2.2. Hulumtimi, Krahasimi dhe Reflektimi: Ngacmimi në Shkolla

Kjo pjesë shikon se si krijohen raportet hulumtuese dhe raportet vetdijësuese. Gjithashtu ofron ushtrime për shfrytëzim të burimeve të ndryshme (hulumtime online, video, raportim) drejtë një kuptimi më të plotë dhe informacionit më të kompletuar për një çështje të caktuar. Kjo pjesë synon të ofroj shembuj se si të informohemi më mirë duke theksuar çështjet etike në medie.

Ushtrim i Hartësimit: Leximi kritik

Në këtë ushtrim do të angazhoheni në leximin kritik dhe interpretimin e informatave të dhëna në dy artikuj të fokusuar në ngacmimin në shkolla.

Ngacmimi në shkolla është problem që brengos shumë prindër, administratorë të shkollave dhe mësimdhënës. Kryesisht rrezikon mirëqenien fizike dhe emocionale të të ngacmuarve, por gjithashtu ngrit brengat për shkaktarët e ngacmimit, dmth mirëqenien fizike dhe emocionale të vet ngacmuesve.

Mediet janë angazhuar në ngritjen e problemit dhe vetëdijesim në lidhje me shumë aspekte të ngacmimit, duke përfshirë dhënën fizike dhe psikologjike, shëndetin mendor, performancën në shkollë, reagimin institucional etj.

Në këtë ushtrim pjesëmarrësit mund të ndahen në dy grupe, por ushtirmi mund të bëhet edhe me dy persona. Një person/grup lexon Artikullin 1 dhe tjetri Artikullin 2.

Artikulli 1
http://www.kosovotwopointzero.com/article/1445/ngacmimi-ne-shkollat-kosovare-dhe-pergjegjesia-jone

Artikulli 2
http://www.telegrafi.com/dhuna-ne-shkolla-alarm-per-institucionet-shkollore/

Pasi të keni lexuar artikullin, përgjigjuni në pyetjet më poshtë dhe shënoni përgjigjet.

  • Çfarë është ngacmimi?
  • Kush është ngacmuesi?
  • Kush është ngacmuar?
  • Për çfarë flitet në tregim? Çfarë thotë?
  • Kush “flet” në tregim (Zerin e kujt e ngrit artikulli) ?
  • A janë burimet e besueshme? Pse?
  • Cilat informata janë të reja për juve?
  • Çfarë tjetër dëshironi të dini?
  • Për çfarë ju bën të mendoni ky artikull?
  • Si ju bën të ndiheni?
  • A ndryshoi tregimi mendimin tuaj për ngacmimin?

Pasi të kesh shkruar përgjigjet, dy grupet/personat i bëjnë krahasimet. Shikoni secilën pyetje/përgjigje dhe diskutoni mënyrat në të cilat artikujt ngjasojnë apo dallojnë.

Në fund, diskutoni çfarë keni mësuar nga ky ushtrim. Ndoshta mund të shkruani një bllog për ushtrimin dhe përvojën tuaj të mësimnxënies. Shih Pjesën X se si të shkruash në mënyrë kritike.


Keni harruar fjalëkalimin?