Kjo pjesë e fundit mbulon një nga aspektet fundamentale të shkrim-leximit medial – pjesëmarrjen e audiencës. Përpos prezantimit të mënyrave ku audienca merr pjesë në prodhim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediale si dhe rolin e saj në interpretim dhe ri-interpretim; diskutimi dhe ushtrimet e përfshira këtu trajtojnë diversitetin dhe fuqizimin e audiencës, dhe perspektivat e ndryshme. Duke parashtruar pyetjen për rolin e audiencës në interpretim të porosive mediale, kjo pjesë fokusohet në temën e diversitetin (gjinia, raca, kombësia, seksualiteti, aftësitë). Në fund, pas lojës me ndërlidhjen e fjalëve, shembujve të platformave online për aktivizim të qytetarëve dhe ushtrimit të leximit kritik, do të mësoni si të krijoni një skicë të artikullit.
Në përgjithësi, kjo pjesë synon të arrijë:
Diskutim:
Mediet mbështeten në kuptime të veçanta të audiencës për formësim dhe narracion të lajmeve, për shembull vendet dhe ngjarjet të cilave iu referohen, njerëzit për të cilët flasin etj. Për shembull, gjatë raportimit në medie për ndonjë festë fetare, ato supozojnë kuptimet e përbashkëta të ndërlidhura me këto kremtime (bakllavë për Bajram, bredhi për Kërshëndella).
Një çështje e rëndësishme ka të bëjë me zërat dhe përvojat që mund të anashkalohen. Është një tendencë e qartë që mediet të supozojnë se kush ka autoritetin të flas në emër të një grupi më të madh. Për shembull, gjatë raportimit për ndonjë problem me mbeturina apo ujë në një fshat, pothuajse ekskluzivisht mediet flasin me më të moshuarit në fshat.
Në anën tjetër, bashkëveprimi i shtuar dhe pjesëmarrja e audiencës ka pasur ndikim të madh në formësim dhe ndryshim të raportimit dhe rrëfimit në media. Audienca nuk pranon thjesht në mënyrë pasive atë që i ofrohet. Edhe pse audienca gjithmonë mund të rikrijojë kuptimin, në spektrin e sotëm medial ka ngritje të mundësive për formësim të vetraportimit. Për shembull, ëëë.kallxo.com është një platformë lokale ku qytetarët mund të raportojnë çështjet që janë të rëndësishme për ata, duke filluar nga korrupsioni e deri tek hedhjet ilegale. Platformat e tilla raportojnë dhe hulumtojnë tregimet, të cilat mbështeten në raportimet e qytetarëve lidhur me shkeljet e institucioneve dhe qytetarëve. Si të tilla ato gjithashtu janë mjet për fuqizim të qytetarëve. Shembuj si ky tregojnë atë se çfarë konsiderohet potencial demokratizues i medieve digjitale.
Në anën tjetër, në mediet digjitale e posaçërisht sociale, mund të përfundojmë duke konsumuar lajmet dhe duke marr pjesë nëpër platforma që fuqizojnë mendimet tona ekzistuese. Në këtë mënyrë, audienca (publiku) ndahet dhe polarizohet pa komunikuar dhe këmbyer këndvështrimet personale.
Ky ushtrim synon të na ndihmoj të kuptojmë se si krijohet/kodohet kuptimi dhe si dekodohet dhe/ose ndryshohet ai. Ky ushtrim thekson mënyrat në të cilat përmes gjuhës dhe komunikimit arrijmë tek kategoritë dhe kuptimet e përbashkëta dhe të paramenduara.
Nga ju kërkohet të imagjinoni veten si një audiencë që keni disa kuptime të përbashkëta por gjithashtu të keni parasysh se çfarë do të thotë kur anashkalojmë disa kategori dhe kuptime.
Këtë ushtrim mund të shndërroni në lojë. Ju duhen së paku tre persona për të luajtur. Filloni duke u ndarë në tri grupe. Secilit grup/personi i ofroni listën e fjalëve më poshtë. Gjithsej janë 42 fjalë. Secili grup/person duhet të krijoj tri kategori me nga 12 fjalë (fjalët nuk duhet të përsëriten në kategori). Ndoshta është mirë t’i shënoni fjalët në një fletë, apo letër-ngjitëse dhe t’i lëvizni ato për të krijuar kategoritë. Emërto secilën kategori dhe më pas listo fjalët e zgjedhura.
