votuesve të rinjë rezulton të jetë shumë i vogël. Kur nuk ka votë, nuk ka dhe përfaqësim, kur nuk ka përfaqësim nuk ka edhe zë. Por pa marrë parasysh vështirësitë dhe  pengesat zëri i të rinjëve gjithmonë duhet të ndëgjohet, kur shtetasit tanë thonë se të rinjtë janë  “ e ardhmja” e shtetit ata duhet të bëjnë të kundërtën duke dëshmuar se  ata nuk janë vetëm “e ardhmja” por edhe “tashmja” e shtetit dhe bashkërisht të sjellin ndryshimin që duhet.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?