I. 2. Fillimi

Shkrim-leximi kritik medial ofron burime për të interesuarit në aspektin e hulumtimit, diskutimit, mendimit dhe shkrimit në mënyrë kritike. Synimi është që ju të bëheni mendimtarë kritik dhe të pavarur si dhe agjentë të ndryshimeve sociale që dëshironi të shihni.

Gjithashtu, përpos disa definicioneve të punës, plan-programi ofron mundësi për të fituar dhe aplikuar mësimet në praktikë.

Këtu do të gjeni “lojërat” dhe ushtrimet që mund të përdorni individualisht dhe në grupe.

Ushtrimet përfshijnë:

  • Lojërat me fjalë dhe asociim të fotografive,
  • Simulim dhe ushtrime për lexim,
  • Fotografi,
  • Hulumtim online,
  • Interpretimin e burimeve dhe informatave tekstuale, vizuale dhe kuantitative

Keni harruar fjalëkalimin?