Pasi të keni emërtuar dhe krijuar kategoritë me fjalët e zgjedhura, filloni të këmbeni zgjedhjet tuaja me grupet tjera. Shpjegoni pse keni zgjedhur këto fjalë dhe pse mendoni që shkojnë se bashku. Diskutoni se çfarë mund të jenë arsyet që keni krijuar këto kategori –çfarë përvoje, definicione, vlera, njerëz kanë ndikuar në zgjedhjet tuaja. Gjithashtu diskutoni se nëse (pse dhe si) bashkojmë fjalë të caktuara në një kategori, mund të bëjmë përjashtime. A mendoni që duke përjashtuar disa fjalë (duke definuar kategoritë në një mënyrë të veçantë) ne gjithashtu përjashtojmë audiencat e caktuara?
Pasi të keni përfunduar këtë ushtrim, qëndroni në grupin e njëjtë por tani krijoni kategori shtesë (një kategori të re për secilin grup/person) duke përdorur vetëm gjashtë fjalë (cilat do) nga lista. Përdorni fjalët që nuk mendoni se shkojnë bashkë automatikisht. Si më herët, shpjegoni zgjedhjet tuaja.
Si pjesë e diskutimit, pyetni njëri tjetrin se çfarë thonë kategoritë për ju si një audiencë? A zbulojnë kuptimet e përbashkëta të një grupi të bashkëmoshatarëve, kombësie, gjinie etj? A konfirmojnë dhe/ose sfidojnë kuptime dhe kategori të caktuara? Cilat? Pse?
Ushtrimi i kategorizimit dhe hartëzimit është një mundësi që të identifikoni hartat konceptuale që keni dhe të cilat ndoshta i pranoni si të gatshme, sikur ushtrimi me fotografi në Modulin 3.
Vetëm të rishikojmë dhe përsërisim disa ide që kemi diskutuar deri tani. Hartat konceptuale krijohen nga supozimet e përbashkëta, vlerat dhe normat kulturore. Disa kategori na duken të logjikshme sepse ndajmë kuptimin që ato kanë. Mendoni për kategoritë që keni krijuar në ushtrimin paraprak dhe diskutimin që kishit. Kategoritë janë disi pjesë e hartave konceptuale.
Megjithatë, siç kemi vërejtur deri tani, përkatësia në një kategori të veçantë nuk është e fiksuar, apo edhe vet kategoritë nuk janë të tilla. Për shembull, historikisht meshkujt janë identifikuar me punën jashtë shtëpisë, dhe femrat me amvisëri dhe kujdes ndaj fëmijëve.
Kjo fotografi e nxjerrë nga artikulli nga The Economist, “Kush është babai yt” i referohet trendit në SHBA që meshkujt të qëndrojnë në shtëpi. Këtu revista raporton për një realitet social që është në rritje e sipër në SHBA. Njëkohësisht, duke treguar këto fotografi dhe duke shtjelluar temën, tregimi i kontribuon diskutimit në lidhje me trendet e reja për rritjen e femijëve dhe kuptimin e burrërisë. Shembulli tregon konceptet e ndryshueshme lidhur me burrërinë.
Edhe mediet bëjnë ndërlidhje të tilla. Për të dërguar një porosi, mediet mbështeten në hartat tona konceptuale të përbashkëta dhe të supozuara. Gjithashtu, mediet fuqishëm ndikojnë në hartat tona konceptuale. Duke bërë lidhje të caktuara (kategoritë, kuptimet), mediet dhe ne si audiencë fuqizojmë një kuptim të caktuar.
Më poshtë është linku për një artikull që përqeshë shumë shkrime për udhëtime që janë shkruar nga vizitorë të huaj dhe gazetarë në Kosovë. Siç tregon vepra e Hana Marku, shumë nga këto shkrime mbështeten në stereotipe, gjeneralizime dhe pak kontekstualizim. Kuptimet që i atribuohen Kosovës, në artikujt që tallë Marku, vazhdojnë t’i referohen konfliktit dhe luftës, tensionit ndëretnik, udhëzuesit të klasës punëtore, gjeneralizimeve për besimet e njerëzve dhe vlerat kulturore, dhe një theks për dallimet rurale-urbane. Fotografitë gjithashtu pothuaj gjithmonë përmbajnë një pamje të një vendi të trashëgimisë kulturore, një fotografi të një specialiteti kulinar vendor, dhe një nga grupet e njerëzve të vendit përkatës. Shpesh këta artikuj ofrojnë vlerësime të cekëta të një realiteti social më kompleks.
http://prishtinainsight.com/small-kosovo-shakes-off-ghosts-past-one-macchiato-time-mag/
Megjithatë, siç paraqet shembulli nga The Economist, mediet mund të bëjnë lidhje të reja dhe të ndikojnë në normat dhe vlerat tona, prandaj ato janë forcë për ndryshim social. Artikulli tregon se si ndryshimet e mëdha (kryesisht ekonomike) bëjnë të mundshme një praktikë paraprake të rrallë (që meshkujt janë burim primar), dhe si këto ndryshime të mëdha bashkëveprojnë me normat sociale.
