PJESMARRJA E FEMRAVE NË SPORT NË KOSOVË

31 July, 2019

Sporti është një faktor krucial për të gjithë e sidomos për femrat ku për shkak të mentalitetit të shoqërisë femrat  kanë qenë të shtypura, të lënura jashtë dhe më pasive në të gjitha fushat duke përfshirë edhe sportin ku gjithmonë meshkujt dominojnë.

Për shkak të kësaj qështje dhe rëndsisë së saj u organizua edhe një konferencë me emrin “Barazia gjinore dhe diversiteti”, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komisioni i përhershëm i KOK dhe organizata, “Femra dhe Sporti” ku në të merrnin pjesë përfaqsues të federatave e klubeve të ndryshme, ish-sportiste, deputete e ftyra tjera që kishin të bëjnë me sportin. Qëllimi i kësaj konference ishte krijimi i një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e sportit nga femrat, kjo konferencë rezultoi me sukses dhe mjaft interaktive ku u paraqiten 15 rekomandime që do të mbështesnin femrat dhe pjesëmarrjen e tyre në sport.

Përveq kësaj edhe “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zhvillon një program që mbështet zhvillimin e sportit tek femrat duke u bazuar në vështirësitë qe femrat hasin. Objektivi i këtij programi është që të sensibilizojë opinionin  për sportin femëror dhe gjithëpërfshirjen e femrës në sport.

Femrat edhe pse më pasive kjo nuk do të thotë se munguan në të gjitha sportet, vlen të përmenden arritjet e femrave ne sportin e xhudos ku Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova,Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka i sollë Knosovës medalje nga gara të ndryshme pavarësisht ato me karakter kombëtar apo ndërkombëtar.

Për shkak të mungesës së aftësive bashkëpunuese femrat dhe në përgjithësi sportistët në Kosovë nuk po arrijnë rezultate pozitive apo sukses në sportet kolektive por vetëm ato individuale siq janë: xhudo, karate, not etj.

Faktor tjetër që ndikuan në mospërfshirjen e femrave në sport është edhe ndikimi I luftës së fundit dhe pushtuesit serb ku edhe arsimi në gjuhën shqipe u ndalua rreptësisht e lëre mos të flasim për krijimin e klubeve sportive për femra. Poashtu edhe mentaliteti I popullit të Kosovës ku ende ndihet ndikimi I madh I roleve tradicionale gjinore ku gjinia mashkullore është e fortë dhe më agresive kurse gjinia femërore e butë, sensitive etj.

SPORT GJITHSEJ FEMRA MESHKUJ
SHENJËTARIA 864 320 544
XHUDO 739 181 558
KICK BOX 101 16 85
MUNDJE 572 2 570
NOTI 238 82 156
ATLETIKË 791 265 526
PING PONG 417 166 251
BOKS 547 7 540
HENDBOLL 6040 2020 4020
FUTBOLL 9020 87 8933
ÇIKLIZMI 164 55 109
TENIS 495 145 350

 

Sipas këtyre statistikave shihet qartas gjendja e femrave dhe përfshirja e tyre në sport ku shihen përmisime por edhe ngecje në fusha të caktuara siq është edhe futbolli.

Prandaj është e nevojshme mbështetje e vazhdueshme e të gjitha institucioneve adekuate dhe mediave që përmes kampanjave, programve të ndryshme të rrisin vetëdijësimin e femrave që të përfshihen në sporte të caktuara.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5,00 out of 5)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?