Probleme me shëndetin mendor mund të ketë cdo njeri edhe pse nuk dëgjojmë shpesh të flitet rreth tyre, por ato dita dites po rriten dhe në anën tjetër neglizhenca ndaj rëndësisë së shëndetit mendor po zbret paralelisht me rrezikun që po i kanoset shoqëria e me fokus të vecantë të rinjtë.
Shëndeti mendor është qështje vërtetë e rëndësishme për tu promovuar në dimensione të ndryshme, me qëllim të sfidimit të stigmës e cila për vite me radhë po pengon në trajtimin e personave që janë prekur nga crregullimet me shendet mendor, për këtë ka raportuar edhe Children’s Society të cilët në raportin e tyre për një hulumtim shëndetësor raportuan se 70% e fëmijëve dhe adoleshentëve që përjetojnë probleme të shëndetit mendor nuk kanë pasur ndërhyrje adekuate në moshë mjaftueshem të hershme.
Shëndeti mendor përfshinë një mirëqenie të përgjithshme psikologjike dhe për të qenë të shëndetshëm është aq i rëndësishëm sa edhe fiziku ynë sepse shendeti mendor është komponentë kryesore që ndikon në menagjimin e cdo problemi, stresi apo emocioni në mënyrë të qetë dhe atë të duhurën.
Shëndetin mendor Eurisa Rukovci themeluese e platformes Shnet (aplikacion për edukatë seksuale në gjuhën shqipe) e sheh si temë nacionale e cila po pengon funksionimin e institucioneve ani pse është punuar në atë fushë por nuk është punuar mjaftueshëm:
“ Nuk ka kampanja të mjaftueshme sensibilizuese dhe nuk ka punë të mjaftueshme në terren. Ka injorancë të pamasë të përhapur në shoqëri rreth shëndetit mendor. Kjo shpesh rezulton edhe me abuzime me njerëz të prekur nga çrregullimet, si dhe rezulton me një stigmë kolosale rreth shëndetit mendor”-thotë ajo në një artikull të realizuar për Sbunker
Shkaktar kryesor në kohët e sotme që rrezikon shëndetin mendor të të rinjëve përvec neglizhencës është edhe qasja e lehtë në internet përkatësisht rrjetet sociale, problem ky gjeneral dhe vështirë i zgjidhur për shkak të balancit mes pasojave pozitive dhe negative të përdorimit te tyre. Varësia, krahasimi me figura të njohura, qasja në materiale që janë të papërshtatshme për të rinjë, mungesa e kohës për tu kujdesur për vete, ngacmimet kibernetike dhe diskriminimet janë vetëm disa nga problemet që vijnë si pasoje e ekspozimit në media sociale që shpien në probleme me shëndet mendor.
E per ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, flet edhe një e re nga Prishtina e cila per këtë artikull deshi të jetë anonime.
“Social media ndikon drastikisht shumë ngaqe ka kriju standard n’cdo fushe ku disa t’rinjë po nuk iu permbahen, mendojnë që janë më pak t’vlefshem”-shprehet ajo.
Shkolla duhej të ishte vendi ku nxenesit marrin mësimet më të rëndësishme për jetën, por një e re e sheh si një ndër faktorët kryesor që të rinjte kanë prbleme me shëndetin mendor
“Nuk po i lejohet mendimi ‘out of the box’ edhe osht një sistem i cili nxansin po e bon mu ni inferior dhe pa zgjidhje”-shtoi ajo
Madje problemi përforcohet nga mungesa e psikologëve në shkolla, ani pse shihet mjaftë e rëndësishme edhe nga vetë nxenesit dhe se është e nevojshme që për cdo 1500 nxënës të ketë një psikolog/e, në vitin 2016 është raportuar se vetëm 37 psikogolë janë të punësuar në shkolla.
Vlerë Klaiqi, një 16 vjecare nga Prishtina ndihet mjafte e shqetesuar nga gjendja aktuale me shëndetin mendor tek të rinjte
“Është koha ku po formohet personaliteti im dhe përleshja e hormoneve brenda meje është shumë e madhe sidomos edhe me stresin që në kemi nga shkolla nga testet dhe ‘eksperimentet’ që po bëhen në ne për cdo dite. Në shkollë, ku patjeter duhet të kemi një psikolog të profesionalizuar, përkundrazi, ne nuk kemi psikolog të cilit mund ti referohemi për problemet tona të përditshme”-thekson ajo.
Sipas World Health Organization (WHO) 20% të adoleshentëve mund të përjetojnë një problem të shëndetit mendor cdo vit.
Në rrjedhën e sëmundjeve të shëndetit mendor hynë edhe depresioni, ku rreth 20% e njerëzve do të përjetojnë sëmundjen depresive në një moment të caktuar të jetës së tyre. Rreth 6 % përjetojnë një formë sëmundjeje më të rëndë.
Numri më i madh i personave që vuajnë nga depresioni janë të rinjtë. Moshat të cilat preken me shumë janë nga 12 deri në 17 vjec, por statistikat tregojnë se mosha 16-17 është me problematikja. Ndër faktorët kryesor të depresionit janë: shkolla, bullzimi, prolemet në familje, rrjetet sociale etj.
Cdo veprim të pavetëdijeshëm të kthejm në vetëdije të ndërsjellur drejt shëndetit mendor, pra të kemi kujdes në veprimet tona kundrejt cdo njeriu, të mos neglizhojmë problemin e askujt dhe të kujdesemi për shendetin mendor aq sa për atë fizik dhe social.