Hyrja
Rëndësia e mundësive për përvojë për të mësuar për avancim edukativ të studentëve dhe zhvillim të bizneseve dhe organizatave nikoqire punëdhënëse është e shumë e njohur. Ky doracak ofron një përmbledhje gjithëpërfshirëse se si të kesh përvojë të suksesshme të punës praktike.
Çfarë është Puna Praktike?
Puna praktike është përvojë pune që i ofron studentëve rastin të fitojnë njohuri dhe aftësi të rëndësishme për karrierë të cilat mund të jenë apo jo drejtpërdrejtë të lidhura me studimin e tyre akademik. Puna praktike duhet të ketë objektiva të qarta lidhur me qëllimet profesionale të punës akademike të studentit. Puna praktike ofron ekspozim ndaj fushave të karrierës sipas interesit dhe nuk kërkon angazhim të përhershëm.
Këshilla për Sukses
Maksimizo Përvojën
Mundësitë për të zhvilluar përvojën duke përfshirë punën praktike, janë mundësi kyçe për të eksploruar mundësitë e karrierës, për të fituar përvojë të dorës së parë dhe për të takuar njerëz nga fusha të interesit. Ajo se çfarë fiton nga puna praktike, pjesërisht varet edhe nga ajo se sa investon në të.
Më poshtë janë disa këshilla për të maksimizuar përvojën nga puna praktike:
- Trego gatitshmëri për pjesëmarrje (merr iniciativë!). Kur të ftohen vullnetarët për ndonjë detyrë, ngrite dorën. Trego interesim dhe entuziazëm për të mësuar materialin e ri. Apo, nëse dëgjon për ndonjë projekt për cilin je i interesuar – mos prit shpalljen e ftesës për vullnetarë. Lajmërohu dhe pyet nëse mund të punosh. Dil nga “zona e rehatisë” – dil vullnetar për projekte që do të jenë sfiduese, për të parë nëse ke prirje për të zhvilluar aftësi në ato fusha.
- Ji profesionist. Tregoji mbikëqyrësit dhe të tjerëve që merr rolin tënd me seriozitet. Veshja jote, orari dhe përgatitja do të ndikojnë në suksesin tënd gjatë punës praktike.
- Mos ki frikë të thuash “Nuk e di si”. Derisa punëtorët punësohen duke u bazuar në aftësitë e tyre, shumica e mbikëqyrësve supozojnë që praktikantët kanë nevojë për më shumë trajnim. Konsidero përvojën si mundësi për të fituar trajnim dhe për të zhvilluar aftësitë e tua. Gjithashtu inkurajo mbikëqyrësin të theksoj mangësitë e tua dhe prano kritikat me interesim, jo qëndrim mbrojtës. Kjo është një mundësi për të trajnuar veten për të mësuar nga tjerët.
- Bëhu kreativ. Punëdhënësit i shohin praktikantët si “dozë ajri të freskët”. Mund ti ndihmoni punëdhënësit duke sugjeruar zgjidhje për problemet e tyre. Ata dëshirojnë të dëgjojnë ide, por mos prisni të marrin në konsideratë çdo sugjerim tuajin.
- Krijo raporte. Puna praktike të ofron mundësi për t’u takuar me praktikantë dhe punëtorë tjerë. Shfrytëzo rastin që je “brenda” organizatës. Cakto intervista informuese me punonjësit nga departamentet tjera për të cilat je i/e interesuar. Sa më shumë individë që takon brenda organizatës, aq më të mira janë shanset për të krijuar kontakte me dikë që mund të të ndihmojë kur të kërkosh punësim.
- Jini aventurier. Provo diçka të re; hulumto një fushë të karrierës të cilën nuk e ke konsideruar më parë. Kështu mund të zbulosh një karrierë që ndoshta të pëlqen më shumë! Një metodë për këtë është të përcjellësh punëtorët që tashmë punojnë në divizione/departamente të ndryshme të organizatës (Duhet të keni pëlqimin e mbikëqyrësit dhe/ose instruktorit para se të veproni kështu).
Pritjet e Zakonshme të Punëdhënësit
Kur një punëdhënës angazhon një praktikant, ata presin sjellje profesionale. Kjo është e vërtetë pavarësisht nëse puna praktike është me pagesë apo jo, dhe pavarësisht nëse pranoni kredi për kurse akademike apo jo. Praktikantët duhet të mbajnë mend që janë duke u vlerësuar tërë kohën.