Gjithashtu mediet mund të përdoren për promovim të çështjeve të caktuara, vetëdijesim dhe fuqizim të qytetarëve. Video në vijim është një shembull i një OJQ-je nga Prizreni (Kosovë), Ec Ma Ndryshe, që ofron një platformë elektronike (mahalla.info) për qytetarët, me qëllim të përmirësimit të mjedisin ku jetojnë. Ky është një shembull se si përdoren mediet sociale për të angazhuar audiencën.
Mendoni për audiencën, hartat konceptuale, dhe mediet si pjesë të një procesi që nuk është linear, por si një proces ku njëri mbështetet në tjetrin.
1 http://www.economist.com/blogs/democracyinamerica/2014/06/parenting
Për këtë artikull, lexo artikullin Promovimi i Atësisë Pozitive në Kosovë:
http://archive.kosovotwopointzero.com/article/2139/promovimi-i-atesise-pozitive-ne-kosove
Këtë ushtrim mund të bëni vetëm apo në grupe. Nëse do të punoni në grupe, atëherë ndahuni në tri grupe. Secili grup do të lexoj artikullin e njëjtë por do të përgjigjen në pyetje të ndryshme.
Pasi të keni lexuar artikullin, diskutoni dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim. Shënoni përgjigjet. Pasi të përfundoni, diskutoni përgjigjet.
Pyetjet për Grupin 1:
Pyetjet për Grupin 2:
Pyetjet për Grupin 3:
Diskutimi
Pasi të keni përfunduar ushtrimin, mund t’i referoheni çështjeve në vijim për diskutim shtesë.
Ky ushtrim synon prezantimin e çështjeve në vijim:
Kuptimet e përbashkëta ndahen brenda një grupi të veçantë dhe mund të dallojnë brenda një shoqërie. Këto dallime reflektohen përmes gjinisë, klasës dhe raporteve etnike. Artikulli “Kush është babai yt” paraqet një familje të bardhë profesionale të klasit të mesëm. Trendi për të cilin flet artikulli paraqet rolet e ndryshueshme të gjinive, që nuk mund të gjenden si të barabarta anembanë shoqërisë amerikane. Për shembull, familjet me një burim të ardhurash, familjet e klasës punëtore, familjet në mjedise tradicionale dhe grupet e margjinalizuara bazuar në racën dhe kombësinë nuk janë të përfshira në artikull. Ngjashmërisht, artikulli Promovimi i Atësisë Pozitive në Kosovë, flet për njerëzit profesional në një mjedis urban në Kosovë dhe familjet me dy burime të ardhurash.
Shembujt në këtë modul nuk i referohen domosdoshmërisht koncepteve kryesore të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit. Në vend të identifikimit të grupeve të margjinalizuara, shembujt synojnë të identifikojnë normat dhe përmes tyre të diskutojnë çështjet e gjithëpërfshirjes, përjashtimit dhe diversitetit. Prandaj, në vend se të trajtoj çështjen e prindërve përmes debatit tradicional ‘gruaja si kujdestare primare dhe profesioniste’, shembulli tregon që debati është më i ndërlikuar.
Pas ushtrimit me ndërlidhjen e fjalëve dhe leximit të diskutimit të pjesës paraprake, kjo pjesë do të trajtojë leximin kritik të një artikulli online. Ushtrimi është i ngjashëm me atë që keni bërë në modulet e para por tani keni më shumë përvojë në leximin kritik dhe më shumë mjete të diskutimit që mund t’i përdorni.
Këtë ushtrim mund ta bëni vetëm apo në grupe. Nëse punoni në grupe, ndahuni në tri grupe. Secili grup do të lexojë artikullin e njëjtë por do t’u përgjigjeni pyetjeve të ndryshme të dhëna më poshtë.
Pasi të keni lexuar artikullin, diskutoni dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim. Shënoni përgjigjet. Pasi të keni përfunduar, ndani përgjigjet me të tjerët dhe diskutoni.
