Dhuna në familje

31 July, 2019

Hyrje

Dhuna në familje ka qenë dhe do të mbetet një plagë e vjetër e pambyllur e shoqërisë, e cila i ka bërë sfidë shoqërisë në mbarë botën pa përjashuar edhe shoqërinë shqiptare-kosovare. Në ditët e sotme është e pashmangshme të kalojë një ditë e të mos shënohet një tjetër viktimë, femër, nënë, bashkëshorte apo motër,por në disa raste edhe meshkuj ,në raste më të rralla. Përtej pikëpyetjeve që pothuajse nuk marrim asnjë përgjigje për pjestarët e tjerë të familjes, arrestim apo dënim të autorit, tek ne jepen ide të ndyshme rreth viktimës dhe autorit. Zakonisht pas krimit të rëndë zhvillohet “gjyqi publik” i cili e ndanë shoqërinë:në ata që e përkrahin viktimën dhe në ata që e përkrahin reagimin e rëndë të autorit, gjyqi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, sipas Kushtetutës apo sipas zakonit “të fortit“, poshtu mu këtu ndeshen rryma feministe dhe maskuliste dhe si zakonisht dhuna në familje është e theksuar më tepër ndaj gruas.

https://www.google.com/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://www.ahc.org.al/ese-dhuna-ne-familje-pare-ne-kendveshtrimin-e-nenit-2-kednj-te-drejtes-se-jetes/&ved=2ahUKEwit1Y6q2dneAhUMFSwKHW_tA9MQFjAAegQIARAB&usg=AOvVaw2vU1BmlDrLRRaspQrPX4tI&cshid=1542398509299

Shkaqet e dhunës në familjet kosovare

Shumica e shkaktarëve që e shkaktojnë këtë fenomen janë të natyrës ekonomike, sociale dhe politike apo mund t’i ndajmë edhe në: shkaktarë individual, shoqërimi dhe çështjet sociale.

Shkaktarët individual – janë format më të shpeshta të dhunës në familjet kosovare,ku individi ndihet i  frustruar, nervozuar, i lodhur, hyne në familjen e tij dhe këtë formë të ngarkesës psikike e zbrazë në familje  përmes dhunës.

Shkaktarët shoqërimi – socializimi  është formë e ushtrimit të dhunës fizike apo psikike në prezencën e fëmijëve apo ndaj tyre.

Shkaktarët socialë – janë faktorë të rëndësishëm sepse nga këto faktorë varet qëndrushmëria dhe organizimi familjar. Në faktorët social hyn varfëria dhe papunësia që tek ne përbëjnë një shkallë mjaft të lartë,ku sipas të dhënave vendore dhe ndërkombëtare pjesa dërmuese e popullsisë janë të papunë

www.google.com/amp/s/telegrafi.com/dhuna-ne-familjet-kosovare/amp/

Statistika

Sipas një hulumtimi të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF-i tregojnë se gratë dhe vajzat e Kosovës kanë një tolerancë më të lartë ndaj dhunës fizike krahasuar me vendet e Rajonit dhe në botë. Një statistikë tjetër tregon për disa gjetje kryesore që janë nxjerrë nga Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republiken e Kosovës (2013-2014), dhe 42% e grave e pranojnë dhunës në familje. Lidhur me këto të dhëna drejtoresha e Rrjetit të Grupeve të Grave Igballe Rogova ka thënë se problemi nuk duhet parë vetëm te burrat, por edhe te vetëdijesimi i dobët i grave. “Na ka ndodhur t’i dëgjojmë me veshët tanë kur kanë thënë  mirë ia ka bërë burri që e ka rrahur se e ka merituar, ndaj kemi të bëjmë me një problem real“, ka thënë Rogova.

https://www.albinfo.ch/mbi-42-te-grave-ne-kosove-pranojne-dhunen-ne-familje/

Mbrojtja ligjore

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje Ligji nr.03/L-182 dhe aktet nënligjore Udhëzimi Administrativ nr.12/2012 për përcaktimin e vendit dhe mënyrën e trajtimit psikosocial të kryesit të dhunës në familje e datës 06.11.2012, si dhe Udhëzimi Administrativ (shëndetësi) nr.02/2013 për mënyrën e trajtimit të kryesve të dhunës në familje ndaj të cilëve është shqiptuar masa e mbrojtjes e trajtimit të obligueshem mjekësor nga varësia e alkoolit dhe substancave psikotrope e publikuar me datë 15.02.2013 .

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2691

Këshilli i Evropës më 10 qershor 2017 ka lansuar një projekt “Forcimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në Kosovë” nga autorja Paula Krol dhe ekspertja vendase Emine Kabashi dhe Ardita Ramizi Bala .

https://www.google.com/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://rm.coe.int/seminar-pristina-report-alb/16807316e0&ved=2ahUKEwjYg6rq79neAhWK3SwKHapjDOcQFjAKegQIARAB&usg=AOvVaw3FkufaR3MYgyzIA8ubP_5l

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës të mbështetura dhe financuar nga organizata Austrian Development Coorporation kanë lansuar një projekt të titulluar “ Mjaft më me arsyetime”, në të cilën bëhet një analizë e qëndrimeve, incidencës dhe reagimeve institicionale ndaj dhunës në familje në Kosovë nga autorët Nicole Farnsworth, Ariana Qosaj-Mustafa, Iliriana Banjska, Adelina Berisha dhe Donjeta Morina.

https://www.google.com/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://www.womensnetwork.org/documents/20151124105025644.pdf&ved=2ahUKEwi8wtfb8NneAhWKhKYKHXLPAFU4ChAWMAB6BAgGEAE&usg=AOvVaw3KbeMiRzyOVzeqjsNBzmLY

Poashtu Republika e Kosovës, Zyra e Kryeministrit,Agjencia për Barazi Gjinore kanë lansuar Projektin “ KUJT T’I DREJTOHEMI “ – LAJMËRO RASTET E DHUNËS NË FAMILJE.

Mekanizmat Qeveritar që trajtojnë Dhunën në Familje:

  • Njësiti për mbrojtje nga Dhuna në Familje – Policia e Kosovës.
  • Divizioni për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave – Ministria e Drejtësisë.
  • Qendra për Punë Sociale – MPMS në çdo komunë.
  • Komisioni për Ndihmë Juridike.
  • Departamenti për Familje në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
  • Prokuroritë dhe Gjykatat

Mekanizmat JO Qeveritar që trajtojnë Dhunën në Familje

Strehimoret në 6 komunat: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Komisioni për ndihmë Juridike Falas dhe numrin e telefonit 038 501 401

Policia e Kosovës- Njësiti për mbrojtje nga dhuna në familje

Për lajmërimin e rastit për dhunë në familje kontaktoni Policinë e Kosovës: Tel.mobil: 192 dhe Tel.fiks: 092

Viktimat e dhunës në  familje mund të paraqiten:

Në çdo stacion policor

Divisioni për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka lansuar thirrjen telefonike falas 24 orë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë 044 / 080 90.

https://abgj.rks-gov.net/Portals/0/broshura%20shqip.pdf

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?