Në këtë pjesë do të gjesh material – diskutime, shembuj dhe ushtrime – që përfaqësojnë çështjen e përfaqësimit. Materiali në mënyrë specifike propozon mënyrat për të analizuar dhe interpretuar fotografitë. Materiali gjithashtu trajton mënyrat se si mund të përdoren fotografitë në media për të shprehur normat dhe vlerat sociale dhe si të kontestohen ato.
Diskutimi:
Ka shumë modele teorike përmes cilave fotografitë mund të lexohen dhe interpretohen. Janë dy modele të cilat përdoren më së shumti; modeli realist dhe modeli konstruktivist.
Pjesën në vijim mund t’a lexoni individualisht apo së bashku me tjerët dhe të zhvilloni diskutim. Kjo pjesë është e rëndësishme sepse është e dobishme për realizimin e ushtrimeve në vijim.
Modeli realist: sipas këtij modeli, një fotografi mund të jetë universale – mund të ketë kuptimin e njëjtë në kohë dhe vend të ndryshëm – prandaj është gjurmë për diçka të vërtetë.
Për shembull: Imagjino një lopë. Dikush mund të thotë që kjo fotografia e dhënë paraqet një lopë në natyrën e saj të zakonshme. Prandaj, ekziston kuptim universal se çfarë është lopa; që kudo dhe kurdo shikuesi mund të identifikojë këtë fotografi si fotografia e një lope. Me fjalë tjera, qëllimi që ka fotografia për të paraqitur është ai që sheh shikuesi.
Duke shikuar fotografinë, pyete veten: çfarë shoh kur shikoj këtë fotografi? çfarë është ilustruar? Ku është bërë kjo fotografi? A ka hapësirë për interpretim dhe dallime në perceptim?
Siç duket kjo fotografi nuk ofron ndonjë kontekst social. Megjithatë, mund të themi se fotografia ilustron qetësi dhe natyrën e paprekur në një vend në Alpe. Kjo mund të interpretohet si kuptimi i një fotografie. A mendoni që modeli realist (shih definicionin më lart) është i përshtatshëm apo jo? Pse?
Modeli konvencionalist/konstruktivist: Sipas këtij modeli, përmes një fotografie mund të shprehim normat dhe vlerat sociale. Prandaj, fotografia paraqet gjërat në mënyrë të veçantë dhe është mënyrë për transmetim të vlerave tona sociale dhe kulturore (madje edhe përmes fotografisë lart) . Dikush mund të thotë që fotografia bart gjëra të ndryshme tek njerëz të ndryshëm (kultura), dhe që ajo se çfarë synon fotografi në këtë rast mund të interpretohet ndryshe. Prandaj, shikuesit/audienca, njerëzit e përfaqësuar, artistët, agjencitë e marketingut, korporatat, redaktorët etj, të gjithë marrin pjesë në dhënien e kuptimit të fotografive.
Në fotografinë lart përsëri shohim një lopë. Megjithatë, kësaj radhe është shtuar konteksti. Konteksti gjithashtu dallon dhe ndikon në leximin tonë.
Përsëri, pyete veten: çfarë shoh kur shikoj këtë fotografi? Cfarë është ilustruar? Ku është bërë kjo fotografi?
Dikush mund të ndërlidhë këtë fotografi me fenë Hindu që konsideron lopën si kafshë të shenjtë, një simbol të tokës dhe jetës prandaj njerëzit shfaqin respekt dhe nderim për ato.
Përsëri, pyete veten: çfarë shoh kur shikoj këtë fotografi? Cfarë është ilustruar? Ku është bërë kjo fotografi?
Fotografia lart paraqet disa lopë në një mjedis industrial. Për dikë kjo fotografi paraqet faktin që ne përdorim lopët për ushqim, por për disa tjerë kjo shprehë vrazhdësi dhe keqtrajtim të kafshëve. Për shembull, vegjetarianët çmojnë jetët e kafshëve sikur ato të njerëzve dhe janë kundër prodhimit masiv të produkteve nga kafshët. Një analizë tjetër i referohet zhvillim teknologjik, mjekësor dhe ekonomik që kanë shtyrë deri tek rritja e shpejtë e popullatës dhe kanë krijuar kërkesën dhe mundësitë për prodhim masiv të mishit. Megjithatë, aktivistët për drejtat e kafshëve dhe ambientalistët kritikojnë këto zhvillime. Ata kanë theksuar dëmet e shkaktuara në mjedis (CO2 i liruar nga kafshët dhe nevoja për kullotje, transportim, magazionim), trajtiminin jo-njerëzor të kafshëve, si dhe rrezikun për shëndetin (përdorimi i tepërt i antibiotikëve për kafshë, të ushqyerit e tepruar etj).