Ja disa rregulla të përgjithshme të sjelljes:
- Kushtoni vëmendje rregullave, procedurave dhe pritjeve që ju janë dhënë gjatë seancës për orientim dhe gjatë trajnimit.
- Nëse iu është dhënë doracaku i punonjësit apo praktikantit, lexojeni dhe mbajeni afër vetes për t’iu referuar.
- Të jeni gati të punoni orët e punës, për të cilat jeni marrë vesh paraprakisht. Jeni të saktë dhe mos u largoni më herët pa leje.
- Nëse do të mungoni apo vonoheni, njoftoni mbikëqyrësin sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe nëse keni lënë porosi, vazhdoni të kontaktoni kompaninë derisa të keni folur me dikë drejtpërdrejt për situatën tuaj.
- Nëse jeni të pasigurt për kodin e veshjes, pyetni mbikëqyrësin tuaj.
- Kushtoni vëmendje të gjitha formave të komunikimit. Përgjigjuni në email me fjali të plota dhe kontrolloni drejtshkrimin para se t’i dërgoni. Përdorni gjuhë profesionale kur të bisedoni në telefon.
- Kujdes gjatë bashkëveprimit me punëtorë, posaçërisht nëse ata sillën në mënyrë të papërshtatshme. Shpeshherë, praktikantët do të duhet të kenë nivel më të lartë profesional se disa nga punëtorët me cilët punojnë.
- Shmanguni thashethemeve të zyrës dhe raporteve të papërshtatshme me bashkëpunëtorë.
- Trajtoni të gjithë me respekt duke përfshirë stafin mbështetës administrativ, stafin për mirëmbajtje dhe praktikantët e tjerë.
- Jini profesional gjatë pjesëmarrjes në aktivitete jashtë zyrës (psh, takime, konferenca dhe aktivitete sociale të kompanisë).
Promovimi i Vetes për Punësim në të Ardhmen
- Të ju identifikojnë si punëtorë të shkëlqyeshëm
- Punoni zellshëm për të lënë përshtypje të mira, ku qëllimi është të demonstroni potencialin tuaj për pozita me orar të plotë.
- Mos ngurroni të pyesni – kjo do të tregoj interesim për të mësuar si dhe ju ndihmon të përmirësoni performancën tuaj.
- Demonstroni sjellje pozitive.
- Maksimizoni secilën detyrë. Madje edhe detyrat e vogla do të vërehen nëse janë realizuar me vullnet dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Mësoni nga punëtorët me përvojë dhe pranoni këshilla konstruktive.
- Kërkoni letër reference para se të largoheni, derisa performanca jote është akoma e freskët në mendjen e mbikëqyrësit.
Mësoni për Punëdhënësin
- Gjatë pauzës, drekës apo kur nuk ka intensitet të madh të punëve, pyesni bashkëpunëtorët për punën e tyre. Kuptoni se çfarë bëjnë cdo ditë dhe çfarë iu pëlqen/nuk iu pëlqen.
- Provoni të kuptoni se çfarë kërkojnë kur vlerësojnë kandidatët për pozita me orar të plotë të punës.
- Mund të gjeni informata të çmueshme që mund të përdorni në letër motivuese apo intervistë nëse ndodh të aplikoni për këtë kompani apo ndonjë të ngjashme.
- Njoftohuni me vendim-marrësit – ata mund të ju ofrojnë informata të çmueshme se përse dhe si zhvillohen gjërat.
- Kërkoni të merrni pjesë në takime (p.sh. takime të shpeshta me stafin, takime të divizionit) pasi që kjo është strategji e mirë për të mësuar për kulturën organizative të kompanisë.
Krijoni Rrjetin Tuaj
- Mblidhni biznes kartelat – do të ju nevojiten kur të kërkoni punë.
- Gjithmonë dërgoni email falenderues atyre që disi ju kanë ndihmuar. Shkruani letër falenderuese mbikëqyrësit kur të përfundoni punën praktike.
- Mbani kontakte me bashkëpunëtorët dhe mbikëqyrësin pasi të largoheni.
Të nxjerrni më të mirën nga puna praktike
Përgatitja për karrierë
Puna praktike është gjueti për punë, stili i mileniumit të ri. Studimet kanë treguar që gjysma e të punësuarve kanë përvojë nga puna praktike. Bizneset shtyhen për njerëz të aftë, të zgjuar dhe që mësojnë shpejtë. Shumë praktikantë bëjnë punë të shkëlqyeshme pas diplomimit sa që punëdhënësit i thërrasin përsëri.
