4.5. Përgatitja e Skicës

Në pjesën e fundit, nga ky modul pritet të nxirrni këto mësime– pjesëmarrja e audiencës dhe kuptimi i përbashkët – por gjithashtu të bëni lidhjen në mes ideve, diskutimeve dhe njohurive nga tri modulet paraprake (të menduarit kritik, diversiteti në media dhe burimet, dhe leximi/interpretimi i fotografive).

Për këtë kërkohet të krijoni një skicë për një artikull, mbi një çështje të rëndësishme për ju. Mund të punoni vetëm apo në grup.

Çfarë është skica: Skica është një sistem formal që përdoret për zhvillim të një kornize, e cila ndihmon për të menduar se si do të bëhet organizimi dhe çfarë do të përmbajë shkrimi. Skica ju ndihmon të parashikoni strukturën e përgjithshme dhe rrjedhën e shkrimit.

Mund t’i referoheni kësaj faqeje për këshilla (cituar më poshtë): http://libguides.usc.edu/writingguide/outline

Shkrimi i skicës:

  1. Fillimi

Ekzistojnë dy qasje të përgjithshme që mund të keni gjatë shkrimit të skicës:

Skica e temës përbëhet nga shprehje të shkurta. Kjo qasje është e dobishme kur keni disa çështje të ndryshme që mund të rregullohen në mënyra të ndryshme në shkrim. Për shkak të shprehjeve të shkurta që kanë më shumë përmbajtje se sa fjalitë e thjeshta, ato krijojnë përmbajtje më të mirë nga e cila mund të zhvilloni shkrimin.

Skica e fjalisë bëhet në fjali të plota. Kjo qasje është e dobishme kur shkrimi fokusohet në hollësi për çështjet komplekse. Skica e fjalisë është gjithashtu e dobishme sepse vetë fjalitë kanë shumë hollësi që nevojiten për të shkruar. Ajo ju mundëson të përfshini këto hollësi në fjali në vend se të keni nevojë të krijoni një skicë me shprehje të shkurta që vazhdon faqe pas faqeje.

  1. Hapat për të Krijuar Skicën

Një skicë e punuar mirë jep detaje për secilën temë dhe nën-temë në shkrim, organizon këto çështje ashtu që të krijojnë argumentin për një konkludim të bazuar në dëshmi. Skica iu ndihmon edhe të fokusoheni në detyrën që keni dhe të anashkaloni devijimet e panevojshme nga tema, gabimet logjike apo paragrafët keq të përpiluar.

  1. Identifiko problemin e hulumtimit. Problemi i hulumtimit është pika kryesore nga e cila fillon skica. Përpiqu të bësh përmbledhjen e temës së shkrimit në një fjali apo shprehje.  Kjo mund të shërbejë si çelës për të vendosur titullin e shkrimit.
  2. Identifiko kategoritë kryesore. Çfarë elemente të pikave kryesore do të analizosh? Hyrja përshkruan të gjitha pikët kryesore; pjesa tjetër e shkrimit mund të zhvillohet duke zbërthyer këto pikë.
  3. Krijo kategorinë e parë. Çfarë është pika e parë që dëshiron të përfshishë? Nëse shkrimi përqendrohet rreth një terminologjie të komplikuar, atëherë është mirë të fillohet nga definicioni. Nëse është shkrim për një teori të veçantë, atëherë është mirë të ofrosh një historik të përgjithshëm të teorisë.

Krijo nën-kategoritë. Pasi ke ndjekur këto hapa, krijo pikët që mbështesin temën kryesore. Numri i  kategorive të përdorura varet nga sasia e informatave që dëshironi të përfshini. Nuk ka numër të saktë apo të gabuar të kategorive.

  1.   Cka duhet të keni parasysh gjatë përpilimit të skicës
  1. Nuk ka rregull që tregon qasjen më të mirë. Zgjedheni skicën e temës apo fjalinë e temës bazuar në atë se çfarë besoni që për ju funksionon më mirë. Megjithatë, pasi të filloni skicën, është mirë t’i përmbaheni një qasjeje.
  2. Skica e temës dhe skica e fjalisë përdorin numra romakë dhe arabë së bashku me shkronjat e mëdha dhe të vogla të alfabetit të renditura në fjali konsistente dhe të definuara. Formati i definuar duhet të përdoret atëherë kur iu kërkohet të dorëzoni skicën.
  3. Edhe pse formati i skicës është i definuar, nuk duhet t’ua bëjë të pandryshueshme mënyrën se si e shkruani shkrimin. Shpeshherë kur filloni të hulumtoni ndonjë problem [dmth, të shqyrtoni literaturën e hulumtimit], e posaçërisht nëse nuk jeni i njoftuar me atë temë, duhet të parashikoni gjasat që analiza juaj të shkojë në drejtim tjetër. Nëse ndërroni fokusin e shkrimit, apo duhet të shtoni pjesë të reja, atëherë lirisht riorganizoni skicën.

Nëse është e përshtatshme, organizoni pikët kryesore të skicës sipas rendit kronologjik. Në shkrim, aty ku duhet të gjurmoni historikun apo kronologjinë e ngjarjeve apo çështjeve, me rëndësi është të organizoni skicën në mënyrë të njëjtë, duke ditur që është më lehtë të riorganizoni gjërat kur pothuajse e keni përfunduar shkrimin.

Pyetjet në vijim do t’iu ndihmojnë të identifikoni temën dhe të planifikoni skicën.

Përgjigjuni pyetjeve në vijim:

  • Cila çështje është e rëndësishme për ju?
  • Pse është e rëndësishme?
  • Çfarë dëshironi të thoni?
  • Kush do të jetë audienca e juaj?
  • Kë dëshironi të intervistoni? Pse?
  • Çfarë burimesh do të përdorni? Pse?
  • Si do të siguroheni që do të ngritni zëra dhe perspektiva të ndryshme?
  • Çfarë fotografish do të përdorni? Pse?
  • Cili format medial do të jetë më i mirë për tregimin tuaj? Pse?
  • Çfarë audience keni në mendje gjatë përgatitjes të tregimit? Si dëshironi që ata të marrin pjesë?

Skica:                                                                                          

Për më shumë informata dhe udhëzime shtesë, mund t’i referoheni wiki-t në vijim.

http://www.wikihow.com/Write-an-Outline

Më poshtë është një shembull që mund të ndjekni

  1. Zgjedhni temën
  1. Vendosni qëllimin kryesor: bindje, informatë apo reflektim. Nëse jeni duke shkruar një shkrim me përpjekje për të bindur, shkrim analitik, atëherë shkruani fjalinë e temës (tezën).
  1. Grumbulloni materialin mbështetës
  1. Zgjedhni llojin e skicës (një lloj është dhënë më poshtë)

Skica për një Ese me Pesë Paragrafë

Titulli: ____________________

 

Hyrja

Fjalia Hyrëse

Fjalia e temës (tezës): ____________________

 

Pjesa Kryesore

Ideja e Pare Mbështetëse (Fjalia e Temës): ____________________

____________________

____________________

____________________

 

Ideja e Dytë Mbështetëse (Fjalia e Temës): ____________________

____________________

____________________

____________________

 

Ideja e Tretë Mbështetëse (Fjalia e Temës): ____________________

____________________

____________________

____________________

 

Konkludimi

Fjalia Mbyllëse

Përsëritja e Temës (Tezës): ____________________


Keni harruar fjalëkalimin?