Shkollat tona

31 July, 2019

Unë jam 17 vjeç dhe sivjet jam në vitin e fundit të gjimnazit. Dymbëdhjetë vite më kanë kaluar vetëm në shkollë dhe më së shumti më ka bërë përshtypje mënyra se si unë dhe nxënësit tjerë e gjejmë veten në sistemin tonë shkollorë.

Sipas mendimit tim çdo njeri është unik. Secili prej nesh kemi aftësit, mendimet, vlerat dhe pasionet tona. Disa i shprehim këto cilësi dhe disa të tjerë jo. Në bazë të sistemit se si vlersohemi në shkollat tona, unë vlersohem apo paragjykohem nga të tjerët në bazë të rezultateve të mija (notave) dhe për pasionin, ambicien dhe aftësinë time nuk mendon askush. Nëpër shkolla në klasët më të larta shumica prej nesh kemi 10 ose më shumë lëndë, të ndryshme mes vete. Me qenë një nxënës i shkëlqyeshëm me nota maksimale në të dymbëdhjetë lëndët, mua më duket jologjike. Pse? Sepse të gjithë jemi të ndryshëm. Nëpër shkolla ne na jepet informacion i pafundmë që gjithmonë harrohet, e ti duhesh ta memorizosh atë në mënyrë që të kënaqësh veten dhe familjen me iluzionin që je i aftë në secilën lënd. E përsëri për ëndrrën tënde nuk pyet askush.

Një prej problemve kryesor sipas mendimit tim në sistemin tonë shkollor është mënyra se si informacioni transmetohet tek ne.Kuriozitet cilësohet si një ndër faktorët kryesor që e shtyn njeriun të përparoj e në shkollë, të kesh kuriozitet e të pyesësh pse disa gjëra ndodhin konsiderohet si pengesë për shumicën e mësimdhënësve që na edukojnë dhe përgjigjen shumë herë nuk e merr. Unë përvete e adhuroj një shprehje të një fizikanti shumë të njohur Walter Lewin: “What counts, I found, is not what you cover, but what you uncover. Covering subjects in a class can be a boring exercise, and students feel it. Uncovering the laws of physics and making them see through the equations, on the other hand, demonstrates the process of discovery, with all its newness and excitement, and students love being part of it.Përkth.( Çfarë vlen, nuk është ajo që e tregon, por ajo që e zbulon. Të spjegosh për lëndë në klasë është shume e mërzitshme, dhe studentët e ndjejnë këtë. Të tregosh për ligjet e fizikes dhe të bësh që ato të shihen përtej ekuacioneve, në anë tjetër, mundëson  demonstrimin e procesit të zbulimit, me të gjithë entuziazmin dhe të rejat që ky process sjell, dhe studentët e adhurojnë këtë. )” dhe kjo nuk duhet të vlej vetëm për fizikë.

Çdo njëri prej nesh brenda në vete ka dhuntinë e vetë që në shkollat tona jo të gjithëve kjo iu del në pah. E kur nuk je në gjendje të praktikosh(të sjellësh në pah) aftësitë tuaja motivi yt për të shkuar në at vend bie e kjo rezulton që shumë prej nesh sapo të arrijnë në shkollë menjëherë e bëjn pyetjen “athu qysh mujim me ik pi shkolles?”.

Nuk po them që shkolla nuk më pëlqen, ose mos të shkojmë në shkollë. Po them që mënyra se si shumë prej nesh nuk arrijnë të shfaqin vetën në shkollë dhe të kenë knaqësinë e të mësuarit , është një mënyrë e gabuar e arsimimit dhe duhet t’i kushtohet vëmendje.

 

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?