Banorët e fshatit Kishnicë tash e dy muaj janë në mungesë të mjekëve në shtëpinë e shëndetit ku ata kryejnë shërbimet mjeksore. Duke u përballur me këtë problem, ata detyrohen që të shkojnë në qendra të tjera të mjekësisë familjare në Hajvali e në Prishtinë.
Të shqetësuar nga kjo mungesë janë banorët e këtij fshati, pasi që për dy muaj rresht nuk po kanë mundësi që të mjekohen këtu, çoftë edhe për një grip te zakonshëm.
“Qe dy muaj ditë nuk ka mjekë fare, vetëm infermierja dhe higjienistja. Para luftës kemi mujt me kry ma shumë shërbime mjekësore se tash”, tha Bahtir Borovci, banorë në këtë fshat.
Mirëpo, kjo mungesë e mjekëve mbetet vetëm njëri nga problemet. Edhe vendi i infermieres ishte i zbrazët. Ajo ndodhej në pushim vjetor dhe nuk ishte zëvendësuar.
Në komunën e Graçanicës lidhur me këtë problem thanë se shëndetësinë në Kishnicë e administron komuna e Prishtinës.
“Shtëpinë e shëndetit në Kishnicë e administron komuna e Prishtinës, ani pse Kishnica si fshat është në territor të komunës së Graçanicës”, theksoi Leutrim Ajeti, Koordinator për Komunitete.
Në këtë shtëpi të shëndetit e cila është pronë e Trepçës dikur kishte barnatore dhe stomatolog. Mjekëve në shtëpinë e shëndetit ku ata kryejnë shërbimet mjeksore. Duke u përballur me këtë problem, ata detyrohen që të shkojnë në qendra të tjera të mjekësisë familjare në Hajvali e në Prishtinë.