Mungesa e parkingjeve në komunën e Ferizajit

18 May, 2018

Kohëve të fundit është dëgjuar dhe përhapur problemi i makinave, e më saktësisht parkimi i tyre!

Vazhdimisht po ndërtohen banesa, që shpesh kemi hasur në to ku zona e parkingut u mungon, ku banorët po shfrytëzojnë trotuarin në vend të tij. Kjo është një shqetësim që po iu shkaktohet edhe këmbësorëve, të cilët nuk e kanë aspak të lehtë ecjen nëpër rrugët e Ferizajt.

Në Ferizaj, shfaqet jo vetëm mungesa e parkingjeve publike, por edhe ajo e parkingjeve private, ku qytetarët që dëshirojnë të shërbehen në dyqane të ndryshme në qendrën e qytetit e kanë të vështire parkimin.

“Sipas raportit të MAPL, për performancën e komunës, është konstatuar se Ferizaj ka vetem dy lokacione të parkingjeve me kapacitet prej 130 veturave”. (Marrë nga Gap Raport.)

Në Maj të vitit 2017 sipas një artikulli në FerizajPress, ish-kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, kishte bërë propozim drejt ministrisë së financave, për një ndarje të buxhetit mbi 20 milion eurosh, për realizimin e disa projekteve, ku ndër to, ishte edhe hartimi i dy projekteve per parking nëntokësor, P2 dhe P3.

Parkingu nëntokësor P2 mendohej të kushtonte 8-9 milion euro dhe planifikohej të ndërtohej afër spitalit rajonal, ndërsa parkingu tjetër nëntokësor P3 supozohej të kushtonte afro 6 milion euro dhe të ndërtohej afër stacionit policor.

Ky plan-projekt per parkingje nëntokësore nuk u realizua dhe nuk ka filluar të realizohet akoma.

Gjithashtu, në vitin 2017 të gjitha zonat publike për parking kaluan në parkingje me pagesë për 40 cent në orë, ku kjo shfaqi shumë pakënaqësi për qytetarët, e sidomos ata të cilët punonin te spitali, për arsye se spitali nuk ka parking të tij të posaçëm ose për punëtorë të lokaleve të ndryshme, si dhe banorë të banesave të cilat nuk kishin parking, sepse të jetosh aty dhe të paguash 40 cent çdo orë të kushton shtrenjtë. Nga kjo pagesë qytetarët ishin liruar vetëm të dielave dhe ditëve të festave, por  një qytetar u shpreh se ka hasur që edhe në ditë feste të paguaj parking. Ai i mllefosur nga kjo, deklaroi se ligji tek ne nuk funksionon aspak siç duhet.

E më 13 gusht të vitit 2016, drejtori i shkollës fillore “Gjon Serreqi”, si rezultat i parkingjeve jo të mjaftueshme në qytet, kishte hapur dyert e oborrit me një mbishkrim në një tabelë ku kishte treguar se për pak kohë, oborri i kësaj shkolle ishte shndërruar në parking kryesisht për diasporën, pasi që në parkingjet publike nuk kishte vend të mjaftueshëm as për makinat e diasporës që po vinin vazhdimisht! Ky ishte një gjest shumë i pëlqyer edhe nga ana e qytetarëve, sepse jo domosdoshmërisht ai parking ishte vetëm për diasporën. Ai mund të shfrytëzohej edhe nga qytetarët e tjerë, por gjithsesi esenca e idesë së drejtorit të shkollës “Gjon Serreqi” ishte diaspora.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?