Ponder është program joformal edukativ që synon zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik, posaçërisht në lidhje me informatat dhe porositë që adoleshentët dhe të rinjtë pranojnë nga mediet sociale dhe ato tradicionale. Pasi që ekspozimi ndaj medieve asnjëherë nuk ka qenë më i madh, shkrim-leximi kritik medial është i domosdoshëm jo vetëm për mirëqenien e individëve por edhe për mirëmbajtjen e paqes, sigurinë publike dhe demokracinë pjesëmarrëse.