Lexoni artikullin në BBC, Si ekstremistët islamik përdorin mediet sociale për rekrutim
Për një artikull të bazuar në hulumtim, mund të shikoni: http://scholarcommons.usf.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1004&context=mca
Gjatë leximit mbani shënime për pyetjet në vijim:
Pyetjet për Grupin 1:
Pyetjet për Grupin 2:
Pyetjet për Grupin 3:
Në pjesën e fundit, nga ky modul pritet të nxirrni këto mësime– pjesëmarrja e audiencës dhe kuptimi i përbashkët – por gjithashtu të bëni lidhjen në mes ideve, diskutimeve dhe njohurive nga tri modulet paraprake (të menduarit kritik, diversiteti në media dhe burimet, dhe leximi/interpretimi i fotografive).
Për këtë kërkohet të krijoni një skicë për një artikull, mbi një çështje të rëndësishme për ju. Mund të punoni vetëm apo në grup.
Çfarë është skica: Skica është një sistem formal që përdoret për zhvillim të një kornize, e cila ndihmon për të menduar se si do të bëhet organizimi dhe çfarë do të përmbajë shkrimi. Skica ju ndihmon të parashikoni strukturën e përgjithshme dhe rrjedhën e shkrimit.
Mund t’i referoheni kësaj faqeje për këshilla (cituar më poshtë): http://libguides.usc.edu/writingguide/outline
Shkrimi i skicës:
Ekzistojnë dy qasje të përgjithshme që mund të keni gjatë shkrimit të skicës:
Skica e temës përbëhet nga shprehje të shkurta. Kjo qasje është e dobishme kur keni disa çështje të ndryshme që mund të rregullohen në mënyra të ndryshme në shkrim. Për shkak të shprehjeve të shkurta që kanë më shumë përmbajtje se sa fjalitë e thjeshta, ato krijojnë përmbajtje më të mirë nga e cila mund të zhvilloni shkrimin.
Skica e fjalisë bëhet në fjali të plota. Kjo qasje është e dobishme kur shkrimi fokusohet në hollësi për çështjet komplekse. Skica e fjalisë është gjithashtu e dobishme sepse vetë fjalitë kanë shumë hollësi që nevojiten për të shkruar. Ajo ju mundëson të përfshini këto hollësi në fjali në vend se të keni nevojë të krijoni një skicë me shprehje të shkurta që vazhdon faqe pas faqeje.
Një skicë e punuar mirë jep detaje për secilën temë dhe nën-temë në shkrim, organizon këto çështje ashtu që të krijojnë argumentin për një konkludim të bazuar në dëshmi. Skica iu ndihmon edhe të fokusoheni në detyrën që keni dhe të anashkaloni devijimet e panevojshme nga tema, gabimet logjike apo paragrafët keq të përpiluar.
Krijo nën-kategoritë. Pasi ke ndjekur këto hapa, krijo pikët që mbështesin temën kryesore. Numri i kategorive të përdorura varet nga sasia e informatave që dëshironi të përfshini. Nuk ka numër të saktë apo të gabuar të kategorive.
Nëse është e përshtatshme, organizoni pikët kryesore të skicës sipas rendit kronologjik. Në shkrim, aty ku duhet të gjurmoni historikun apo kronologjinë e ngjarjeve apo çështjeve, me rëndësi është të organizoni skicën në mënyrë të njëjtë, duke ditur që është më lehtë të riorganizoni gjërat kur pothuajse e keni përfunduar shkrimin.
Pyetjet në vijim do t’iu ndihmojnë të identifikoni temën dhe të planifikoni skicën.
Përgjigjuni pyetjeve në vijim:
Skica:
Për më shumë informata dhe udhëzime shtesë, mund t’i referoheni wiki-t në vijim.
http://www.wikihow.com/Write-an-Outline
Më poshtë është një shembull që mund të ndjekni
Skica për një Ese me Pesë Paragrafë
Titulli: ____________________
Hyrja
Fjalia Hyrëse
Fjalia e temës (tezës): ____________________
Pjesa Kryesore
Ideja e Pare Mbështetëse (Fjalia e Temës): ____________________
____________________
____________________
____________________
Ideja e Dytë Mbështetëse (Fjalia e Temës): ____________________
____________________
____________________
____________________
Ideja e Tretë Mbështetëse (Fjalia e Temës): ____________________
____________________
____________________
____________________
Konkludimi
Fjalia Mbyllëse
Përsëritja e Temës (Tezës): ____________________