Qëllimi i këtij moduli është hartëzimi i shkurtër i llojeve të ndryshme të medieve që janë në dispozicion (tradicionale dhe mediet e reja). Përmes ushtrimeve që mund t’i bëni, kjo pjesë trajton raportet e ndryshueshme ndërmjet medieve dhe audiencës, derisa thekson diversitetin dhe kompleksitetin e burimeve dhe qëndrimeve në mediet tradicionale dhe ato të reja.
Raporti ndërmjet shpërndarjes së informatave, medieve dhe teknologjisë, pavarësisht a ofrohen këto informata në formë të papirusit, televizionit apo internetit, gjithmonë ka qenë i rëndësishëm në formësim të përmbajtjes, roleve të audiencës dhe prodhuesve të informacionit (gazetarë, redaktorë, kompani).
Disa definicione:
Mediet tradicionale (i referohen medieve të vjetra apo medieve të trashëguara) janë mjete të komunikimit dhe shprehjes që përfshijnë televizionin, gazetat, radion, revistat, filmat, studiot muzikore, librat dhe format tjera të publikimit të shtypur (forma që kanë ekzistuar para shpikjes së internetit). Shpërndarja e formalizuar, përmbajtja dhe bashkëveprimi janë ato që karakterizojnë këtë formë të medieve.
Mediet e reja (i referohet medieve sociale) janë mjetet e komunikimit dhe shprehjes që shfrytëzojnë teknologjinë e komunikimit digjital duke u mbështetur në internet. Këto përfshijnë ueb faqet, blogjet, gazetat dhe revistat online, video lojërat dhe mediet sociale. Karakteristika definuese e tyre është bashkëveprimi.
Si pjesë e medieve të reja, mediet sociale i referohen grupit të mjeteve të komunikimit të dedikuara për bashkëveprim, shpërndarje të informatave dhe bashkëpunim. Mediet sociale karakterizohen përmes aftësisë së shfrytëzuesit për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtjen.
Ushtrim i shpejtë:
Hulumto online dhe identifiko së paku tri medie të reja: mikro-blog, ëiki, platformë sociale.
Vizito këtë link se si mund të përdoret mikro-blogu në arsim: https://net.educause.edu/ir/library/pdf/ELI7051.pdf
Ushtrimi 1:
Së bashku me një apo më shumë miq tuaj, shënoni dhe krahasoni përgjigjet në pyetjet në vijim.
Çfarë lloje të medieve të reja janë në dispozicion?
Cilat i përdorni? Pse?
Si qaseni në medie? (në shkollë, punë, shtëpi, celular)
Sa shpesh?
Mendoni për një tregim në media që ju ka lënë përshtypje së fundi.
Kush ju ka treguar për këtë tregim?
Me kë e keni diskutuar dhe si?
A e keni lexuar tregimin, shikuar videon, komentuar apo postuar atë (online, me miq, familje?)
A mendoni që mendimi juaj është i rëndësishëm? Si? Pse/jo?
A mendoni që jeni të mirë-informuar?
Çfarë ngjashmëri dhe dallime keni vërejtur ndërmjet medieve të ndryshme?