Puna praktike është aq e popullarizuar për një të ri në botën e punës saqë një e treta e studentëve kanë një apo më shumë punë praktike në rezymenë e tyre. E identifikuar së fundmi si pozitë me mundësi në tregun e punës, puna praktika mundëson që studentët të përfitojnë përvojë në fushën e karrierës, të sprovohen në realitetin e jetës së punës dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për një vend të punës.
Pse është puna praktike kaq e popullarizuar
Arsyeja pse studentët i bashkohen paradës së praktikantëve është e qartë: studentët kanë frikë nga pamundësitë për zhvillimin e karrierës pas diplomimit për shkak të tregut të punës jo-miqësorë dhe konkurrues. Diploma jodomosdoshmërisht nënkupton punë cilësore. Është një fakt i ri i jetës: puna e mirë praktike krijon bazën për një rezyme të mirë. Punëdhënësit hipin në trenin e punës praktike për të shmangur gabimet e punësimit të kushtueshëm apo për të mbështetur aneminë e krijuar nga stafi përmes reduktimit.
Si mund të nisë karrierën tuaj puna praktike?
- Puna praktike ju mundëson të fitoni përvojë në fushën e tuaj të studimit. Në shkollë ju lexoni për këtë; kurse gjatë punës praktike i praktikoni njohuritë tuaja. Të mësosh si të aplikosh shkollimin në një mjedis të punës është qëllimi i secilës punë praktike.
- Puna praktike identifikon karrierën potenciale. Duke vështruar punën e një organizate nga brenda, mund të zbuloni pozitat specifike që ju interesojnë, të përcaktoni shtegun më të mirë edukativ dhe të ndërmerrni hapat për të arritur në ato pozita.
- Puna praktike teston opsionet e karrierës. Të supozojmë që jeni duke përfunduar studimet në inxhinieri, por fitoni ndjenjën që më shumë iu pëlqen gjenetika. Puna praktike iu mundëson të testoni këtë ndjenjë për gjenetikën në një laborator. Asgjë nuk është më e mirë se përvoja në fushën e karrierës para se të vendosni për angazhimin tuaj akademik afatgjatë.
- Puna praktike përmirëson rezymenë. Puna praktike gjithmonë përforcon rezymenë. Ajo ju tregon punëdhënësve potencial që ju jeni të përqendruar, të përkushtuar dhe keni përvojë praktike që shpejt dhe me produktivitet të filloni punën. Puna praktike gjithashtu tregon që ju e kuptoni qëllimin e karrierës dhe klimën ekzistuese të punës për të parashikuar nevojën për këtë përvojë dhe që jeni të shkathët për të fituar atë.
- Puna praktike promovon kontaktet. Të takosh njerëz me pushtet për të ndihmuar gjatë progresit në karrierë, ndryshe i njohur si “rrjetëzim”, mund të ndodh në cdo punë praktike. Njerëzit të cilët kontaktoni gjatë punës praktike mund të zhvillojnë njohuritë tuaja për fushën e karrierës, dhe të ju japin referenca të mira dhe njoftime për punë në të ardhmen.
- Puna praktike promovon ofertat për punë pas diplomimit. Një studim nga Shoqata Nacionale e Kolegjeve dhe Punëdhënësve ka zbuluar që 35 për qind të 624 kompanive të anketuara, konsiderojnë praktikantët si zgjedhje të parë për punëtorë me orar të plotë. Kompanitë gjithmonë çmojnë një praktikant që ka njohuri të punës në organizatën e tyre para se t’ia filloj punës.
- Puna praktike lehtëson kalimin nga shkolla në botën reale. Për shumë të diplomuar, ndërrimi nga jeta studentore në jetën e një të diplomuari paraqet një udhëtim të vështirë. Kanë përfunduar ditët kur nuk keni nevojë të dilni jashtë deri te fillimi i orës së parë, të kërceni nga shtrati pesë minuta para fillimi të orës, të veshni diçka aty pranë, dhe të ecni dy minuta deri tek klasa. Tranzicionin bëhet më i lehtë nëse mësoni kërkesat e botës pas fakultetit, të mësoni se çfarë kontributi presin punëdhënësit prej teje dhe çfarë performance pritet nga ju në punë.
- Puna praktike zhvillon aftësitë e transferueshme. Në revolucionin biznesor që mbretëron në botën tonë, aftësitë zënë vendin e parë në karrierë. Fokusi mbetet në akumulim të aftësive të transferueshme që tejkalojnë fushat e karrierës dhe funksionet e zyrës. Në një punë praktike, ju mund të fitoni aftësi që ju japin diçka tjetër përpos shkollimit që keni, për ti transferuar në punën me orar të plotë.
