Varësia nga interneti

08 December, 2017

Interneti sot në botë përbën mediumin kryesorë të shpërndarjes së informacioneve aktuale në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Krahas aspekteve pozitive ku përfshihen informimi i shpejtë, komunikimi anë e kënd botës, shpërndarja e këtyre informatave, mundësia e përfitimit të njohurive më cilësore dhe shumë gjëra të tjera, në këtë radhitje mund të përmendim, dashur apo pa dashur edhe aspektet negative të përdorimit të tij.
Secili nga ne shoqërohet nga kontakti me internetin pothuajse çdo ditë, dhe në kohë të ndryshme. Përdorimi i tij mund të ketë përfitime të shumta profitabile në qoftë se bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe me kujdes të shtuar. Mirepo, kur përmendet shprehja “varësi”, shpesh mund të mendohet varësia nga substacat narkotike apo ndonjë fenomeni tjetër që lidhet me këtë term, por në ditët e sotme, kur interneti cilësohet si një “oqean” informacionesh, shprehja varësi mund të kombinohet edhe me internetin. Përpos të rriturve, të varur nga interneti mund të cilësohen edhe fëmijët, që si pasojë e moskujdesit nga ana e prindërve, këta fëmijë humbin kohë të pakontrolluar në internet, duke ndikuar negativisht edhe në zhvillimin mental të tyre.
Ja disa të dhëna rreth kohës së përdorimit të tij sot:
Të rinjtë e moshave 16 deri në 24 vjeç, shpenzojnë më shumë se 27 orë në javë në internet. Ngritje e dukshme e kësaj përqindjeje ka qenë tek të rriturit. Duke bërë një krahasim para disa viteve, rezultatet tregojnë se në vitin 2014 të rinjtë kanë përdorur internetin 23 orë në javë, kurse në vitin 2017, rreth 27 orë e 36 minuta në javë. Në total, mesatarja e të rriturve shpenzon më shumë se 25 orë online në javë, që përfshin kohën e shpenzuar në internet gjatë punës. Duke përmendur varësinë, këtu përfshihet edhe koha e kaluar në rrjete sociale: Facebook, Instagram, Twitter, Snapchat e shumë forma të tjera. Është drithërues fakti se kjo matje po ndryshon dita ditës, ngase varësia nga interneti po shtohet më shumë. Kusht për këtë varësi do të merret poashtu edhe krijimi i smartphone-ve (telefonave të mençur) dhe tabletëve dhe cilësia e tyre jo e mirë, e cila në një mënyrë a tjetrën, pa vërejtur shkakton dëmtimin e shikimit dhe ngecje në sistemin nervor që mund të krahasohet me atë kur marrim substanca narkotike (drogë).
Mirëpo, çdo problem në kohët e sotme ka zgjidhje, përfshirë edhe varësinë. Natyrisht se masat duhet të merren herët dhe nga personat adekuatë, duke përfshirë vetë individin i cili duhet të jetë i/e aftë të kontrollojë kohën e shpenzuar në internet. Pra, duhet të vetëballafaqohemi dhe të luftojmë këtë “varësi të shekullit”.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?