Veset negative tek të rinjtë, problem serioz në shoqërinë tonë

16 March, 2018

Duhani, alkooli dhe droga në vitet e fundit kanë shënuar rritje të dukshme në përdorim, nga ana e të rinjëve në vendin tonë. Shqetësuese është mosha e përdoruesve që ka zbritur në nivel të shkollave fillore, ku veçanërisht përdorimi i duhanit dhe marihuanës është bërë pothuajse normale.

Por shtrohet pyetja: A mund të bëjmë ne diçka?

Unë, ti, në fakt të gjithë ne mund të arrijmë drejt një ndryshimi të shoqërisë, vetem në rast se ne bashkohemi dhe punojmë fort për këtë çështje.

Shembulli më i mirë në gjithë botën për revolucionin që bëri në rininë është Islanda. Gjatë viteve 1980-1990 shumica e rinisë mori  kah nga veset negative, periudhë kjo që cilësohet si “epoka e errët” e Islandës.

Çfarë bëri Islanda me rininë e saj?

Vendosi një set rregullash të patejkalueshme nga të gjithë qytetarët:

  1. Të gjithë adoleshentët pas orës 22:00 duhet të ishin në shtëpitë e tyre, prindërit i ruanin pas kësaj ore.
  2. Prindërit nënshkruan një betim ”Do ti kushtojmë më shumë kohë familjes”.
  3. Qeveria i mbështeti financiarisht të gjitha organizatat për angazhimin e adoleshentëve në aktivitetet sportive.
  4.  Shteti i shpërblente të rinjtë që merreshin me sport.

Gjithçka ishte bërë për të ndihmuar të rinjtë dhe Islanda ja doli.

Nisur nga arsyet mbi përdorimin e dukurive negative, disa arsye pse të gjithë adoleshentët shkojnë në këtë rrugë është se informohen shumë pak në këtë fushë, prindërit punojnë pak me fëmijët e tyre, të rinjtë kanë probleme sociale, të përshtatjes, mjedisit shoqëror, dhe mbi të gjitha është tendencë për t’u dukur më “cool”.

Të dhënat statistikore edhe për të rinjtë e Kosovës tregojnë shifra mjaftë alarmante të përdorimit të këtyre dukurive.

“Në Kosovë janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë nga ta konsiderohet se janë përdorues aktiv”-thotë Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Studimet e tanishme tek adoleshentët që i konsumojnë këto lëndë, kanë konstatuar që pasojat e këtij përdorimi qojnë në gjendje të rëndë shëndetësore si ajo psikologjike dhe fizike për përdoruesit, dhe përfshijnë edhe familjet e të gjithë personave që zgjedhin këtë rrugë me ose pa dashje. Pra, ata perveç se shkatërrojnë jetën e tyre, ata shkatërrojnë edhe gjithçka që ndodhet rreth tyre.

“Shmangni përdorimin e cigareve, alkoolit dhe drogës si alternativë për të qenë një person tërheqës”-Marilyn Vos Savant.

Ёshtë koha që të reagojmë ndaj kësaj çështje të ndjeshme që ky problem të zgjidhet nga të gjithë ne si shtet, në të kundërt rinia jonë po shkon drejt një rruge shumë të rrezikshme dhe mjaft shqetësuese për të gjithë ne. Gjithashtu është koha edhe për ndryshimet e mëdha në shoqërinë dhe ardhmërinë e vendit tonë, që të kalojmë në një tjetër dimension të vetëdijesimit. Vetëm me pak punë dhe durim mund të arrihen ndryshimet.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?