- Puna praktike iu mundëson të zhvilloni aftësitë e intelegjencës sociale. Të mbijetoni në botën e punës kërkon më shumë se sa njohuritë nga librat dhe një kuptim të afërt të procesorëve të fjalës. Mësimet në jetë kërkojnë edhe aftësitë sociale, duke përfshirë punën ekipore, bisedimet me bashkëpunëtorë dhe të dini se kur duhet të flisni dhe kur nuk duhet.
A keni ide si të trajtoni zgjidhjen e konfliktit nëse njohuritë tuaja janë më të përditësuara se sa të mbikëqyrësit? A e dini çfarë të bëni nëse një bashkëpunëtor bëhet i paarsyeshëm? Puna praktike ju ofron informata fillestare për të gjitha këto aftësi të përditshme sociale.
Dokumentimi i Përvojës
Përditësimi i Rezymesë
Është e rëndësishme të përditësoni rezymenë tuaj sepse kurrë nuk dihet se kur mund t’ua kërkojnë atë. Cdo punë dhe/ose përvojë që keni duhet shënuar në rezyme dhe e njëjta vlen edhe për punën praktike. Shënoni mundësitë dhe detyrat që iu janë besuar përderisa i keni ende të freskëta në mendje. Shpeshherë punëdhënësit kërkojnë përvojën nga puna praktike tek punëtorët e mundshëm, kështu që të siguruarit që puna praktike është e përfshirë në rezymenë tuaj, mund të ju ndihmojë të siguroni një punë!
Krijoni portfolio
Portfolio është mjet marketingu që mund ta krijoni për ta shfrytëzuar gjatë kërkimit për punë. Gjërat që mund të përfshihen në portfolio përfshijnë kopjet/përmbledhjet e projekteve të realizuara, vlerësimet pozitive të performancës/komentet e mbikëqyrësit dhe letrat e rekomandimit. Portfolio juaj mund t’ju përcjellë në intervista dhe ju mund t’i theksoni ato gjatë bisedës për projektet dhe përvojat që keni pasur si praktikantë.
Përgatituni për intervista
Punëdhënësit bazojnë vendimet për punësim në idenë që sjellja dhe performanca e kaluar parashikojnë sjelljen dhe performancën e ardhshme. Puna praktike do t’iu ofrojë shembuj të shumtë për njohuritë, aftësitë dhe mundësitë tuaja, dhe aplikimin e tyre në mjedis profesional. Përgatituni ti shpalosni punëdhënësit punën tuaj praktike në mënyrë të qartë.
Politikat, udhëzimet dhe përgjegjësitë
Studentët në punën praktike apo ndonjë përvojë tjetër për kredi akademike, duhet të konsultohen me këshilltarin akademik apo atë të fakultetit, për të siguruar që kanë përmbushur politikat, udhëzimet dhe përgjegjësitë për lëndën specifike. Në përgjithësi, studentët duhet të kenë qëndrim të mirë akademik siç është përcaktuar nga institucioni dhe/ose programi i studimeve dhe të mos kenë shkelur Kodin e institucionit për Sjellje Studentore. Gjatë përvojës, studenti konsiderohet si një agjent i Kolegjit/Universitetit dhe duhet të jetë në përputhje me të gjitha politikat dhe udhëzimet e hartuara nga njësia e duhur akademike apo institucioni.
Roli i kolegjit / universitetit
Studentët në punë praktike duhet të shfrytëzojnë ndihmën e Kolegjit/Universitetit për të krijuar një përvojë të suksesshme. Për këto përvoja të cilat mund të shndërrohen në kredi akademike, studenti duhet të kërkojë ndihmën e departamentit akademik. Për të gjitha instancat tjera, studenti duhet të kontaktojë Zyrën për Zhvillim të Karrierës dhe Shërbimet për Mësimnxënie nga Përvoja.
Përfundimi
Përfitimet nga puna praktike apo ndonjë përvojë tjetër janë të mëdha. Aftësitë e transferueshme që do të fitoni gjatë raporteve profesionale janë burime që do ju ndihmojnë gjatë tërë kohës. Pasi të diplomoni, do të ballafaqoheni me tregun konkurrues të punës dhe puna praktike mund të jetë ajo që ju dallon nga turma. Është dëshmuar që puna praktike dhe puna e zellshme shpaguhen!