Ky shembull ilustron se si ndryshimet e vlerave dhe normave sociale formësojnë interpretimin tonë të fotografive dhe që ato interpretime nuk janë domosdoshmërisht të njëjta (një grup mund të sheh atë si pjesë të avancimit dhe zhvillimit, derisa tjerët shohin degradim të mjedisit dhe rrezik për shëndetin). Gjithashtu, mënyrat se si “shohim” ne janë të ndërlidhura edhe me kulturën, historinë, gjeografinë, si dhe besimet tona politike.
Nëse mendojmë për kulturën si një kuptim të përbashkët dhe shoqërinë si raporte të përbashkëta, atëherë fotografitë pasqyrojnë ato kuptime dhe raporte. Me fjalë tjera, ne lexojmë dhe “shohim” përmes kuptimeve të përbashkëta. Për shembull, dikush mund të konsideroj kulturën si një palë syze përmes cilave shohim botën në mënyrë të veçantë. Faktor i rëndësishëm është edhe pozita prej cilës paraqitemi.
Fotografitë shërbejnë si referenca të gjërave që ne vec se i njohim, për shembull ikona e zarfit për shumicën nënkupton email. Megjithatë, mund të ekzistojnë disa mosmarrëveshje lidhur me kuptimin e fotografive. Për gjeneratën e vjetër që kujtojnë letrat e shkruara me dorë, zarfi i referohet letrës së dashurisë. Dallimet në kuptime mund të jetë ndërmjet gjeneratave, siç paraqet shembulli me zarfin, por këto dallime në përgjithësi gjithmonë janë rezultat i ndryshimeve në mjedis social, ekonomik dhe politik. Ky i fundit është fokusi i pjesës tjetër të modulit.
Për ushtrimin e radhës duhet të ndaheni në grupe nga dy apo më shumë. Në grup shikoni fotografitë në vijim (7 objekte):
Diskutoni dhe tregoni se çfarë paraqet për ju si grup secila fotografi . Më pas, përgatitni një tregim duke rregulluar fotografitë sipas dëshirës. Duke iu referuar secilës fotografi, krijoni një tregim që bënë lidhjen e fotografive në një narracion. Ndoshta është mirë të shkruani narracionin në fillim. Mund të emërtoni fotografitë (p.sh. karrige, derë etj), ti përsëritni ato në narracion dhe/ose të ofroni përshkrim apo kuptim të objektit në foto. Nuk ka rregulla strikte për emërtim, përshkrim apo interpretim.
Grupet paraqesin narracionin para njëra tjetrës. Pasi të keni përfunduar, diskutoni dallimet dhe ngjashmëritë në narracione, mënyrën e emërtimit dhe përshkrimin e fotografive. Çfarë mendoni, prej nga vijnë këto ngjashmëri dhe dallime?
Këtë ushtrim mund të bëni në formë të lojës. Madje mund t’ia sugjeroni mësuesit dhe të bëni ushtrimin në shkollë apo me miq në ndonjë mjedis tjetër.
Uluni në një rreth dhe vendosni një karrige në mes të këtij rrethi. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të përshkruajnë se çfarë shohin.
Duke u mbështetur në përgjigjet bëhet e qartë që dallimet në pozitat fizike janë të ngjashme me qëndrimet që kemi varësisht nga pozita sociale, historike dhe ekonomike.
Për shembull, liria e lëvizjes kryesisht kushtëzohet me kufijtë politik, ekonomik dhe mundësitë. Nëse marrim parasysh rastin e liberalizimit të vizave në Kosovë, shohim që zhvillimet politike kanë krijuar një situatë ku qytetarët kosovar nuk munden të lëvizin prej një vendi në tjetrin në BE ashtu siç munden fqinjët e tyre. Megjithatë, disa grupe të kosovarëve kanë më shumë lëvizshmëri se tjerët (për shembull, familjet me të hyra më të larta). Prandaj, pozitat tona sociale, ekonomike dhe politike formësojnë mënyrën si interpretojmë atë çfarë shohim.
Kjo pjesë ofron diskutim dhe ushtrim.
Shikoni fotografitë në vijim. Ushtrimin mund të bëni vetëm apo me tjerët. Shënoni çfarë shihni në secilën fotografi dhe shënoni dallimet dhe ngjashmëritë që vëreni. Diskutoni për shënimet e juaja.
