BULLIZMI NË SHKOLLA

14 December, 2018

Çka është bullizmi?

Bullizmi paraqet perdorimin e dhunës (fizike ose verbale), në mënyrë agresive, me anë të së cilës tentohet dominimi mbi personin tjeter (viktimën).

Në mënyrë që dhuna ose agresiviteti i ushtruar të konsiderohet bullizëm duhet që njëra palë (ngacmuesi)të jetë dominues ndaj palës tjetër (të ngacmuarit), qoftë nga ana fizike apo nga ajo psikologjike,gjithashtu sjellja agresive zakonisht përseritet disa herë para se të konsiderohet bullizëm.

Ekzistojnë dy mënyra të ushtrimit të bullizmit, mënyra direkte dhe ajo indirekte, kurse si lloje te bullizmit janë: bullizmi verbal,fizik dhe social.

Bullizmi në botë

Bullizmi është i pranishëm në çdo sferë të jetës, por si më shqetësues është kur ai paraqitet në shkolla. Sipas lëvizjes globale DoSomething.org, mbi 3,2 milionë nxënes kudo në botë janë viktima te bullizmit çdo vit, kurse 1 në 10 nxënës e lë shkollën për shkak të bullizmit te vazhdueshëm.

Bullizmi në vendin tonë

Edhe në vendin tonë bullizmi është një dukuri mjaft shqetësuese. Sipas psikologës Arlinda Kadriu Mustafa, në një intervistë për RTK ajo thotë që në shkollat fillore është më i përhapur bullizmi fizik, kurse në shkollat e mesme më i përhapur është bullizmi psikologjik dhe emocional. Kurse ajo potencon që bullizmi dallon edhe në baza gjinore, ku ajo thotë: ´´Sa i përket gjinisë del që meshkujt janë të perfshirë në bullizëm fizik ndërsa femrat në bullizëm emocional, por mund të themi lirisht që pasojat janë njësoj të rënda tek të dy llojet e bullizmit´´. Ajo gjithashtu thotë se në vendin tonë po përhapen edhe lloje te tjera te bullizmit, ku me shpejtësi të madhe është duke u rritur bullizmi përmes mjeteve teknologjike apo i njohur si Cyberbullying.

Arsyejet që qojnë drejt bullizmit

Është e rëndesishme të dihet arsyeja që qon deri te bullizmi. Në të shumtën e rasteve disa nga arsyejet kryesore janë: dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes, xhelozia që ata kanë për personin që e ngacmojnë, ´´shperblimi´´ që ata marrin nga shoqëria kur e ngacmojnë dikë etj. Gjithashtu si arsyeje tjetër mund të jetë që edhe ata vetë janë pre e bullizmit, që d.m.th edhe ata po ngacmohen nga dikush.

Pasojat e bullizmit

Ushtrimi i bullizmit lë pasoja të mëdha, qofshin ato fizike apo psikologjike. Poashtu pasojat e bullizmit janë zingjirore sepse ato perveç që ndikojnë në shendetin e të ngacmuarit, ato lënë gjurmë edhe në shëndetin e bullistit(ngacmuesit) dhe në shendetin e atij që është dëshmitar i bullizmit.Pasojat më të mëdha që bullizmi lë tek i ngacmuari janë:dëmtimet fizike,pastaj dëmtimet psikologjike (ankthi, depresioni), e në te shumtën e rasteve pasojat janë aq të mëdha sa që qojnë deri në vetëvrasje. Pasoja kryesore që vrehet tek bullisti (ngacmuesi) është abuzimi me alkool dhe me lëndë narkotike, sepse në këtë mënyrë ai mundohet të ikë nga realieti qe e rrethon, kurse si pasoja kryesore tek ai që e sheh bullizmin apo te dëshmitari janë: problemet psikologjike si ankthi dhe depresioni, dhe në të shumtën e rasteve ata mundohen ta evitojnë ardhjen në shkollë në mënyre që e njejta gjë (bullizmi) të mos t´u ndodhë edhe atyre.

Masat parandaluese

Në të njejtën mënyrë si merren masa parandaluese per çdo dukuri negative edhe ndaj bullizmit duhet te ndërmerren hapa konkret. Është e arsyeshme që në çdo shkollë fillore e të mesme të ketë psikologë në mënyrë që secili që është viktimë e bullizmit të këtë ku të drejtohet. Gjithashtu duhet që familja dhe institucionet shkollore të luajnë një rol kyç në vetëdijesimin e nxënësve për të ngritur zërin dhe për të raportuar çdo rast të bullizmit.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?