4.2. Hartat konceptuale – diskutimi dhe shembujt

Ushtrimi i kategorizimit dhe hartëzimit është një mundësi që të identifikoni hartat konceptuale që keni dhe të cilat ndoshta i pranoni si të gatshme, sikur ushtrimi me fotografi në Modulin 3.

Vetëm të rishikojmë dhe përsërisim disa ide që kemi diskutuar deri tani. Hartat konceptuale krijohen nga supozimet e përbashkëta, vlerat dhe normat kulturore. Disa kategori na duken të logjikshme sepse ndajmë kuptimin që ato kanë. Mendoni për kategoritë që keni krijuar në ushtrimin paraprak dhe diskutimin që kishit. Kategoritë janë disi pjesë e hartave konceptuale.
Megjithatë, siç kemi vërejtur deri tani, përkatësia në një kategori të veçantë nuk është e fiksuar, apo edhe vet kategoritë nuk janë të tilla. Për shembull, historikisht meshkujt janë identifikuar me punën jashtë shtëpisë, dhe femrat me amvisëri dhe kujdes ndaj fëmijëve.

Kjo fotografi e nxjerrë nga artikulli nga The Economist, “Kush është babai yt” i referohet trendit në SHBA që meshkujt të qëndrojnë në shtëpi. Këtu revista raporton për një realitet social që është në rritje e sipër në SHBA. Njëkohësisht, duke treguar këto fotografi dhe duke shtjelluar temën, tregimi i kontribuon diskutimit në lidhje me trendet e reja për rritjen e femijëve dhe kuptimin e burrërisë. Shembulli tregon konceptet e ndryshueshme lidhur me burrërinë.

Edhe mediet bëjnë ndërlidhje të tilla. Për të dërguar një porosi, mediet mbështeten në hartat tona konceptuale të përbashkëta dhe të supozuara. Gjithashtu, mediet fuqishëm ndikojnë në hartat tona konceptuale. Duke bërë lidhje të caktuara (kategoritë, kuptimet), mediet dhe ne si audiencë fuqizojmë një kuptim të caktuar.

Më poshtë është linku për një artikull që përqeshë shumë shkrime për udhëtime që janë shkruar nga vizitorë të huaj dhe gazetarë në Kosovë. Siç tregon vepra e Hana Marku, shumë nga këto shkrime mbështeten në stereotipe, gjeneralizime dhe pak kontekstualizim. Kuptimet që i atribuohen Kosovës, në artikujt që tallë Marku, vazhdojnë t’i referohen konfliktit dhe luftës, tensionit ndëretnik, udhëzuesit të klasës punëtore, gjeneralizimeve për besimet e njerëzve dhe vlerat kulturore, dhe një theks për dallimet rurale-urbane. Fotografitë gjithashtu pothuaj gjithmonë përmbajnë një pamje të një vendi të trashëgimisë kulturore, një fotografi të një specialiteti kulinar vendor, dhe një nga grupet e njerëzve të vendit përkatës. Shpesh këta artikuj ofrojnë vlerësime të cekëta të një realiteti social më kompleks.

http://prishtinainsight.com/small-kosovo-shakes-off-ghosts-past-one-macchiato-time-mag/

Megjithatë, siç paraqet shembulli nga The Economist, mediet mund të bëjnë lidhje të reja dhe të ndikojnë në normat dhe vlerat tona, prandaj ato janë forcë për ndryshim social. Artikulli tregon se si ndryshimet e mëdha (kryesisht ekonomike) bëjnë të mundshme një praktikë paraprake të rrallë (që meshkujt janë burim primar), dhe si këto ndryshime të mëdha bashkëveprojnë me normat sociale.

Gjithashtu mediet mund të përdoren për promovim të çështjeve të caktuara, vetëdijesim dhe fuqizim të qytetarëve. Video në vijim është një shembull i një OJQ-je nga Prizreni (Kosovë), Ec Ma Ndryshe, që ofron një platformë elektronike (mahalla.info) për qytetarët, me qëllim të përmirësimit të mjedisin ku jetojnë. Ky është një shembull se si përdoren mediet sociale për të angazhuar audiencën.

Mendoni për audiencën, hartat konceptuale, dhe mediet si pjesë të një procesi që nuk është linear, por si një proces ku njëri mbështetet në tjetrin.


1 http://www.economist.com/blogs/democracyinamerica/2014/06/parenting


Keni harruar fjalëkalimin?