Qëllimi i këtij moduli është hartëzimi i shkurtër i llojeve të ndryshme të medieve që janë në dispozicion (tradicionale dhe mediet e reja). Përmes ushtrimeve që mund t’i bëni, kjo pjesë trajton raportet e ndryshueshme ndërmjet medieve dhe audiencës, derisa thekson diversitetin dhe kompleksitetin e burimeve dhe qëndrimeve në mediet tradicionale dhe ato të reja.
Raporti ndërmjet shpërndarjes së informatave, medieve dhe teknologjisë, pavarësisht a ofrohen këto informata në formë të papirusit, televizionit apo internetit, gjithmonë ka qenë i rëndësishëm në formësim të përmbajtjes, roleve të audiencës dhe prodhuesve të informacionit (gazetarë, redaktorë, kompani).
Disa definicione:
Mediet tradicionale (i referohen medieve të vjetra apo medieve të trashëguara) janë mjete të komunikimit dhe shprehjes që përfshijnë televizionin, gazetat, radion, revistat, filmat, studiot muzikore, librat dhe format tjera të publikimit të shtypur (forma që kanë ekzistuar para shpikjes së internetit). Shpërndarja e formalizuar, përmbajtja dhe bashkëveprimi janë ato që karakterizojnë këtë formë të medieve.
Mediet e reja (i referohet medieve sociale) janë mjetet e komunikimit dhe shprehjes që shfrytëzojnë teknologjinë e komunikimit digjital duke u mbështetur në internet. Këto përfshijnë ueb faqet, blogjet, gazetat dhe revistat online, video lojërat dhe mediet sociale. Karakteristika definuese e tyre është bashkëveprimi.
Si pjesë e medieve të reja, mediet sociale i referohen grupit të mjeteve të komunikimit të dedikuara për bashkëveprim, shpërndarje të informatave dhe bashkëpunim. Mediet sociale karakterizohen përmes aftësisë së shfrytëzuesit për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtjen.
Ushtrim i shpejtë:
Hulumto online dhe identifiko së paku tri medie të reja: mikro-blog, ëiki, platformë sociale.
Vizito këtë link se si mund të përdoret mikro-blogu në arsim: https://net.educause.edu/ir/library/pdf/ELI7051.pdf
Ushtrimi 1:
Së bashku me një apo më shumë miq tuaj, shënoni dhe krahasoni përgjigjet në pyetjet në vijim.
Çfarë lloje të medieve të reja janë në dispozicion?
Cilat i përdorni? Pse?
Si qaseni në medie? (në shkollë, punë, shtëpi, celular)
Sa shpesh?
Mendoni për një tregim në media që ju ka lënë përshtypje së fundi.
Kush ju ka treguar për këtë tregim?
Me kë e keni diskutuar dhe si?
A e keni lexuar tregimin, shikuar videon, komentuar apo postuar atë (online, me miq, familje?)
A mendoni që mendimi juaj është i rëndësishëm? Si? Pse/jo?
A mendoni që jeni të mirë-informuar?
Çfarë ngjashmëri dhe dallime keni vërejtur ndërmjet medieve të ndryshme?
Siç duket rolet dhe raportet e medieve tradicionale dhe atyre të reja ndryshojnë vazhdimisht. Kjo është e vërtetë posaçërisht për shkak të qasjes ndaj audiencës. Ushtrimi në vijim është për të paraqitur ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet medieve të reja dhe vjetra duke u fokusuar në rolet e tyre, në njerëzit për cilët mediet flasin dhe rolet e audiencës.
Për këtë ushtrim mund të formoni dy grupe (së paku dy persona në grup). Secili grup përgjigjet në pyetjet në vijim (Grupi 1 – Media; Grupi 2 – Personat; Grupi 3 – Rolet) dhe shënojnë përgjigjet në katrorët e dhënë. Koha prej 25 minuta është caktuar për të diskutuar pyetjet dhe shënuar përgjigjet. Pasi të jenë plotësuar të gjithë katrorët, atëherë mund të diskutoni së bashku. A pajtoheni apo jo me përgjigje? Çfarë do të shtonit? A do të përdornit fjalë tjera? Si? Pse?
Media:
Personat:
Rolet:
Kjo pjesë shikon se si krijohen raportet hulumtuese dhe raportet vetdijësuese. Gjithashtu ofron ushtrime për shfrytëzim të burimeve të ndryshme (hulumtime online, video, raportim) drejtë një kuptimi më të plotë dhe informacionit më të kompletuar për një çështje të caktuar. Kjo pjesë synon të ofroj shembuj se si të informohemi më mirë duke theksuar çështjet etike në medie.
Ushtrim i Hartësimit: Leximi kritik
Në këtë ushtrim do të angazhoheni në leximin kritik dhe interpretimin e informatave të dhëna në dy artikuj të fokusuar në ngacmimin në shkolla.
