I. 4. 1. Gjinia

Mund të bëni këtë ushtrim vetëm apo në grup. Nëse jeni një grup i madh, 6 persona apo më shumë, mund të ndaheni në dy grupe. Si alternativë, së pari ushtroni me fjalën e parë e pastaj tjetrën, apo mund të ushtroni vetëm.

Pjesëmarrësit thonë se çfarë iu bie ndërmend kur të dëgjojnë fjalën “mashkull”, dhe çfarë kur të dëgjojnë fjalën “femër”. Një person plotëson kolonat (shih tabelën më poshtë) me përgjigjet e pjesëmarrësve.

Gjithashtu ju mund të zgjidhni një person që të veproj si moderator. Moderatori shpjegon rregullat, mban shënime dhe ndihmon pjesëmarrësit për të bërë krahasime dhe diskutime. Ai do të jetë përgjegjës edhe për t’u siguruar që të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi të flasin dhe të koordinoj pjesëmarrjen e barabartë të të gjithëve.


Moderatori kërkon që pjesëmarrësit të ofrojnë shembuj për të ilustruar se si fjalët e ndryshme që iu bien ndërmend përshtaten në njërën apo tjetrën kategori.

Pse do të thoshit që këto fjalë i takojnë kësaj apo tjetrës kategori?

A mund të mendoni për ndonjë shembull kur nuk është kështu?

A është e mundur të ndërrohen vendet (fjalët që janë tek kategoria “mashkull” të shënohen tek kategoria “femër” dhe e kundërta)?

Si do të diskutoni saktësinë e këtij ndërrimi?


Keni harruar fjalëkalimin?