3.3. Çfarë është bukuria?

Kjo pjesë ofron diskutim dhe ushtrim.

Shikoni fotografitë në vijim. Ushtrimin mund të bëni vetëm apo me tjerët. Shënoni çfarë shihni në secilën fotografi dhe shënoni dallimet dhe ngjashmëritë që vëreni. Diskutoni për shënimet e juaja.

1       2

3        

Diskutimi

Fotografitë tregojnë se si idetë për bukurinë nuk janë fikse dhe universale. Ato mbështeten në ndikimin e veçantë kulturor dhe të tjera ndikime, prandaj reflektojnë vlerat sociale të kohës dhe të një vendi të caktuar. Fotografitë tregojnë se si gjatë periudhave të ndryshme historike kanë ndryshuar përfaqësimet dominuese të bukurisë femërore. Në fotografinë e parë, gruaja duket pasive, e qetë dhe e pafajshme. Gjatë kohës se renesancës (në perëndim), pikturat kanë qenë medium përmes cilit janë shpërndarë idetë. Në fotografinë e dytë, Marilyn Monroe, fotografia e të cilës është përhapur globalisht (filma, reklama etj), është bërë ikonë e bukurisë gjatë viteve 1960. Ngjashëm me gruan në fotografinë e parë, fotografia e saj fuqizon idetë e bukurisë dhe feminitetit si pasiv, romantik, sensual dhe naiv. Në një mënyrë, pritshmëria sociale për një femër ishte që ajo të jetë e bukur në mënyrë të veçantë, të reflektojë pozitën dhe rolin e saj në shoqëri. Ashtu siç paraqesin fotografitë tre dhe katër, nocionet bashkëkohore të bukurisë femërore gjithashtu mbështeten në trendet e vendosura nga industria e modës si dhe filmat dhe reklamat. Në fotografinë e tretë, Cindy Crawford, super modele gjatë 1990 paraqitet më aktive dhe më e fuqishme. Ikonat e bukurisë që janë më të reja dhe më të holla së fundi kanë zëvendësuar këtë model të bukurisë. Një shembull tjetër është Cara Delevingne, modele dhe aktore në fotografinë katër, posaçërisht e popullarizuar tek adoleshentët.

Fotografitë lart tregojnë se si nocionet e gjinisë – në këtë rast të natyrës femërore – janë ndërlidhur me paraqitjen fizike dhe si ato kanë reflektuar pozitat e ndryshueshme të shoqërive të femrave. Ato gjithashtu dokumentojnë rolet e ndryshueshme që kanë femrat dhe rolet të cilat u janë caktuar atyre. Prandaj, fotografitë kanë kuptimin që varet nga konteksti dhe mund të kanë informata të çmueshme në lidhje me një shoqëri dhe kohë të caktuar.

Gjithashtu brenda një shoqërie të caktuar, grupe të ndryshme mund të kenë perceptime të ndryshme se çfarë konsiderohet e bukur. Një shembull tjetër është se si shprehja “E zeza është e bukur”, e cila gjatë viteve 1960 në SHBA ka reflektuar konfliktin për fuqizimi të afrikano-amerikanëve dhe aspiratave drejtë ndryshimit të vlerave sociale të asaj kohe. Madje edhe sot siç paraqesin fotografitë më lart, nocionet dominuese të bukurisë ndërlidhen me të bardhën. Prandaj, fotografitë kanë rëndësi. Ato kanë rëndësi sepse formësojnë dhe formësohen nga raportet sociale, politike dhe ekonomike.


1 “Një grua në dhomën për grim” nga Titian. Fotografi. Britannica Online for Kids. Ueb. 19 gusht 2016.  <http://kids.britannica.com/elementary/art-88772>.

2 http://www.pintattoos.com/800/marilyn-monroe-body-photo-shared-by-alejoa-tattoo-share-images/ORdGF0dG9vcy5mYW5zc2hhcmUuY29tL3Bob3Rvcy9tYXJpbHlubW9ucm9lL21hcmlseW4tbW9ucm9lLWJvZHktMTY5NzQ0MTQyMi5qcGc/ 19 gusht 2016

3 http://www.vogue.com/9171253/workout-video-fitness-evolution-jane-fonda-cindy-crawford-tracy-anderson/ 19 gusht 2016

4 https://en.wikipedia.org/wiki/Cara_Delevingne 19 gusht 2016

5 https://www.youtube.com/watch?v=EJpnLzYsDko


Keni harruar fjalëkalimin?