Ngacmimi në shkolla është problem që brengos shumë prindër, administratorë të shkollave dhe mësimdhënës. Kryesisht rrezikon mirëqenien fizike dhe emocionale të të ngacmuarve, por gjithashtu ngrit brengat për shkaktarët e ngacmimit, dmth mirëqenien fizike dhe emocionale të vet ngacmuesve.
Mediet janë angazhuar në ngritjen e problemit dhe vetëdijesim në lidhje me shumë aspekte të ngacmimit, duke përfshirë dhënën fizike dhe psikologjike, shëndetin mendor, performancën në shkollë, reagimin institucional etj.
Në këtë ushtrim pjesëmarrësit mund të ndahen në dy grupe, por ushtirmi mund të bëhet edhe me dy persona. Një person/grup lexon Artikullin 1 dhe tjetri Artikullin 2.
Artikulli 1
http://www.kosovotwopointzero.com/article/1445/ngacmimi-ne-shkollat-kosovare-dhe-pergjegjesia-jone
Artikulli 2
http://www.telegrafi.com/dhuna-ne-shkolla-alarm-per-institucionet-shkollore/
Pasi të keni lexuar artikullin, përgjigjuni në pyetjet më poshtë dhe shënoni përgjigjet.
Pasi të kesh shkruar përgjigjet, dy grupet/personat i bëjnë krahasimet. Shikoni secilën pyetje/përgjigje dhe diskutoni mënyrat në të cilat artikujt ngjasojnë apo dallojnë.
Në fund, diskutoni çfarë keni mësuar nga ky ushtrim. Ndoshta mund të shkruani një bllog për ushtrimin dhe përvojën tuaj të mësimnxënies. Shih Pjesën X se si të shkruash në mënyrë kritike.
Një pjesë e madhe e hulumtimit online dhe të informatave të ofruara nga mediet (për shembull, përcjellja në vendvotime) mbështeten në hulumtim kuantitativ dhe të dhëna. Për shembull, mediet vazhdimisht hulmutojnë për mënyrat e përdorimit të platformave nga shfrytëzuesit (audienca, publiku) – çfarë lexojnë, çfarë blejnë, çfarë shpërndajnë – dhe i shfrytëzojnë ato informata për të gjeneruar të dhëna dhe produkte.
Të dhënat e njëjta ndihmojnë në planifikimin e strategjive të marketingut, ndikon se si i vë në dispozicion/sugjeron mediumi informatat për ne, mund të formësoj fushata politike dhe tjera dhe si synojnë mbështetësit etj. Prandaj, aftësitë e leximit të të dhënave sasiore janë të vlefshme dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë se si krijohen dhe prezantohen informatat. Përndryshe, ne si audiencë pa kritikuar pranojmë atë që na ofrohet dhe nuk shfrytëzojmë mundësinë që të testojmë informatën që na është paraqitur si fakt.
Analizat, studimet dhe sondazhet përdoren për të krijuar të dhëna kuantitative (numerike) zakonisht të prezantuar përmes diagrameve dhe tabelave. Intervistat, hulumtimet, etnografia, historiku verbal etj konsiderohet si metoda kualitative dhe në përgjithësi janë pjesë e analizës së ofruar në formë narrative.
Pjesë e madhe e përmbajtjes mediale mbështetet në hulumtime të realizuara më herët nga medie specifike apo hulumtime të organizatave, institucioneve, instituteve, akademive etj. Ato të gjitha kanë perspektiva të veçanta dhe ofrojnë interpretime të ndryshme.
Ushtrim për lexim të të dhënave:
Shih dokumentet në vijim:
“Dokumenti për Veprim për Dhunën dhe Sigurinë në Shkollat Publike në Komunën e Prishtinës”
http://www.undp.org/content/dam/kosovo/docs/actionpaper/action_papper_alb.pdf (Fletushka 2)
Këtë ushtrim mund t’a bësh vetëm apo me shokë.
Zgjedh dy diagrame nga raporti dhe komento. Pyetjet në vijim mund të të ndihmojnë:
2.4. Udhëzime për media në lidhje me ngacmimin
Shih vegëzën: http://www.stopbullying.gov/neqs/media/index.html
Më poshtë do të gjeni definicione të termeve, fakte për ngacmim, udhëzime për media, praktikat më të mira, çfarë t’u shmangeni dhe rekomandime për media.
Ngacmimi: sjelle e padëshiruar agresive; perceptim i një disbalance të fuqisë; dhe përsëritje e sjelljes apo gjasa të larta për përsëritje.
Praktikat më të mira:
Çfarë t’u shmangeni:
Cituar nga ueb faqja, qasur më 12/08/2016.