3.1. Lidhja e fotografive

Fotografitë  shërbejnë si referenca të gjërave që ne vec se i njohim, për shembull ikona e zarfit për shumicën nënkupton email. Megjithatë, mund të ekzistojnë disa mosmarrëveshje lidhur me kuptimin e fotografive. Për gjeneratën e vjetër që kujtojnë letrat e shkruara me dorë, zarfi i referohet letrës së dashurisë. Dallimet në kuptime mund të jetë ndërmjet gjeneratave, siç paraqet shembulli me zarfin, por këto dallime në përgjithësi gjithmonë janë rezultat i ndryshimeve në mjedis social, ekonomik dhe politik. Ky i fundit është fokusi i pjesës tjetër të modulit.

Për ushtrimin e radhës duhet të ndaheni në grupe nga dy apo më shumë. Në grup shikoni fotografitë në vijim (7 objekte):

Diskutoni dhe tregoni se çfarë paraqet për ju si grup secila fotografi . Më pas, përgatitni një tregim duke rregulluar fotografitë sipas dëshirës. Duke iu referuar secilës fotografi, krijoni një tregim që bënë lidhjen e fotografive në një narracion. Ndoshta është mirë të shkruani narracionin në fillim. Mund të emërtoni fotografitë (p.sh. karrige, derë etj), ti përsëritni ato në narracion dhe/ose të ofroni përshkrim apo kuptim të objektit në foto. Nuk ka rregulla strikte për emërtim, përshkrim apo interpretim.

Grupet paraqesin narracionin para njëra tjetrës. Pasi të keni përfunduar, diskutoni dallimet dhe ngjashmëritë në narracione, mënyrën e emërtimit dhe përshkrimin e fotografive. Çfarë mendoni, prej nga vijnë këto ngjashmëri dhe dallime?


Keni harruar fjalëkalimin?