4.4. Leximi kritik

Pas ushtrimit me ndërlidhjen e fjalëve dhe leximit të diskutimit të pjesës paraprake, kjo pjesë do të trajtojë leximin kritik të një artikulli online. Ushtrimi është i ngjashëm me atë që keni bërë në modulet e para por tani keni më shumë përvojë në leximin kritik dhe më shumë mjete të diskutimit që mund t’i përdorni.

Këtë ushtrim mund ta bëni vetëm apo në grupe. Nëse punoni në grupe, ndahuni në tri grupe. Secili grup do të lexojë artikullin e njëjtë por do t’u përgjigjeni pyetjeve të ndryshme të dhëna më poshtë.

Pasi të keni lexuar artikullin, diskutoni dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim. Shënoni përgjigjet. Pasi të keni përfunduar, ndani përgjigjet me të tjerët dhe diskutoni.

Lexoni artikullin në BBC, Si ekstremistët islamik përdorin mediet sociale për rekrutim

http://www.bbc.co.uk/newsbeat/article/31574846/how-islamic-state-extremists-use-social-media-to-recruit

Për një artikull të bazuar në hulumtim, mund të shikoni:  http://scholarcommons.usf.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1004&context=mca

Gjatë leximit mbani shënime për pyetjet në vijim:

  • Kush janë njerëzit në tregim dhe si janë përshkruar?
  • Çfarë ngjarjesh janë paraqitur në tregim dhe si janë renditur ato?
  • Burimet e artikullit, do të thotë njerëzit e intervistuar, personat apo publikimet që ofrojnë informatat?
  • Dëshmitë e ofruara, do të thotë informatat, shënimet, faktet?
  • Qëndrimet e ndryshme të artikuluara, do të thotë çfarë thonë burimet dhe dëshmitë të ndryshme?

Pyetjet për Grupin 1:

  • Çfarë supozimesh për audiencën bën artikulli?
  • Në cilat “kuptime të përbashkëta” është mbështetur?

Pyetjet për Grupin 2:

  • A mendoni që artikulli mund të ndryshoj mendimin e njerëzve për këtë çështje?
  • A mendoni që njerëzit nga grupmosha të ndryshme, gjini, mjedise sociale (qytet, fshat, të punësuar, të papunësuar, të shkolluar, të pashkolluar etj) kanë qëndrime të ndryshme për këtë çështje? Çfarë qëndrimesh janë ato?

Pyetjet për Grupin 3:

  • Si e keni diskutuar çështjen me miqtë?
  • Si e keni diskutuar çështjen me prindërit?
  • Çfarë ndryshime në rolet gjinore keni vërejtur në familje, komunitet dhe në mjedis më të gjerë social?

Keni harruar fjalëkalimin?