Çfarë është Ponder?

Ponder është një punëtori tre-ditore që synon zhvillimin e shkrim-leximit medial dhe qasjet kritike ndaj informatave tek adoleshentët dhe rinia. Përmes Ponder, Innovations Lab deri tani ka arritur dhe fuqizuar më shumë se 80 adoleshentë dhe të rinj nga e tërë Kosova, për t’iu qasur informatave në mënyrë kritike, për të identifikuar dhe ekzaminuar anshmërinë dhe për të gjykuar vlerat, autenticitetin dhe autoritetin e informatave me cilat ata ballafaqohen.

Internship-i,  është punë praktike një-mujore në media që i ofrohet artikullit/shkrimit më të mirë të pjesëmarrësve të punëtorisë Ponder. Puna praktike synon zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive të shkrim-leximit kritik medial dhe ngritjen e mundësive për punësim për pjesëmarrësit. Deri tani Ponder ka arritur të angazhojë më se 15 të rinj në institucione të ndryshme mediale në Kosovë, siç janë Zëri, Kosovapress, EkonomiaOnline, Kohavision, Koha.net, Lajmi.net, Insajderi.com dhe RTV Dukagjini.


1 comment

Leave a Comment:

Keni harruar fjalëkalimin?