Shkeljet etike nga mediat

12 June, 2019

 

Shkeljet etike nga mediat

 

Shkeljet etike nga mediat vazhdojnë të jenë dukuri aktuale në Kosovë

Rasti i vdekjes se 16 vjecarit Aulon Zeka, tregon nevojën e mediave e vecanërisht mediave online për ngritje të profesionalizmit.

Raportime të tilla kanë ndjeshmëri për gjithë audiencën e vecanërisht rëndë e përjetojnë rrethi i afërm i viktimave. Familjarët e Aulon Zekës tregojnë vetë përjetimin e tyre nga mënyra se si mediat kanë raportuar për të.

“Lajmin për vdekjen e Aulonit e kam parë nga media të ndryshme. Ta shohësh fotografinë e njeriut me të cilin je rritur, familjarit tënd, të postohet në lajme dhe ta komentojnë mijëra njerëz ka qenë shumë e vështirë” ka thënë nje familjarë i Aulon Zekës

Ata gjithashtu kujtuan se si fotoja e tij qëndrojë disa javë rresht në rrjete sociale e në ballinë nga mediat duke u komentuar në mënyra të ndryshme.

Janë raste të shumta që mediat vazhdojnë të shkelin kodin e etikës, duke u nisur nga publikimi i fotografisë, shkeljet etike nga mediat vazhdojnë të jenë dukuri aktuale në Kosovë

Rasti i vdekjes se 16 vjecarit Aulon Zeka, tregon nevojën e mediave e vecanërisht mediave online për ngritje të profesionalizmit.

Raportime të tilla kanë ndjeshmëri për gjithë audiencën e vecanërisht rëndë e përjetojnë rrethi i afërm i viktimave. Familjarët e Aulon Zekës tregojnë vetë përjetimin e tyre nga mënyra se si mediat kanë raportuar për të.

“Lajmin për vdekjen e Aulonit e kam parë nga media të ndryshme. Ta shohësh fotografinë e njeriut me të cilin je rritur, familjarit tënd, të postohet në lajme dhe ta komentojnë mijëra njerëz ka qenë shumë e vështirë” ka thënë nje familjarë i Aulon Zekës

Ata gjithashtu kujtuan se si fotoja e tij qëndrojë disa javë rresht në rrjete sociale e në ballinë nga mediat duke u komentuar në mënyra të ndryshme.

Janë raste të shumta që mediat vazhdojnë të shkelin kodin e etikës, duke u nisur nga publikimi i fotografisë se fëmijës që u vra nga një grua e moshuar ne Zvicër, rasti i Drenasit, e deri tek rasti më i afërt publikimi i fotografisë nga Flora Brovina.

Media si pushteti i katërt me ndikimin që ka vazhdon të shkel kufirin mes interesit publik dhe privatësisë. Cka është në interes të publikut të publikohet fotografia e një 16 vjeçari apo një 7 vjeçari për vrasjen e tij? Përveç fotografive janë edhe emrat e viktimve apo të aksidentuarve që publikohen vazhdimisht.

Etika në gazetari dhe kodi etik  duhet të mbetet si parim për cdo media duke u marrur parasysh edhe ndjeshmëria që kanë këto tematika.

Këshilli i mediave të shkruara në këtë drejtim vazhdon të shqyrtojë ankesa të ndryshme për shkeljet etika nga mediat. Në raportin e tyre tregojnë se të mërkurën ka filluar moduli i dytë i Shkollës së Etikës së Gazetarisë me pjesëmarrjen e studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të ri. Sipas tyre kjo shkollë ka për qëllim të fuqizojë rëndësinë e etikës në gazetari

Raportimet për dhunën, vrasjet, dhe krimet janë padyshim sfida më e madhe për mediat. Në anën tjetër duke u ditur ndjeshmëria që kanë këto tematika duhet paraqitur me kujdes dhe përgjegjësi e mbi të gjitha të respektohet kodi i etikës mbi to.

 

 

SARANDA ALSHIQI

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?