Në shekullin 21 adoleshentët e moshës 14-18 janë të bombarduar me informata të një volumi dhe shpeshtësie që para disa viteve do të ishin të paimagjinueshme. Ajo se çfarë pranojnë ata, formëson mendimin dhe besimet e tyre, njohuritë e tyre dhe përfundimisht sjelljen e tyre; kështu duke ndikuar mënyrën se si funksionojnë brenda – dhe kontribuojnë në – komunitet dhe shoqëri si tërësi.
Pasi që ekspozimi ndaj medieve asnjëherë nuk ka qenë më i madh, është e rëndësishme që adoleshentët të jenë të vetëdijshëm për informatat me cilat ballafaqohen dhe të kenë mundësi të kuptojnë dhe vlerësojnë ato nga këndvështrimi kritik.
Në shekullin 21, shkrim-leximi kritik medial është një domosdoshmëri jo vetëm për mirëqenien e vet individëve – imagjino një të ri që nuk mund të bëjë dallimin ndërmjet një informacioni valid dhe një të rrejshëm për shëndet – por për krijimin e paqes, sigurisë publike dhe demokracisë pjesëmarrëse.
Shkrim-leximi medial mund të fuqizojë të rinjtë për të qenë kontribues pozitiv në shoqëri, për të sfiduar sugjerimet dhe qasjet antisociale dhe për të shërbyer si agjentë për ndryshimin social.
Qëllimi është të ndihmoj adoleshentët të aftësohen në të menduarin kritik për të gjitha format mediale me cilat ata ballafaqohen, të fuqizoj të rinjtë për të qenë të vetëdijshëm për interpretimin e asaj që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.
Plan-programi i shkrim-leximit kritik medial, i paraqitur këtu, është një qasje joformale edukative që zgjeron nocionin e shkrim-leximit duke përfshirë forma të ndryshme të komunikimit masiv dhe teknologjive të reja siç janë televizioni, mediet sociale dhe portalet online. Ai thellon potencialin e të menduarit kritik për të analizuar raportet ndërmjet medieve, audiencës dhe informatave.
Problemi me kulturën mediale është që ajo mund të avancojë seksizmi, radikalizmin, etnocentrizmin, homofobinë dhe format tjera të paragjykimit, dhe të kontriboj në shpërndarje të keq-informimit, ideologjive problematike dhe vlerave të dyshimta që përputhshmërisht promovojnë qasjen dialektike.
Varësia e “verbër” në medie dëmton pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe detyrat qytetare për të vë në dyshim, për të sfiduar dhe korrigjuar padrejtësitë sociale. Prandaj është e rëndësishme që adoleshentët të fuqizohen për të identifikuar këtë dinamikë, për t’iu qasur informatës në mënyrë kritike, për të identifikuar dhe analizuar anshmërinë dhe për të gjykuar vlerën, autenticitetin dhe autoritetin e informatave me cilat ballafaqohen.
Përfundimisht, shkrim-leximi kritik medial inkurajon zhvillimin e kulturës pjesëmarrëse. Kultura pjesëmarrëse zhvillon mësimnxënien ndërmjet bashkëmoshatarëve, ndërron sjelljen ndaj pronës intelektuale, diversifikon shprehjet kulturore, zhvillon aftësitë për vend të punës dhe fuqizon konceptet e shtetësisë.
Shkrim-leximi kritik medial ofron burime për të interesuarit në aspektin e hulumtimit, diskutimit, mendimit dhe shkrimit në mënyrë kritike. Synimi është që ju të bëheni mendimtarë kritik dhe të pavarur si dhe agjentë të ndryshimeve sociale që dëshironi të shihni.
Gjithashtu, përpos disa definicioneve të punës, plan-programi ofron mundësi për të fituar dhe aplikuar mësimet në praktikë.
Këtu do të gjeni “lojërat” dhe ushtrimet që mund të përdorni individualisht dhe në grupe.