Diskutimi
Fotografitë tregojnë se si idetë për bukurinë nuk janë fikse dhe universale. Ato mbështeten në ndikimin e veçantë kulturor dhe të tjera ndikime, prandaj reflektojnë vlerat sociale të kohës dhe të një vendi të caktuar. Fotografitë tregojnë se si gjatë periudhave të ndryshme historike kanë ndryshuar përfaqësimet dominuese të bukurisë femërore. Në fotografinë e parë, gruaja duket pasive, e qetë dhe e pafajshme. Gjatë kohës se renesancës (në perëndim), pikturat kanë qenë medium përmes cilit janë shpërndarë idetë. Në fotografinë e dytë, Marilyn Monroe, fotografia e të cilës është përhapur globalisht (filma, reklama etj), është bërë ikonë e bukurisë gjatë viteve 1960. Ngjashëm me gruan në fotografinë e parë, fotografia e saj fuqizon idetë e bukurisë dhe feminitetit si pasiv, romantik, sensual dhe naiv. Në një mënyrë, pritshmëria sociale për një femër ishte që ajo të jetë e bukur në mënyrë të veçantë, të reflektojë pozitën dhe rolin e saj në shoqëri. Ashtu siç paraqesin fotografitë tre dhe katër, nocionet bashkëkohore të bukurisë femërore gjithashtu mbështeten në trendet e vendosura nga industria e modës si dhe filmat dhe reklamat. Në fotografinë e tretë, Cindy Crawford, super modele gjatë 1990 paraqitet më aktive dhe më e fuqishme. Ikonat e bukurisë që janë më të reja dhe më të holla së fundi kanë zëvendësuar këtë model të bukurisë. Një shembull tjetër është Cara Delevingne, modele dhe aktore në fotografinë katër, posaçërisht e popullarizuar tek adoleshentët.
Fotografitë lart tregojnë se si nocionet e gjinisë – në këtë rast të natyrës femërore – janë ndërlidhur me paraqitjen fizike dhe si ato kanë reflektuar pozitat e ndryshueshme të shoqërive të femrave. Ato gjithashtu dokumentojnë rolet e ndryshueshme që kanë femrat dhe rolet të cilat u janë caktuar atyre. Prandaj, fotografitë kanë kuptimin që varet nga konteksti dhe mund të kanë informata të çmueshme në lidhje me një shoqëri dhe kohë të caktuar.
Gjithashtu brenda një shoqërie të caktuar, grupe të ndryshme mund të kenë perceptime të ndryshme se çfarë konsiderohet e bukur. Një shembull tjetër është se si shprehja “E zeza është e bukur”, e cila gjatë viteve 1960 në SHBA ka reflektuar konfliktin për fuqizimi të afrikano-amerikanëve dhe aspiratave drejtë ndryshimit të vlerave sociale të asaj kohe. Madje edhe sot siç paraqesin fotografitë më lart, nocionet dominuese të bukurisë ndërlidhen me të bardhën. Prandaj, fotografitë kanë rëndësi. Ato kanë rëndësi sepse formësojnë dhe formësohen nga raportet sociale, politike dhe ekonomike.
1 “Një grua në dhomën për grim” nga Titian. Fotografi. Britannica Online for Kids. Ueb. 19 gusht 2016. <http://kids.britannica.com/elementary/art-88772>.
3 http://www.vogue.com/9171253/workout-video-fitness-evolution-jane-fonda-cindy-crawford-tracy-anderson/ 19 gusht 2016
4 https://en.wikipedia.org/wiki/Cara_Delevingne 19 gusht 2016
Gjeni ju lutem më poshtë linkun për ushtrimin për hartëzim.
Në këtë ushtrim do të angazhoheni në lexim kritik dhe diskutim për një vepër artistike. Vepra artistike e titulluar Tranzicioni nga artisti Erzen Shkololli është një kompozicion i tri fotografive.
Shikoje: http://www.e-cart.ro/1/blood/poze/blood5_uk.html
Diskutoni në grup se çfarë shihni. Përdorni pikët e diskutimit nga Leximi i Fotografive gjatë diskutimit për këtë vepër artistike.
Disa pyetje për t’u përgjigjur (mbaj shënime):
Për këtë pjesë do të angazhoheni në ushtrimin me fotografim. Më se miri është nëse punoni dy nga dy, por gjithashtu mund të bëni edhe grupe.
Ndahuni në dy grupe dhe zhvilloni idetë tuaja (keni së paku 30 minuta kohë). Mund të përdorni telefonat e juaj për të fotografuar.
Së pari duhet të vendosni se çfarë dëshironi të fotografoni dhe më pas të shkruani një përshkrim të shkurtër të fotografisë (një paragraf). Parashtroja vetes pyetjet si në vijim:
Gjithashtu, kini parasysh çështjet etike:
https://aphotojournalistvieëpoint.wordpress.com/2013/12/18/photojournalism-code-of-ethics/
Nëse fotografoni një person – kërkoni lejen e tyre.
A do të shkaktoj ndonjë polemikë fotografia? Nëse po, çfarë? A do të dëshironi të bëni fotografinë prapëseprapë? Pse?
Pasi kanë bërë fotografinë, dhe keni shkruar përshkrimin, grupet do të angazhohen në interpretim të fotografive:
Grupi 1 do të bëjë interpretimin e fotografisë së Grupit 2, pastaj Grupi 2 do të lexoj paragrafin e vet. Pastaj fillon diskutimi i ngjashmërive dhe dallimeve në qëllim dhe interpretim.
Grupi 2 do të bëjë interpretimin e fotografisë të Grupit 1, pastaj Grupi 1 do të lexoj paragrafin e vet. Pastaj fillon diskutimi i ngjashmërive dhe dallimeve në qëllim dhe interpretim.