Bibloteka në Viti nuk ka libra sa duhet

13 July, 2018

Leximi është shkathtësia që vargjeve të një teksti  të ju jepet domethënie e lidhshmërisë mes tyre.

Ai ndikon në mënyra të ndryshme në jetët tona duke filluar nga stimulimi i gjendjeve mendore, duke u bërë më i mire, më i kuptueshëm me të tjerët.

Ndihmon të shprehesh më mire, ju bën më të menqur dhe të keni imagjinatë më të zhvilluar.

Profesoresha e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” Viti, Shqipe Ramadani, na foli më tepër rreth asaj se sa po i zhvillon këto aftësi Vitia dhe a kemi libra të mjaftueshëm në këtë qytet.

Ajo u shpreh e brengosur se nxënsit nuk po lexojnë sa duhet dhe kjo ndikon në të shprehur e komunikim.

“Vetëm gjysma e nxënsve lexojnë edhe ato libra që i kanë të obligueshëm në shkollë,” tha ajo.

Në anën tjetër, edhe lexuesit e rregullt të biblotekës e pranojnë se nxënësit nuk po i lexojnë as librat e obligueshëm sipas kurrikulës së shkollës.

Elhame Hasani nxënëse po në këtë shkollë tha se lexon së paku dy libra në muaj dhe kjo e ndihmon atë shumë në të shprehur dhe shton se ata që nuk lexojnë do kenë mendim kritik më të kufizuar.

Ajo tha: “Të lexosh është nevojë, jo deshirë. Andaj lexoni sepse kjo i duhet çdo njeriu”.

Sipas pergjegjëses së biblotekes S.D në Viti ka mungesë të madhe të librave sidomos te atyre shkencor e të rinjë gjë që kërkohen më shumë nga lexuesit, e kjo ka ndikuar në rënien e leximit në këtë qytet, edhe pse ka diku 46000 libra, ajo shton se janë të vjetër dhe kjo bën që të ketë mos ketë interesim për t’i lexuar ato.

Sipas saj që të shtohet interesimi për libra duhet së pari të shtohen edhe librat në biblotekë gjë që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm.

Sipas një hulumtimi nga organizata joqeveritare “ETEA” të kryer me nxënësit e grupmoshës 14-18 vjeç, edhe në kryeqytet vetëm 7.6% të nxënësve në shkollat e Prishtinës frekuentojnë biblotekën, gjë që tregon se problemi me nivelin e ulët të lexueshmërisë nuk qëndron vetëm në mesin e nxënësve vitias, por edhe më gjerë në tërë Kosovën.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?