Ushtrimet përfshijnë:
Të menduarit kritik është mënyra e të menduarit që kërkon identifikim të të vërtetave dhe besimeve të zakonshme si dhe stereotipet dhe paragjykimet. Të menduarit kritik është një proces i cili kërkon rimendim mbi supozimet për të krijuar perspektiva, definicione dhe kuptime të reja.
Përmes të menduarit kritik ne kuptojmë që ekzistojnë qasje të ndryshme për të krijuar pretendime dhe argumente, dhe kuptojmë që kuptimet e ndryshme mund t’i atribuohen ngjarjeve, çështjeve, shënimeve dhe informatave të njëjta.
Siç thekson John Deëey, filozof amerikan dhe reformist arsimor, ky proces shpie tek i ashtuquajturi mendimi reflektiv ku “qëllimisht kërkohet baza për besim dhe analizohet përshtatshmëria për të mbështetur këtë besim. Me të vërtet ka vlerë edukative …” (Si Mendojmë, 1910: 2)
Të menduarit kritik është proces intelektualisht i disiplinuar i konceptualizimit, aplikimit, sintetizimit mjeshtëror dhe aktiv dhe/ose vlerësimit të informatave të grumbulluara nga, apo krijuara nga, vëzhgimi, përvoja, reflektimi, arsyetimi apo komunikimi si udhëzues për besim dhe veprim. Në formën e vet shembullore bazohet në vlerat universale intelektuale që shkojnë përtej ndarjes së lëndës:
Qartësia
Saktësia
Preciziteti
Konsistenca
Relevanca
Dëshmitë e forta
Arsye të mira
Thellësia
Gjerësia dhe
Paanshmëria.
Deklaratë nga Michael Scriven & Richard Paul – prezantuar në Konferencën e 8 Ndërkombëtare Vjetore për Të Menduarit Kritik dhe Reforma në Arsim, Verë 1987
Këtë lojë mund të luani vetëm ose në grup. Nëse jeni në një grup të madh, 8 persona apo më shumë, mund të ndani grupin në dy. Si alternativë, së pari mund të punoni në grup me fjalën e parë, pastaj të dytën apo mund të bëni ushtrimin vetëm.
Grupi medial: fillo duke shtuar fjalët që ndërlidhet me fjalën “media”. Për shembull, personi i parë thotë “TV”, tjetri përsërit këtë fjalë dhe shton edhe një tjetër psh lajme e kështu me radhë. Për të vazhduar tutje, ndaj pesë sekonda për secilën fjalë. Shih sa fjalë mund të fitoj secili grup. Gjatë kësaj kohë shëno fjalët e propozuara.
Grupi i të menduarit: fillo duke shtuar fjalët që ndërlidhen me fjalën “të mendiarit”. Për shembull, personi i parë thotë: “mendje”, tjetri përsërit këtë fjalë dhe shton edhe një tjetër, psh truri dhe kështu me radhë. Për të vazhduar tutje, ndaj pesë sekonda për secilën fjalë. Shih sa fjalë mund të fitoj secili grup. Gjatë kësaj kohe trajneri shënon fjalët në letër-mbajtëse apo tabelë.
Bazuar në fjalët, secili grup krijon definicionin për “media” dhe për “të menduarit”.
Pastaj grupi diskuton nëse këto definicione janë të njëjta apo dallojnë nga ajo se çfarë kanë menduar fillimisht për këto dyja. Si ngjasojnë, apo si dallojnë?
Për të ndihmuar diskutimin, mund të shfrytëzoni tabelën në vijim me shembuj dhe të shtoni definicionet tjera.
Media
Media shërben për të informuar, ofruar lajme për ngjarjet.
Media shërben për të zbavitur dhe është aktivitet për kohë të lirë.
Media më ofron mundësinë të jem aktiv në komunitet.
Plotëso:
Të menduarit
Të menduarit është pjesë natyrore e të qenit njeri.
Të menduarit është diçka që mendohet që rrjedh nga familja, shkolla, media etj.
Të menduarit ka të bëjë me imagjinatën dhe lidhjen me njerëz.
Plotëso:
Ushtrimi me ndërlidhjen e fjalëve ishte për të krijuar definicionet bazuar në mendimet ekzistuese që kemi, p.sh. kur themi “fuqi”, asociimi i zakonshëm është “burrë”, apo kur themi “e vërteta”, asociimi i zakonshëm është “shkenca”.
Në këtë pjesë do të shikojmë se si krijohen kategoritë. Mund të ushtroni duke shikuar nocionet e veçanta (fjala, koncepti) dhe të zbuloni se prej nga vjen definicioni / kuptimi i zakonshëm i tyre.
Këto ushtrime janë shembuj se si të menduarit kritik shpie tek identifikimi i të vërtetave dhe stereotipeve të zakonshme, dhe tek procesi i rimendimit të tyre.
Dy kategoritë e rradhës janë
Individualisht ju mund të identifikoni edhe grupe tjera dhe të bëni ushtrimin e njëjtë edhe me ato.
Mund të bëni këtë ushtrim vetëm apo në grup. Nëse jeni një grup i madh, 6 persona apo më shumë, mund të ndaheni në dy grupe. Si alternativë, së pari ushtroni me fjalën e parë e pastaj tjetrën, apo mund të ushtroni vetëm.
Pjesëmarrësit thonë se çfarë iu bie ndërmend kur të dëgjojnë fjalën “mashkull”, dhe çfarë kur të dëgjojnë fjalën “femër”. Një person plotëson kolonat (shih tabelën më poshtë) me përgjigjet e pjesëmarrësve.
Gjithashtu ju mund të zgjidhni një person që të veproj si moderator. Moderatori shpjegon rregullat, mban shënime dhe ndihmon pjesëmarrësit për të bërë krahasime dhe diskutime. Ai do të jetë përgjegjës edhe për t’u siguruar që të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi të flasin dhe të koordinoj pjesëmarrjen e barabartë të të gjithëve.
Moderatori kërkon që pjesëmarrësit të ofrojnë shembuj për të ilustruar se si fjalët e ndryshme që iu bien ndërmend përshtaten në njërën apo tjetrën kategori.
Pse do të thoshit që këto fjalë i takojnë kësaj apo tjetrës kategori?
A mund të mendoni për ndonjë shembull kur nuk është kështu?
A është e mundur të ndërrohen vendet (fjalët që janë tek kategoria “mashkull” të shënohen tek kategoria “femër” dhe e kundërta)?
Si do të diskutoni saktësinë e këtij ndërrimi?
Mund të bëni këtë ushtrim vetëm apo në grup. Nëse jeni një grup i madh, 6 persona apo më shumë, mund të ndaheni në dy grupe. Si alternativë, së pari ushtroni me fjalën e parë e pastaj tjetrën apo mund të ushtroni vetëm.
Pjesëmarrësit thonë se çfarë iu bie ndërmend kur të dëgjojnë fjalët ‘besim’, ‘shkencë’ dhe ‘e vërteta’. Një person plotëson kolonat (shih tabelën poshtë) me përgjigjet e pjesëmarrësve. Mund të thoni gjitha definicionet / përshkrimet që iu bien në mend.
Gjithashtu mund të zgjidhni një person të veproj si moderator. Moderatori shpjegon rregullat, mban shënime dhe ndihmon pjesëmarrësit për të bërë krahasime dhe diskutime. Ai është përgjegjës edhe për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi të flasin dhe t’i japin fjalën pjesëmarrësve dhe të koordinoj pjesëmarrjen e barabartë të të gjithëve.
Pastaj në grup mund të diskutoni dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet tri fjalëve.
Disa sugjerime të definicioneve janë dhënë më poshtë.
Shkenca: aktiviteti intelektual dhe praktik që thekson studimin sistematik dhe sjelljen fizike apo natyrore të botës përmes vështrimit dhe eksperimentimit.
Besimi: pranim, besim, siguri që një fjali apo diçka është e vërtetë apo reale.
E vërteta: një fakt apo besim që pranohet si i vërtetë.
Një shembull për të analizuar është dallimi i shpjegimit – ndërmjet teorisë se kreacionizmit dhe teorisë së shpërthimit të madh – në lidhje me krijimin e universit dhe jetës në tokë.
Teoria e shpërthimit të madh – thekson që universi ka kaluar nëpër një ngjarje kataklizmike dhe bazohet në zgjerimin e vëzhguar (shkencor) të universit, rrezatimit të sfondit kozmik, llojllojshmërisë së elementeve dhe ligjeve të fizikës.
Kreacionizmi – thekson që Universi është krijuar përmes intervenimit hyjnor.
Do të shpërndahen dy artikuj për të ushtruar lexim kritik të cilët do t’i lexoni dhe reflektoni duke u bazuar në disa pyetje.
“Komuniteti Romë të Helmuar Presin Drejtësinë” (http://prishtinainsight.com/poisoned-roma-kosovo-await-justice-un-mag/)
” Komuniteti Romë të Helmuar në Kampet e BE-s në Kosovë Mund të Pranojnë Kërkim-Falje dhe Kompensim” (http://www.nytimes.com/2016/04/08/ëorld/europe/roma-poisoned-at-un-camps-in-kosovo-may-get-apology-and-compensation.html?_r=0)
Gjatë leximit mbani shënime për pyetjet në vijim:
Të parashtrosh pyetje
Pjesa qendrore e të menduarit dhe shkrimit kritik është të mësoni si të identifikoni dhe kuptoni arsyeshmërinë, dëshmitë, pyetjet, këndvështrimet dhe perspektivat e dhëna në tekst apo material. Pyetjet e dhëna më poshtë mund të ndihmojnë të identifikoni secilën prej këtyre. Ju mund t’i përgjigjeni pyetjeve individualisht apo duke punuar në grup.
Përgjigjuni në pyetjet më poshtë duke iu referuar shënimeve që keni mbajtur derisa keni lexuar artikullin. Listo përgjigjet. Keni 15 minuta për të diskutuar nëse jeni në grup. Pastaj mund t’i krahasoni përgjigjet.
Për Grupin 2 të pyetjeve imagjino që dikush ju pyet në lidhje me përgjigjet që ke dhënë për pyetjet nga Grupi 1. Për shembull, pyetja e parë: “si arrite tek ky konkludim...?” Duhet të identifikoni informatat në artikull që mbështesin konkludimet tuaja.
Pas leximit të artikullit nga ushtrimi për leximin kritik (I.5), mund të angazhoheni në ushtrimin e simuluar. Këtë simulim mund të bëni edhe me ndonjë artikull tjetër sipas dëshirës.
Ndajuni në tri grupe (simulimin mund të bëni edhe me tre persona).
Secili grup/person do të punojë për të përgatitur qëndrimet e tyre gjatë prezantimit të njërit prej aktorëve në artikuj. Keni 20 minuta për t’u përgatitur.
Secili grup cakton një anëtarë për të paraqitur qëndrimet e tyre. Delegatët kanë 10 minuta për prezantim.
Grupi/personi i parë do të prezantoj qëndrimin e UNMIK-ut.
Grupi/personi i dytë do të prezantoj qëndrimin e një anëtarëve të komunitetit Romë.
Grupi/personi i tretë do të prezantoj qëndrimin e avokatit që përfaqëson komunitetin.
Për përmbajtjen e prezantimeve të grupit:
Për prezantimin e tyre (argumentet e qëndrimeve), grupet duhet t’i referohen informatave specifike, dëshmive dhe tregimeve të ofruara në artikull. Kështu pritet që ata të prezantojnë qëndrimin e tyre duke u bazuar në narracionin e artikullit.
Në artikull identifiko dhe prezanto personat/përfaqësuesit e secilit burim (UNMIK, avokati, komuniteti) që japin deklaratat.
Në artikull identifiko dhe prezanto deklaratat e secilit burim (UNMIK, avokati, komuniteti).
Në artikull identifiko pretendimet, argumentet dhe informatat e dhëna/ofruara nga secili burim. Prezanto këto pretendime, argumente dhe informata.
Shkruaj këto deklarata dhe sintetizo në fjali të shkurta.
Plotëso prezantimin duke u mbështetur në përgjigjet nga pyetjet e Grupeve 1-3.